Elektrokimia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Elektrokimia është ajo dege e kimisë që merret me proceset që përfshijnë transferimin e elektroneve, reaksionet e oksido-reduktimit shkurt redoks. Pra trajton shndërrimet kimike të përftuara nga kalimi i elektricitetit ne celula dhe prodhimin e elektricitetit me ane te reaksioneve kimike. Elektrokimia merret me transformimin e energjisë kimike ne elektrike e anasjelltas. Përveç tjerash studion fenomene si gërryerjen e metaleve, rafinimin e tyre, dhe pjesën me te madhe te reaksioneve biokimike për funksionimin e organizmave te gjalle si fotosinteza, frymëmarrja qelizore, transmetimi i sinjaleve nervore etj. Elektrokimia lidhet edhe me studimin e prodhimit te rrymës elektrike nga elektrolitet.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vëzhgimet e para te efekteve fiziologjike te rrymës elektrike u treguan nga Luigji Galvani gjate eksperimenteve mbi bakrin gjate fundit te viteve ‘700. Konvertimi i pare i energjisë kimike ne elektrike u realizua nga Aleksandër Volta ne 1799 me shpikjen e pilës ose elektrodës. Kjo shpikje përfaqësonte një burim te rëndësishëm te rrymës elektrike para shpikjes se gjeneratorit. Kimisti anglez William Nicholson dhe ai gjerman Johann Wilhelm Ritter ishin te paret qe arritën elektrolizën e ujit, ne 1800 duke e ndare ne hidrogjen dhe oksigjen te gazte, qe Ritter arriti t’i grumbullonte. Vetëm duke punuar me elektrolizen Sir Humphry Davy izoloi sodën, potasin dhe metale alkale-tokësore duke u nisur nga përbërjet e tyre. Ne 1832 Michael Faradey qe krijoi terma si elektrolit, anodë, katodë, kation, anion shpalli ligjet themelore te elektrolizës qe marrin emrin e tij. John Daniell, ne 1836 krijoi një pile qe merr emrin e tij, duke përdorur si prototip pilën e Voltës. 20 vjet me vone Georges Leclanche shpiku pilën e thate, qe ishte prototipi i pilave te ardhshme zink-karbon. William Grove realizoi pilën e pare me lende te djegshme ne 1839, teknologji qe ne shekullin e ardhshëm do te përdorej për te prodhuar energji ne misionet hapësinore. Në vitin 1884 Svante August Arrhenius publikoi studimet e tij lidhur me elektrolitet, ndërsa 10 vjet me vone Wilhelm Ostwald stabilizoi relacionin ekzistues mes percjellshmerise jonike dhe shkalles se përhapjes. Walter Hermann Nernst, ne 1889 formuloi ekuacionin e Nernstit duke stabilizuar raportin qe ekzistonte midis energjisë se lire relative te Gibbs me një reaksion redoks dhe potencialin elektrokimik te një celule galvanike qe shfrytëzon këtë reaksion. Ne 1922 Jaroslav Heyrovsky fitues i ardhshëm i çmimit Nobel, shpiku elektrodat prej merkuri dhe shënoi fillimin e kimisë elektroanalitike moderne. Arne Tiselius zhvilloi tekniken elektroforetike ne 1937 dhe 11 vjet me vone mori çmimin Nobel. Ne vitet ’60 falë punës se Revaz Dogonadze, lindi elektrokimia kuantike.