Ligji i Hesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ligji i Hesit, ligji i shumës së nexhtësive konstante, i cili u përcaktua experimentalisht nga G.Hessi. Ky ligj shpreh ndryshimin e entalpis për çdo reaksion kimik është konstant, pavarsisht nëse reaksioni ndodh në një stad ose me disa stade. Prandaj, të dhënat termokimike mund të trajtohen algjebrikisht. Le të jepet shembull, raksionin e grafitit me oksigjenin, i cili prodhon diokisd karboni të gaztë:

C (garfit) + O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ

Ky shndërrim mund të kryhet, gjithashtu në dy stade: bashkëveprimi i grafitit me oksigjenin, që jep CO, i cili ndiqet nga bashkëveprimi i CO me O2, që jep CO2.

Mbledhja e barzimeve kimike për stadet jep një përfundim, që është i njejtë me barazimin për reaksionin e drejtpërdrejt. Me anë të barazimeve kimike shprehet si më posht:

C (grafit) + O2 → CO ΔH= -110,5kJ

CO + 2O2 → CO2 ΔH= -283,0kJ

_____________________________________________________

C (grafit)+ O2 → CO2 ΔH= -393,5kJ