Zbulimi i elementeve kimike
Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajnë substancat e thjeshta në elemente dhe në përberje kimike (substanca të përbëra).
Janë bërë shumë përpjekje për të arritur deri në klasifikimin e elementeve në një sistem periodik.
Fillimet e tyre i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner, tregoi se masa e Stronciumit në një përbërje kimike gjendet midis masave të dy elementeve të ngjashëm, Kalciumit dhe Bariumit (metale alkalinotokësore) e në përbërje kimike të ngjashme. Vite më vonë u bënë të njohura dhe treshe të tjera elementesh të ngjashem: Triada, p.sh triada e halogjeneve ku renditeshin klori, bromi e jodi; Triada e metaleve alkaline, ku renditeshin Litiumi, natriumi e kaliumi.
Kimiste të tjerë kanë treguar se elementet mund të grupoheshin në bashkësi me më shumë elemente të ngjashëm. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokësoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi që nga 1854 bëjnë pjesë në një familje. Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes së mases atomike. Pohimi se vetitë e elementeve janë në varësi periodike të mases atomike të tyre përbën ligjin periodik. Një sistem klasifikimi të elementeve sipas rritjes së mases atomike. Elementet ishin ndarë në shtatë grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.
Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin në pah në 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim të thelluar midis mases së elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike. Ai propozoi një tabele të përbëre nga 17 shtylla e më pas një tabele me 8 shtylla e cila u përdor për shumë kohë e më vonë u zëvendësua me tabelen me perioda të gjata, të cilën e përdorim dhe sot. Grupin VIIIA, gazet e plogëta, që nuk njiheshin në kohën e Mendelejevit, e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej më 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.
Pas zbulimit të elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit të teorisë bërthamore të ndërtimit të atomit nga Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e bërthames që e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit në sistemin periodik. Fizikanti anglez Mozli përcaktoj vlerat e sakta të numrit atomik të elemeteve nëpërmjet studimit të spekterave të tyre rentgen X.
Më 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike të atomit dhe propozoi tabelen me perioda të gjata, qe përdoret edhe sot.