Jump to content

Lidhja metalike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lidhje Metalike)

.

-Atomet në molekula janë të lidhura me lidhje kimike, kurse ndërmjet molekulave forcat të cilat veprojnë quhen Forca Ndërmolekulare. Forcat ndërmolekulare janë: Forcat e Van Der Valsit dhe Forcat e Londonit. Një grup i veçantë i trupave të ngurtë janë metalet të cilat në sistemin periodik të elementeve zakonisht gjenden në fillim të periodave, p.sh. Li, Be, Na, Mg, Al, etj. Ky grup i turpave të ngurtë ka veti të dallueshme fizike nga të tjerët, veti të cilat burojnë nga natyra e lidhjes mes atomeve të metaleve. Ky tip i lidhjes nuk mund të sqarohet as nga pikepamja e lidhjes jonike e as nga ajo kovalente. Në fakt, lidhja jonike formohej nga atomet të cilat për nga numri i elektroneve në shtresën e fundit dalloheshin shumë, pra kishin energji të jonizimit të ndryshme, p.sh. lidhja ndërmjet një atomi metalik dhe një atomi halogjen. Është normale se një lidhje e këtij lloji nuk mund të krijohet mes atomeve që kanë strukturë të njëjtë elektronike, përkatësisht energji të njëjtë jonizimi. Nga ana tjetër, atomet e elementeve metalike nuk kanë numër të mjaftueshëm elektronesh në shtresën e fundit për të krijuar lidhje të tipit kovalent me atomet fqinjë. P.sh. atomi i bakrit ka këtë strukturë elektronike 1s2 2s2 2p6 3s2 3p6 elektrike nga ana e metaleve. Prandaj mund të gjykojmë se lidhja metalike është lidhje e cila krijohet mes joneve të atomeve metalike dhe elektroneve të lira. Jo rrallë këto elektrone të lira quhen edhe si gaz elektronik, kurse teoria e përshkrimit mund të krahasohet me teorinë kinetike molekulare të gazrave. Në fakt, elektronet e lira “notojnë” për gjatë vëllimit të kristalit duke baraspeshuar forcat dëbuese të cilat paraqiten mes joneve negative të rrjetës. Pra, ngjashëm sikurse tek lidhja kovalente edhe këtu po ndodhë procesi i kolektivizimit, mirpo për dallim prej lidhjes kovalente ku në kolektivizim marrin pjesë vetëm dy elektrone me spine antiparalele, këtu kemi numër shumë më të madh elektronesh. Përderisa tek lidhja kovalente kontribues ishin dy atome dhe qifti elektronik përqendrohej kryesisht në hapsirën ndërmjet dy joneve, tek lidhja metalike numri i atomeve është shumë më i madh dhe si rezultat, elektronet e kolektivizuara lëvizin lirshëm për gjatë tërë hapsirës së joneve.

Gazi elektronik në strukturën e qelizës metalike
Gazi elektronik në strukturën e qelizës metalike
Struktura e qelizës metalike