Lidhja metalike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Lidhja metalike formohet ndermjet atomeve te metaleve. Metalet leshojn elektrone dhe shndrrohen ne jone pozitive (kaitone). Te metalet elektronet jane te levizshme(Delokalizuara),dhe mundesojn bartjen e rrymes elektrike dhe per kete arsye metalet quhen perques te rendit te par(I).

-Atomet ne molekula jane te lidhura me lidhje kimike,kurse ndermjet molekulave forcat te cilat veprojn quhen Forca Ndermolekulare. Forcat ndermolekulare jane: Forcat e Van Der Valsit dhe Forcat e Londonit. Një grup i veçantë i trupave të ngurtë janë metalet të cilat në sistemin periodik të elementeve zakonisht gjenden në fillim të periodave, p.sh. Li, Be, Na, Mg, Al, etj. Ky grup i turpave të ngurtë ka veti të dallueshme fizike nga të tjerët, veti të cilat burojnë nga natyra e lidhjes mes atomeve të metaleve. Ky tip i lidhjes nuk mund të sqarohet as nga pikepamja e lidhjes jonike e as nga ajo kovalente. Në fakt, lidhja jonike formohej nga atomet të cilat për nga numri i elektroneve në shtresën e fundit dalloheshin shumë, pra kishin energji të jonizimit të ndryshme, p.sh. lidhja ndërmjet një atomi metalik dhe një atomi halogjen. Është normale se një lidhje e këtij lloji nuk mund të krijohet mes atomeve që kanë strukturë të njëjtë elektronike, përkatësisht energji të njëjtë jonizimi. Nga ana tjetër, atomet e elementeve metalike nuk kanë numër të mjaftueshëm elektronesh në shtresën e fundit për të krijuar lidhje të tipit kovalent me atomet fqinjë. P.sh. atomi i bakrit ka këtë strukturë elektronike 1s2 2s2 2p6 3s2 3p6 4s1 3p10, d.m.th. ka një elektron valent për mes së cilit do të krijonte lidhje kovalente me një atom tjetër të bakrit. Mirëpo rezultatet eksperimentale vërtetojnë te rrjeta kristaline të bakrit, çdo atom i bakrit është i shoqëruar me dymbëdhjetë atome të tjera të bakrit. Kjo jep për të kuptuar se absolutisht nuk bëhet fjalë për lidhje të tipit kovalent. Me fjalë të tjera tek metalet kemi të bëjmë me një lidhje të veçantë të njohur si lidhje metalike. Për të krijuar më lehtë idenë e lidhjeve metalike do t’i referohemi një rezultati eksperimental te rrjeta e magnezit. Përmes difraksionit të rreze rëntgen, te kjo rrjetë është gjetur se densiteti i elektroneve mes nyjeve të rrjetës është konstant, kurse vetëm rreth nyjeve- pozitave ku janë atomet e Mg kemi një kërcim i cili është rezultat i pranisë së elektroneve të shtresave të brendshme. Me fjalë të tjera, përgjatë tërë vëllimit të kristalit të Mg do të kemi densitet konstant të elektroneve vetëm se rreth nyjeve kemi ngritje të këtij densiteti. Kjo e dhënë eksperimentale na jep për të kuptuar se, me siguri vetëm elektroni valent po lirohet nga atomi dhe kështu ai po shndërrohet në jon negativ në të kundërtën nuk mund të kuptohet kjo diferencë kaq e madhe në densitet të elektroneve. Dihet se elektronet valente të atomeve metalike janë dobët të lidhur për atomi, kështu që gjatë formimit të trupit të ngurtë, atomet pozicionohen afër njëri tjetrit (distanca e rendit Angstrem) dhe me këtë rast elektronet valente do të jenë në gjendje të lirojnë atomet amë dhe të lëvzin lirisht brenda për brenda kristalit. Kjo liri e lëvizjes është rrjedhojë kryesore e përcjellshmërisë elektrike shumë të mirë të rrymës elektrike nga ana e metaleve. Prandaj mund të gjykojmë se lidhja metalike është lidhje e cila krijohet mes joneve të atomeve metalike dhe elektroneve të lira. Jo rrallë këto elektrone të lira quhen edhe si gaz elektronik, kurse teoria e përshkrimit mund të krahasohet me teorinë kinetike molekulare të gazrave. Në fakt, elektronet e lira “notojnë” për gjatë vëllimit të kristalit duke baraspeshuar forcat dëbuese të cilat paraqiten mes joneve negative të rrjetës. Pra, ngjashëm sikurse tek lidhja kovalente edhe këtu po ndodhë procesi i kolektivizimit, mirpo për dallim prej lidhjes kovalente ku në kolektivizim marrin pjesë vetëm dy elektrone me spine antiparalele, këtu kemi numër shumë më të madh elektronesh. Përderisa tek lidhja kovalente kontribues ishin dy atome dhe qifti elektronik përqendrohej kryesisht në hapsirën ndërmjet dy joneve, tek lidhja metalike numri i atomeve është shumë më i madh dhe si rezultat, elektronet e kolektivizuara lëvizin lirshëm për gjatë tërë hapsirës së joneve.

Gazi elektronik në strukturën e qelizës metalike
Gazi elektronik në strukturën e qelizës metalike
Struktura e qelizës metalike