Jump to content

Atomi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Struktura e atomit)
Një ilustrim i atomit të heliumit me bërthamën (rozë) dhe shpërndarjen e resë elektronike (e zezë). Bërthama (lart djathtas) e heliumit-4 është në të vërtetë me simetri sfere dhe i ngjan shumë resë elektronike, megjithëse për bërthama më të ndërlikuara nuk është gjithmonë ky rasti. Shiriti i zi është 1 angstrom (m)

Për herë të parë ky term është përdorur nga filozofi i Greqisë së lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370 p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte atë element të materies që nuk ndahet më d.m.th. atomi greqisht atomo (ατομο) = fjalë e përbërë nga parafjala a=pa + tomo, temno=presë, ndryshe , ajo që nuk pritet më. Atomi është grimca me e vogël qe ndërton çdo substance. Një substance e thjeshte përbehet nga atome te te njëjtin lloj. Më pas Xhon Daltoni i vërtetoi botëkuptimet e filozofëve Demokriti dhe Leukipi. Ai përfundoi se materia është e ndërtuar prej grimcave te vogla te cilat nuk mund te ndahen prej tij me metoda kimike. Këto grimca janë atomet. Kemi edhe eksperimentin e Radhërfordit. Ai mori një flete ari dhe e bombardoi atë me rreze alfa. Kur rrezet shkuan ne qender,ato devijuan. Shkaku ishte se kishte protone me ngarkese pozitive te cilat duke qene se rrezet alfa kane ngarkese pozitive i shtynin ato ( ne bërthame gjenden edhe neutronet, por duke qene se ato nuk kane ngarkese nuk kishin asnjë lloj ndikimi). Ne vazhdim te eksperimentit, rrezet qe shkonin drejt elektroneve devijonin pak nga rruga e tyre për shkak te ngarkesës se tyre negative, ndërsa disa rreze nuk e ndryshuan fare drejtimin pasi rruga e tyre kaloi neper boshllëk.

Atomi është i përbëre nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike negative që rrotullohen rreth saj, në brendësine e bërthamës gjejmë neutronet që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë elektrike pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve. Kur numri protoneve është i barabarte me numrin e elektroneve atëherë themi që atomi është neutral. Ngarkesa është zero.

Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk është më neutrale (zero), sepse duke humbur ngarkesat negative të elektroneve, atij i kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive të protoneve në bërthamë, atëherë themi se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose kation. Ndërsa, kur atomit i bashkohen një ose më shumë elektrone, ky nuk është më neutral, sepse i janë shtuar elektrone me ngarkesa negative, pra edhe një herë kemi të bëjmë me shndërrimin e një atomi në një jon por kësaj radhe jon negativ ose anion.

Që atomi është i pandashëm mund të thuhej kur ne nuk e njihnim akoma natyrën e një atomi, tani mund të konfirmojmë që atomet janë të ndashëm sepse edhe humbja e një elektroni do të thotë ndarje e tij. Për me tepër shkenca ka ecur shumë përpara saqë tani është e mundur edhe ndarja e bërthamës së një atomi, ky veprim quhet fuzion nuklear dhe është i mundur në centralet nukleare. Atomet e elementëve të ndryshëm bashkëveprojnë ndërmjet tyre dhe gjatë këtij bashkëveprimi njëri nga elementët ka aftësi të japë elektrone ndërsa elementi tjetër është i prirur të marrë elektrone në shtresën e brendshme jashtme. Atomet janë grimca të imta të materies. Secili lloj i atomeve ka masën e caktuar. Për shembull masa e atomit te hidrogjenit është e njohur. Ajo është e përbëre nga : protonet(p+), elektronet(e-), neutrone(n0). Meqenëse atomet janë grimca shume te imëta, masat e tyre nuk mund të maten me peshore. Peshoret me sakta janë peshoret e kuarcit qe kane njësi te renditi nano 10 ne fuqi -9. Për këtë arsye duhet te përdoret një njësi e përshtatshme për matjen e tyre. Masa e elektronit është 9,1*10 ne fuqi -28 g. Masa e protonit është 1,673*10 ne fuqi -24 g. Ndërsa masa e neutronit është afërsisht sa masa e protonit 1,675*10 ne fuqi -24 g.

Molekula peshon 1 nm (nanometer)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]