Jump to content

Gjeneratori elektrik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjenerator elektrik quhet pajisja e cila ka aftësinë e ndarjes së ngarkesave me emra te kundërt, të cilat grumbullohen në polet e kësaj pajisjeje.

Le të vështrohet një gjenerator, me forcë elektrolëvizore E, i lidhur me nje rezistencë R. Gjeneratori dhe rezistori formojnë një rrugë të mbyllur, me intensitet konstant të rrymës elektrike, që në bazë te ligjit te Omit është:

Qarku i thjeshtë elektrik i përbërë nga një burim i fel dhe një rezistori

Kjo lidhje e elementeve në një rruge te mbyllur quhet qark elektrik. Shprehja e mësipërme nuk mundëson përcaktimin e intensitetit të rrymes, sepse tensioni U, i cili nuk është i barabartë me forcën elektrolëvizore E, nuk është i njohur.

Për të përcaktuar intensitetin e rrymës në qark duhet mbështetur në punën që kryen forca elektrolëvizore gjatë ndarjes së ngarkesave dhe lëvizjes së tyre nga poli negativ deri te ai pozitiv. Për të ndarë sasinë e elektricitetit Δq, puna të cilën e kryen gjeneratori është:

Nga ana tjetër, puna elektrike e cila në rezistorin R shndërrohet në nxehtësi, për shkak të efektit të Xhaulit, është:

Eksperimentet tregojnë se këto dy punë nuk janë të barabarta dhe se

Kjo shprehje tregon se një pjesë e punës së gjeneratorit, e cila është e barabartë me diferencën e punëve të përmendura (ΔAg - RIΔq), shpenzohet diku tjetër. Është vërtetuar eksperimentalisht se gjatë dukurisë së rrymës elektrike, ngrohet rezistori, por ngrohet edhe gjeneratori, që tregon se një pjesë e punës së tij shpenzohet në nxehtësi. Kjo është e mundur vetëm nëse gjeneratori ka rezistencën e vet.

Pra, gjeneratori përveç që karakterizohet me forcë elektrolëvizore, karakterizohet edhe me rezistencë të brendshme Rg, e cila merret se është e lidhur në seri me fel, të gjeneratorit. Kësisoj, gjeneratori mund të paraqitet si në figurë.

Lidhja në seri e fel. të gjeneratorit me rezistencën e brendshme te tij G - gjeneratori Ug - Tensioni i gjeneratorit RG - Rezistenca e brendshme e gjeneratorit Rl - Ngarkesa

Puna, e cila kryhet gjatë intervalit kohor Δt, derisa të bëhet ndarja e ngarkesave Δq, është

dhe kryhet me shpejtësinë

që paraqet fuqinë elektrike të gjeneratorit me të cilën ai kryen punë. Kjo fuqi është konstante, meqë intensiteti i rrymës është konstant.

Qarku ekuivalent i gjeneratorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Figura gjithashtu tregon qarkun ekuivalent me të cilin paraqitet gjeneratori në skema elektrike. Gjeneratori në këtë rast është burim real i tensionit, meqë ka edhe rezistencën e brendshme Rg.

Ky është modeli më i thjeshtë i një gjeneratori elektrik. Për shpjegime më të sakta, elemente të tjera duhet të përfshihen në qark.

Burimet e të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]