Qarqet me ndërlidhje induktive
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarqet në të cilat një konturë ka qenë e lidhur me konturën tjetër nëpërmjet elementëve të qarkut dhe përquesve për lidhje te atilla që rrymat e njërit konturë kanë ndikuar në konturin tjetër quhen qarqe me ndërlidhje konduktive.
Nëse dy konturë pa ose me lidhje fizike ndërmjet veti kanë ndikim reciprok nëpërmjet fushës magnetike që gjenerohet nga njëri konturë,atëherë thuhet se konturet janë te lidhura me ndërlidhje induktive(magnetike).I tërë qarku që përmban kontura të këtilla quhet qark me ndërlidhje induktive(magnetike).
Induktiviteti reciprok
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse dy bobina janë ne fqinjësi të afërt,fluksi magnetic I shkaktuar nga rryma e njërës bobinë do të përfshijë edhe bobinën tjeter,duke induktuar në të një tension,duke iu falenderuar dukurisë së induksionit reciprok e cila pershkruhet me induktivitetin reciprok.Pra,mund të thuhet se induktiviteti reciprok është veti e bobinës që si pasojë e rrymës së ndryshueshme të induktojë tension në një bobinë në fqinjësi.Pra,induktiviteti reciprok është aftësi e bobinës që të induktojë tension në bobinën e afërt,dhe matet me H(henri). Duhet theksuar se në ekuacionet e qarqeve me ndërlidhje induktive,shenja para induktivitetit reciprok mund të jetë positive apo negative.Kjo varet nga fakti se flukset magnetikë dhe reciprokë nëpër një bobinë mblidhen apo zbriten. Në rastin kur flukset mblidhen,atëherë induktiviteti reciprok është pozitiv,në të kundërtën ai është negativ.Në skemat elektrike bobinat me ndërlidhje induktive shënohen me nga një "pikë" pranë në bazë të së cilës mund të përcaktohet shenja e induktivitetit reciprok.
Shenjat "pikë" afër secilës bobinë,tregojnë fillimet (mbarimet e secilës bobinë).Për përcaktimin e shenjës para induktivitetit reciprok ekziston nje rregull :nëse kahet referente të rrymave,të dyja,ose hyjnë në bobina ose dalin nga ato,shenja është pozitive.Në çdo rast tjetër shenja është negati Në fushën magnetostatike është theksuar se gjithnjë vlen :
L12=L21
Induktiviteti reciprok në literatura të ndryshme shënohet me shkronjen M.
L12=L21=M
që nenkupton induktivitetin reciprok ndërmjet dy bobinave. Në vazhdim në fig.1 do të paraqiten disa shembuj të zbatimit të "pikave" në rastin e bobinave me ndërlidhje induktive.Nga fig.1 shihet se induktiviteti reciprok M do të ekzistojë si pasojë e tensionit të induktuar nga rryma e ndryshueshme në lidhje me kohën.Kjo është veti e bobinës të induktojë tension si pasojë e rrymës së ndryshueshme në lidhje me kohën në një bobinë tjetër fqinje.
Lartë shihet se induktiviteti reciprokë M do të egzistojë si pasojë e tensionit të induktuar nga rryma e ndryshueshme në lidhje me kohën.Kjo është veti e bobinës të induktojë tension si pasojë e rrymës së ndryshueshme në lidhje më kohën me një bobinë tjetër në fqinjësi. Bobinat me ndërlidhje induktive mund të kenë edhe pozita të tjera përveq asaj të treguar në figurë,p.sh.,dy bobina me ndërlidhje induktive mund të jenë të lidhura në seri e kjo lidhje realizohet duke pështjellur mbi një trup dy pështjella njëra pas tjetrës.Karakteristikë e kësaj lidhjeje është se rryma është e njëjtë në të dy bobinat. Mardhënia ndërmjet induktiviteteve vetjave dhe induktivitetit reciprok kepet me :
ku k-koeficienti I ndërlidhjes magnetike induktive dhe merr vlerat prej 0 deri ne 1.Koeficienti I ndërlidhjes induktive e përcakton shkallën e ndërlidhjes induktive ndërmjet bobinave.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet e të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
- ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 10 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [Circuit Analysis: Theory and Practice nga Allan H. Robbins, Wilhelm C Miller]