Transformatori
Transformatori është pajisje elektrike statike e cila bën ndryshimin (transformimin) e tensioni dhe të rrymës alternative në qarqet dhe sistemet elektrike. Transformatori nuk prodhon energji elektrike. Transformatori i cili e rrit tensionin e rrymës alternative quhet transformator rritës kurse transformatori i cili e zvogëlon quhet zbritës. Pjesët përberëse janë: bërthama magnetike, pështjella e primarit dhe pështjellat e sekondarit. Kemi transformator njëfazor dhe tre fazor.