Nanoteknologjia
Nanoteknologjia ( nga greq. νανοτεχνολογία; νάννος [nános] = xhuxh; τέχνη [tehni] = mjeshtri, zejtari, art dhe, λογία [logia] = fjalosje, diskutim) është një fushë eksperimentale e shkencës së zbatuar dhe teknologjisë që merret me mbikëqyrjen dhe shfrytëzimin e ndërtimtarisë së lëndës në një shkallë nën 100 nanometra. Qëllimi i nanoteknologjisë është krijimi i lëndëve dhe aparateve dhe pajisjeve të reja duke përdorur një atom ose molekulë të vetme (p.sh. qarqe elektronike) me veti të shkallës nano. Një nanometër është 1/1000.000.000 m (1 e miliardëta pjesë e metrit). Pritet që nanoteknologjia të japë një ndihmesë të rëndësishme në fushën e kompjuterikës, të gjysmëpërçuesve,bioteknologjisë, mjekësisë dhe energjisë.
Historia e nanoteknologjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nanoteknologjia eshte nje shkence e zhvilluar. Ne fillim fale kesaj teknologjie eshte bere e mundur studimi i pjeseve te vogla te kupes Likurgus,nje kupe romane . Sot nanoteknologjia perdoret nga shkencetaret per berjen e rrobave te reja me miqesore per mjedisin. Nanoteknologjia eshte ne favor te mire per mjedisin.
Shkencëtarët po mundohen të përdorin nanoteknologjinë për të ndërtuar “qarqe” me përmasa shumë të vogla.Me përdorimin e nanoteknologjise, qarqet mund të ndërtohen atom pas atomi dhe në këtë mënyrë nuk do zërë as shumë vend. Në këtë mënyrë do jetë i mundur ndërtimi i pajisjeve me përmasa shumë të vogla, duke përdorur këtë teknologji, përbërja e tyre do jetë vetëm nga disa atome dhe përcjellësit elektrikë të quajtur nanowires do jenë me përmasat e një atomi dhe sasia e të dhënave në ta do të ketë madhësine e një elektroni.
Një përbërës i nanoteknologjisë, “nanokompjuterim” do krijojë ndarjen e katër tipeve të nanokompjuterave: