Rruzull.net

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rruzull.net është një revistë edukative që sjell të rejat më të fundit nga fushat e dijeve, e cila botohet në rrjet nga Alvin Ekmekçiu.

Publikimi i revistës ka filluar në mars të vitit 2000 dhe me pas një periudhe të shkurtë disa mujore është ri-publikuar në rrjetë në janar të 2003, që nga ajo kohë vazhdon të publikohet rreullisht.

Revista ju dedikohet shqiptarëve dhe ka për qëllim zhvillimin njohurime e kulturës në rrjetë. Ky qëllim mundohet të arrihet me publikimet nga anëtarë të ndryshem që mund të jenë edhe kontradiktore por që i lënë mundësin lexuesit të gjykojë.

Projekti funksionon në bazë të së drejtës së shfrytëzimit të përdorimit të materialit publik; përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, që lejon përdorimin e pjesshëm të materialit duke përmendur burimet (emrat dhe datat) si dhe përkthimet apo shqipërimet për përdorim për qëllime edukative (jokomerciale) dhe për t'ia shfaqur një publiku që përndryshe nuk ka mundësi të njihet me to në gjuhën e tij amtare; në përmbledhjen e disa materialeve apo një shkrimi dhe në shkrime origjinale të mirëfillta shkencore.

Një seksion i veqantë i kësajë reviste është edhe enciklopedia e Rruzull.net-it në të cilën paraqiten punime të autorëve të ndryshë. Përndryshe revista është e njohur edhe për shkrimet që i përkasin temës së mjekësis, shumica e këtyre shkrimeve pregatitet nga mjekët shqiptarë bashkëpuntorë të revistës.

Edhe kjo revistë sikurse Wikipedia është e inkuadruar në rrjetin shqiptarë me qëllim të pasurimit të internetit në gjuhë shqipe. Për të arritur këtë qëllim revista bashkëpunon me disa projekte në internet.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Rruzull.net nuk është më aktive. Faqja do të hapet nga arkiva e web.archive.org.