Arkeologjia nënujore
Arkeologjia nënujore (gjithashtu e njohur edhe si arkeologjia detare) është një disiplin e arkeologjisë që studion bashkëveprimin e njeriut me detin, liqenet dhe lumejt përmes studimit të mbetjeve fizike, mjeteve të tyre të lundrimit, struktura të ndëruara anës brigjeve, mbeteve të strukturave portuale, ngarkesave ose mallrave, mbetjeve njerëzore dhe pejsazheve të mbytura.
Arkeologjia e lundrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nëndegë e arkeologjisë detare është edhe arkeologjia e lundrimit, e cila studion ndërtimin e anijeve dhe përdorimin e tyre. Njëlloj si me të gjithë arkeologjinë, arkeologjia detare mund të studiohet me periudhat historike, industriale ose prehistorike.
Arkeologjia nënujore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një disiplinë e ndërlidhur dhe që shtrihet brenda vet arkeologjisë, është arkeologjia nënujore, e cila studion të kaluarën përmes mbetjeve të mbytura, qofëshin këto me interes për arkeologjinë detare ose jo. Një shembull i tillë nga periudha prehistorike janë mbetjet e vendbanimeve të përmbytura ose depozitave që tani gjenden nën ujë, të cilat dikur shtriheshin në toka të thata kur niveli i detit ishte i ulët.
Studimi i avionëve të mbytur në liqene, lumenj ose në det është një nga shembujt e epokave historike, industriale ose moderne. Shumë nën-disiplina të specializuara brenda kategorive më të gjera të arkeologjisë detare dhe nënujore kanë dalë në vitet e fundit.
Arkeologjia nënujore në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri përpjekjet e para për studime në fushën e arkeologjisë detare janë bërë nga disa arkeolog të njohur të tillë si Vangjel Toçi dhe Astrit Qorri Ne muzeun Arkeologjik te Durrësit. Ekspeditat e para nënujore per kërkimin zbulimin dhe dokumentimin e vendeve dhe objekteve te lashta nënujore u realizuan nga Xhemal Mato i Departamentit shkencor te Televizionit ne bashkëpunim me Astrit Qorrin,(arkeolog ne muzeun arkeologjik te Durresit pastaj me Moikom Zeqon dhe Neritan Ceken. Rezultatet e kërkimit u dokumentuan per here te pare ne dy filma-dokumentar nënujor ne vitin 1974 dhe 1980. Shkrimet e para per arkeologjinë nënujore te Shqipërie jane bere nga Moikom Zeqo dhe Neritan Ceka në vitet 1978-1986. Sot studimet në këtë fushë kryen nga arkeolog të specializuar në këtë drejtim, Adrian Anastasi, i cili ka drejtuar shumë ekspedita dhe studime në arkeologjinë nënujore dhe navale shqiptare.