Jump to content

Epigrafia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Epigrafia është shkencë që merret me studimin e mbishkrimeve në gjuhë e alfabete që nuk përdoren më sot dhe që zakonisht zbulohen nga arkeologjia. Mbishkrimet mund të jenë me karakter publik (ligje, dekrete), me karakter fetar dhe me karakter privat. Me interes për studimet shqiptare janë epigrafia greke e vjetër e romake, epigrafia paleokristiane, epigrafia bizantine dhe osmane. Midis mbishkrimeve të shumta që janë zbuluar në Shqipëri, një vlerë të veçantë kanë mbishkrimet në gjuhën greke të gjetura në qytetet antike: Dyrrah e Apoloni (gurë varri me emra ilirë etj.) që dëshmojnë për praninë e popullsisë ilire në këto dy koloni greke; mbishkrimet e gjetura në Butrot, Amantia, Bylis, Dimal etj., si dhe mbishkrimet latine me prejardhje nga qytetet që u shndërruan në koloni romake (Skodra, Dyrrahu, Bylisi, Butroti dhe rrethinat e tyre).