Johann Georg von Hahn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Johann Georg von Hahn (Frankfurt am Main, 11 korrik, 1811Jena, 23 shtator 1869) ka qenë diplomat gjerman dhe babai i albanologjisë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind më 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main. Studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros/Syradhë.

Prej 1869 konsul i përgjithshëm në Athinë. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsul i Austrisë në Janinë bëri tre udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hahni kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime "Albanesische Studien" (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hahni argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët "tireno-pellazgjiketë ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e familjes indoevropjane. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët. [1]

Teza "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë. Për këtë qëllim arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Shqipëri, Austri, Gjermani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, e posaçërisht në Kosovë po studjoinë intesivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë sistematike. [2]

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Albanesische Studien", Bd. 1-3, Jena 1854, (Studime shqiptare), ribotuar nga Dion.Karavias, Athen 1981
  • "Griechische und albanesische Märchen", Bd. 1-2, Leipzig 1864, München/Berlin 1918 (Përralla greke dhe shqiptare)
  • "Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar", Wien 1867 (Udhëtimi nëpër trojet e Drinit e të Vardarit)

Mirënjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Wiesbaden 1964 (J.G. von Hahn - VEPRA)

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Johan Georg Fon Hahn - Vëllimi :"Albaneische Studie" - (Studime shqiptare), u botua në vitin 1854, nxjerr nga Avni K. Këpuska, "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  2. ^ Qëndrimet dhe punimet e arkeologëve shqiptarë:
    - Muzafer Korkuti në referatin "A propos de la formation de l'ethice illyrienne", Tiranë 1972.
    - Selim Islami - Hasan Ceka: Nouvelles donnes sur l'antiquite illyrienne en Albanie, Studia Albanica 1/1964. nr. 1. fq. 91. etj. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]