Jump to content

Universiteti i Tiranës

Coordinates: 41°19′00″N 19°49′18″E / 41.31667°N 19.82167°E / 41.31667; 19.82167
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Tiranës
unitir.edu.al
Latin: Universitas Tiranensis
LlojiPublik
Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1957
RektoriProf. Dr. Artan HOXHA[1]
Stafi akademik
Fakulteti i Drejtësisë; Fakulteti i Ekonomisë; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Shkencave Sociale; Instituti i Studimeve Europiane; Filiali i UT-së, Sarandë.
Studentë23000
Location,
Shqipëri
KampusiUrban, Decentralizuar
Colors ,  
AffiliationsBalkan Universities Network, Erasmus Mundus, UNSHP, UNICA, EUA, AUF, CMU, BSUN, ASECU, IUC. Partner universities with close collaboration: University of Bamberg, Germany, dhe University of Nebraska-Lincoln, SHBA[2]
Faqja zyrtare[1]
Godina Liria, pjesë e kampusit të Universitetit të Tiranës

Universiteti i Tiranës është universitet publik në Tiranë. Është universiteti më i madh në Shqipëri.

Universiteti i Tiranës është themeluar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 207, datë 30.05.1957, me emrin “Universiteti Shtetëror i Tiranës”.

Universiteti i Tiranës në krijimin e tij kishte 6 fakultete. Fillesat e para për ngritjen e këtij institucioni të parë të arsimit të lartë në Shqipëri i gjejmë në vitin 1946, kur u hap Instituti i Lartë Pedagogjik dy vjeçar dhe në vitin 1947, kur u hap Instituti i Shkencave. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik. Mbi bazën e këtyre instituteve u themelua institucioni i parë i arsimit të lartë i tipit Universitet që u quajt Universiteti Shtetëror i Tiranës. Ky institucion u krijua për të plotësuar nevojat në rritje të vendit për specialistë të kualifikuar. Në rritjen dhe konsolidimin e institucionit një kontribut të madh dhanë një numër i madh profesorësh të kualifikuar në universitetet e huaja.

Në vitin e parë akademik 1957-1958, universiteti kishte 3613 studentë. Studentët do të diplomoheshin në 15 specialitete. Në vitin 1967, universiteti mori formën e vet të plotë me ndërtimi e kampusit të parë të tij duke i dhënë këtij universiteti një dinamizëm më të madh. Kështu, pas 20 viteve nga krijimi, në vitin 1977 numri i studentëve pa shkëputje nga puna arriti deri në 8880. Duhet theksuar që në këto vite të para ishin diplomuar 21368 studentë të cilët më pas u angazhuan në sektorët më të vështirë të jetës së vendit.

Në vitin 1991, nga UT-ja (në atë kohë me 11 fakultete) u shkëputën fakultetet inxhinieike dhe u krijua Universiteti Politeknik i Tiranës me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 215, datë 15.07.1991. Në janar të vitit 2013 Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (ish-Fakulteti i Infermierisë) u shkëputën nga Universiteti i Tiranës për të krijuar Universitetin e Mjekësisë.

Sot, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai përbëhet nga 8 njësi kryesore, njësi bazë dhe njësi të tjera, ka 174 programe në të tre ciklet e studimit, staf akademik të brendshëm me kohë të plotë 779 pedagogë dhe rreth 27000 studentë.

Universiteti i Tiranës, falë traditës, nivelit të lartë të përgatitjes, kualifikimit dhe atestimit, mbetet universiteti më i kërkuar në Republikën e Shqipërisë. Ai synohet nga shumica e nxënësve, që mbarojnë shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë dhe në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. nga qëllimet e Universitetit të Tiranës ka qenë njohja e tij ndërkombëtare. Kjo ëndërr tashmë është realitet me përfshirjen e tij si institucion partner në disa programe bashkëpunimi të Komisionit Europian si Tempus, Erasmus Mundus Action 2, IPA me konkretisht: JoinEU-SEE, Basileus, Pacinno, Eureqa, Tempus Interface.  Nga projektet e mobilitetit JoinEU-SEE dhe Basileus kanë përfituar të gjitha strukturat e UT, studentët, stafi akademik dhe ai administrativ.

Një risi e Universitetit të Tiranës ka qenë ngritja e Qendrave të Karriesës në të gjitha fakultetet e UT-së.  Këto qendra shërbejnë si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. 

UT ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme evropiane dhe botërore. Këto marrëveshje kuadër kanë si qëllim shkëmbimin akademik dhe studentor, programe kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike në botime, revista, organizmin i konferencave të ndryshme etj.  Ai gjithashtu është anëtar i shumë rrjeteve të huaja si : UNICA, UNIMED, CMU etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Zgjedhjet për Rektor/ Dekani i Juridikut, Dr. Artan Hoxha: Koha që UT të drejtohet nga një jurist, platforma ime me 6 blloqe është si libër i hapur" (në anglisht).
  2. ^ "UT universitete partnere". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 16 dhjetor 2012.

41°19′00″N 19°49′18″E / 41.31667°N 19.82167°E / 41.31667; 19.82167