Universiteti Veror i Prishtinës
Universiteti Veror i Prishtinës (shkurt UVP) mbikqyret nga Zyra për marrëdhënie me jashtë Kosovës dhe në viti 2006 ka mbajtur edicionin e 6 në Prishtinë.
Universiteti Veror i Prishtinës funksionon brenda Universitetit publik të Prishtinës dhe ka për qëllim që studentëve të ju mundësoi bashkëpunimin në krijimin e programeve akademike ndërkombëtare, trajnime në gjuhë të huaja si dhe bashkëpunimin e lëvizjeve të studentëve dhe të stafit akademik me shtete tjera.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2001 dhe ishte i suksesshëm. Ky sukses ishte baza në termat e infrastrukturës, kontakteve lokale dhe ndërkombëtare prej të cilave universitetet e ardhshme verore dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë akademikë mund të përfitonin. Edicionet e vitit 2001, 2002 dhe 2003 kanë dhënë disa projekte, kështu që disa profesorë të UVP-së ligjëronin në UP gjatë viteve të rregullta akademike dhe dërgojnë libra për bibliotekat e UP-së, etj. Universitet verore të cilat janë mbajtur dhe tendencat për mbajtjen e tyre në të ardhëmen e kanë bërë që ky Universitet të jetë një ngjarje viti me një traditë të mirë. Me përfundimin e edicionit të katërt, organizimi i projektit është transferuar gradualisht te personeli i Universitetit të Prishtinës, i cili e organizojë edicionin e pestë e të gjashtë të UVP-së si dhe pritet që në të ardhëmen të vazhdojë traditen.
UVP 2001-2004 është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtmë të Holandës. Për secilin vit UVP shpenzon diku rreth 380.000 euro.
UVP 2005 është financuar bashkarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, nga Ministria e Arsimit e Kosovës,Universitetii i Prishtinës, Pro Credit Bank dhe një ndihmë simbolike nga Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë.
Universiteti Veror i Prishtinës 2006
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti Veror i Prishtinës 2006 është mbajtur në korrik të 2006-ës dhe ka zgjatur deri më 1 gusht 2006. Në kuadër të kësaj veprimtarie janë mbajtur 15 kurse, të cilat i kanë ndjekur 357 studentë, prej tyre 85 të huajë kryesisht nga Ballkani Perëndimor. Kurset janë ligjëruar nga profesorët ndërkombëtarë dhe nga Kosova në një grup heterogjenë të studentëve me metoda interaktive dhe moderne.
Interesimi i studentëve nga Kosova dhe vendet tjera për t'u regjistruar sivjet ka qenë shumë i madh dhe kanë aplikuar më shumë se 200 profesorë ndërkombëtarë për të ligjëruar dhe 2312 studentë, prej të cilëve 1.159 nga Kosova dhe 876 nga Evropa Juglindore dhe 266 nga pjesë tjera të Evropës dhe nga bota.
Edicioni e 6-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës llogaritet të ketë qenë më i madhi në Evropë i llojit të vetë.