Jump to content

Kolegji Universitar Bedër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Universiteti Bedër)
Kolegji Universitar Bedër
MotojaNë emër të vlerave
LlojiUniversitet Jopublik
Themelimi7 Prill 2011
RektoriProf. Dr. Ferdinand Gjana
Faqja zyrtarewww.beder.edu.al

Kolegji Universitar Bedër [1] është universitet privat në Tiranë, i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më 7 prill të vitit 2011. Bedër ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar. Me hapjen e këtij universiteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë plotëson të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka filluar me rihapjen e medreseve në vitin 1991.[2]

Kolegji Universitar "Bedër", u çel në prill të vitit 2011 me kërkesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vendim të Këshillit të Ministrave nr.286, datë 7.4.2011, me anë të të cilit u miratua dhënia e licencës për ushtrimin e aktivitetit si institucion i arsimit të lartë. Bedër ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar. Kolegji Universitar "Bedër", ka 2 fakultete dhe 6 departamente, të cilat ofrojnë programe studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe 11 programe studimi të nivelit të dytë (master).[3]

Kolegji Universitar "Bedër" ofron programe studimi në fushën e degëve sociale dhe shkencore, duke synuar të sjellë një profil të qartë në tregun e arsimit të lartë shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Bedër është institucion jofitimprurës i cili synon të përgatisë brezat e rinj në arsimin e lartë jopublik në Shqipëri. Ky institucion është themeluar në statusin jofitimprurës dhe mbështet studentët e suksesshëm të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta pranë Bedër..

Fokusimi i energjive, në aspektin e cilësisë akademike dhe institucionale, ka bërë që institucioni ynë të përcaktojë një strategji zgjerimi që nuk synon masivitetin. Kapaciteti maksimal i parashikuar  i shkollës është 2000 studentë në të gjitha programet, për nivelet e studimit të parë dhe të dytë (bachelor, master).

Synim i këtij institucioni është profilizimi  ndërkombëtar. Ky është një hap i rëndësishëm rajonal në arsimin universitar dhe kërkimin shkencor. Ndërkombëtarizimi i këtij institucioni rezulton në disa këndvështrime.

Kolegji Universitar "Bedër" ka si synim konsolidimin e një profili ndërkombëtar dhe organet drejtuese mendojnë se kontributi në këtë drejtim është një hap i rëndësishëm në shndërrimin e Tiranës, në  një qendër rajonale të arsimit universitar dhe kërkimit shkencor. Në 12 vitet e aktivitetit është bërë e mundur afrimi i studentëve nga të gjitha trevat shqipfolëse në rajon dhe në diasporë, si dhe nga disa vende të Europës. Numri i shteteve nga vijnë studentët ka kapur shifrën 15 dhe synimi është që harta të zgjerohet në vitet e ardhshme. Profili ndërkombëtar është pasqyruar gjithashtu edhe në përbërjen e stafit akdemik, si dhe në bashkëpunimet e vendosura nëpërmjet marrëveshjeve me universitete dhe kompani në disa vende të botës.[4]

Fakultetet dhe Organizimi Akademik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë [5]
  1. Departamenti i Shkencave të Komunikimit
  2. Departamenti i Drejtësisë
  3. Departamenti i Shkencave Islame
  4. Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
  • Fakulteti i Teknologjisë së Biznesit[6]
  1. Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  2. Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit

Misioni dhe Vizioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misioni i Kolegjit Universitar "Bedër" është përgatitja e individëve të kualifikuar nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si dhe mbështetja e kërkimit shkencor me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe mbarë shoqërisë.

Vizioni i Bedër është që të jetë një institucion elitar i arsimit të lartë në vend dhe rajon për të qenë alternativa e parë e edukimit dhe kërkimit shkencor për shqiptarët kudo që ndodhen. Po ashtu synon të shndërrohet në një institucion arsimor me karakter ndërkombëtar, duke ofruar mundësi studimi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt, duke kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një qendër rajonale e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. [7]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]