Historia e arsimit shqiptar
Historia e arsimit shqiptar paraqet njërin nga segmentet themelore të historisë së kulturës, qytetërimit dhe mendimit pedagogjik të popullit shqiptar në përgjithësi.[1] Ndonëse hulumtimet e mirëfillta shkencore në historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar kanë nisur relativisht vonë, megjithatë, puna hulumtuese dhe kërkimore-shkencore e studiuesve shqiptarë, studimet dhe monografitë e tyre, sidomos ato të zhvilluara në gjysmën e dytë të shekullit XX, hedhin dritë në shumë aspekte të saj.
Arsimi dhe edukata tek ilirët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arsimi dhe edukata tek ilirët
Në Iliri, sidomos në Ilirinë e Jugut ishin paraqitur edhe institucionet e para arsimore pak më herët se në pjesët tjera të Ilirisë. Kështu p.sh. Mbreti Tharipa ka meritën se futi elementet e qytetërimit kulturor të asaj kohe në Molosi dhe Epir duke përfshirë edhe teatrot, shkollat (arsimin) dhe administratën me ligje e parime filantropike. [5] Gjithashtu ekzistonin edhe institucione të larta arsimore, si p.sh. në Apolloni, Butrint, Durrës, etj. Hulumtimet arkeologjike dëshmojnë ekzistencën e gjimnazit në Apolloni qysh nga fundi i shekullit VI p.e.s. [6] Dëshmitë historike flasin për Skolinë e Apollonisë në të cilën në vitin 44 p.e.s. ishte student edhe nipi i Jul Cezarit, Oktavian Augusti, mbase për arsye se në këtë institucion arsimor jepnin mësim dijetarë të shquar të kohës. [7] Skolia e Apollonisë ishte një shkollë filozofike - retorike në të cilën studentët mësonin njohuri nga fusha të tilla si filozofia, oratoria (retorika), letërsia dhe gjuha. Gjeografi dhe historiani grek Straboni në veprën e tij Geographica e cilëson "qytet me ligje të mira" (polis eunomotate). [8] Edhe oratori romak Ciceroni që i kishte vizituar këto vise në vitin 58 p.e.s. në veprën e tij Philipicae e cilësoi Apolloninë si një "qytet i madh e hijerëndë" (magna urbs et gravis) me një shkollë të filozofisë dhe oratorisë. [9] Në disa qytete ilire është dëshmuar edhe ekzistenca e bibliotekave dhe stadiumeve. Në periudha të ndryshme historike, në Iliri funksionuan edhe institucione arsimore greke dhe romake në të cilat i ndiqnin mësimet fëmijët e shtresave të pasura ilire.[10]
Ndërkaq, për qytetin e Durrësit antik flet edhe filozofi dhe mësuesi i madh i Greqisë antike, Aristoteli, autor i disa shkrimeve kushtuar ilirëve, mes të cilave dallohen Kushtetuta e Dyrrahut dhe Kushtetuta e Mollosëve. [11] Në veprat e tij Aristoteli disa herë e merr Durrësin si shembull për qeverisjen e brendshme, [12] Përderisa poeti Catulus e quajti Durrësin "taverna e Adriatikut" (Adriae taberna), Ciceroni e përshkruan si një "qytet i admirueshëm" (admirabilis urbs). [13] Në përgjithësi, nga shkollat dhe sistemi arsimor ilirë dolën dijetarë dhe personalitete të shquara, komandantë ushtarakë dhe burrështetas të dalluar (mbretër).[14]
Funksionimi i një sistemi të rregullt arsimor ndihmoi në zhvillimin e formave të larta të kulturës. Në qytetet kryesore nuk mungonin kurrë shëtitoret, që ishin ndërtesa publike për zhvillimin e bisedave politike, letrare e filozofike. Shëtitorja e Bylisit, me gjatësi 144 m, ka qenë dykatëshe dhe kishte dy kalime, të ndara nga një kolonadë, për lëvizjen e qytetarëve. Shëtitore janë zbuluar edhe në Nikaja, Dimal, Foinike. Në qytetet kryesore kishte edhe teatro, që ishin llogaritur jo vetëm për popullësinë e qytetit, por edhe të fshatit. Këtë e dëshmon kapaciteti i teatrit të Bylisit me 7500 vende, kur popullsia e vetë qytetit ishte 10-15 mijë banorë. Kuptohet se pjesa më e madhe e spektatorëve ishte nga territoret fshatare, Karkateri masiv i pjesëmarrjes tregon njëkohësisht se shfaqjet nuk ishin llograitur për një elitë të kulturuar, që mund të ndiqte dramat në gjuhën e Eskilit, të Sofokliut, e të Euripidit, por, në gjuhën vendase, të kuptueshme për të gjithë. Kjo është një provë e tërthortë për ekzistencën e një letërsie dramatike në gjuhën ilire. Në përgjithësi, jeta politike, kulturore dhe fetare në bashkësitë qytetare ilire zhvillohej edhe në gjimnaze, shëtitore, teatro, stadiume, tempuj, etj.[15]
Nga mësimdhënësit më të njohur ilirë konsiderohen, Mark Sopatri, Niko Filozofi, Kratill Mahata, Mark Lugari, Niketë Dardani (Niketa i Remesianës), Jeronimi nga Stridoni (Sofron Eusebi), etj.
Në historinë e ilirëve, duke përfshirë këtu edhe arsimin dhe edukimin e tyre, vend të rëndësishëm zënë edhe luftërat, sidomos ato me romakët. Intervenimet romake me qëllim që ta thyenin rezistencën ilire zgjatën përreth dy shekuj. Ato pothuajse gjithmonë ngadhënjenin, por pas çdo disfate fiset çlirimtare ilire përsëri gjenin forcë për rezistencë dhe kryengritje. [16]
Arsimi mesjetar arbëror (V - XV)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi dhe shkollat mesjetare të arbëroreve ishin te lidhura me kishat ortodokse e katolike dhe më vone, edhe me xhamia islame, te varura e te dirigjuara nga Kostandinopoja, Vatikani dhe Stambolli. Popullata gati tërësisht ishte analfabete qe nuk dinte shkrim e lexim. Njerëz te shkolluar, me pak përjashtime, ishin vetëm klerikët. Mësues neper keto shkolla qe hapeshin afër kishave apo brenda tyre ishin klerikët. [17]
Pas Ediktit te Milanos (313) e deri “me ndarjen e Perandorise Romake ne fund te shekullit XIV, ne Perendimore e Lindore, historia e krishterimit ne trevat shqiptare ka qene e gjitha e karakterizuar nga nderthurja dhe lufta ndermjet dy ndikimeve luhatese te kishes latine dhe te asaje bizantine. Krishterimi ne trevat shqiptare formalisht i referohet Romes deri ne shekullin e VIII, por, pastaj i drejtohet juridiksionit te Patrikanes se Konstandinopojes”. Ne mes kishes katolike te perendimit dhe kishes ortodokse te lindjes kishte divergjenca dhe rivalitet te vazhdueshëm, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XI, i cili rivalitet u manifestua edhe ne trevat arberore, ku ne trevat veriore arberore u riafirmua kisha katolike. “Perpjekjet kombngulese te Kishes se Romes zgjaten deri ne vitin 1255 per t`a zgjeruar sa më shume numrin e dioqezave ne trevat arbrore”, [18] “
Lekundje te tilla ne zbatimin e riteve Lindore apo Perendimore verehen gjate shek. XI- XV. Papa ne vitin 1303 qortonte peshkopin e Tivarit qe nuk ka marr masa kunder klerit te pa disiplinuar te albaneve”. Ne rreethana divergjente gjate mesjetes zhvillohej edukimi e arsimi mesjetar i arbroreve, qe ishte kryekput edukim e arsimim fetar krishten katolik e ortodoks, i cili lidhej dhe varej nga urdherat e ndryshem te misionareve te institucioneve ku zhvillohej edukimi dhe arsimi fetar ne trevat arberore. “Ne ketë çështje rol te veçant luajten benediktinet, formuar nga Shen Benedikti (480- 543) me liturgji e shkrim latin dhe bazilianet, formuar nga Shen Bazili, me liturgji bizantine me shkrim grek dhe sllav. Perdorimin e shkrimit dhe te gjuhes sllave ne punet e ndryshme fetare e lejoi papa Gjoni VIII, ne vitin 880, ky veprim konstatohet ne letren qe papa Gjoni ia dergo princit te Moravise, ne qershor te vitit 880, i cili lejon perdorimin e shkrimit sllav qe e ka zbuluar Konstantin Filozofi dhe gjuhen sllave ne liturgji dhe rekomandon qe ne ate gjuhe te predikohet shkenca e Krishtit dhe … te gjitha ritet tjera kishtare”. [19]
Vlene per te theksuar se ”nga shek. IX- X, arbërit përdornin alfabetin latin, grek dhe sllav, ku ne shekullin XIV- XV gjuha sllave behej gjuhe kancelarie , edhe e disa familjeve bujare arberore, si tek Muzakajt qe komunikonin mes tyre me gjuhen grerke, Balshajt perdornin latinishten dhe sllavishten, Karl Topia dhe Kastriotët përdornin greqishten, latinishten dhe sllavishten, edhe pse sllavishtja nuk i arriti përmasat e gjuhës greke dhe asaj latine ne trevat arbërore (shqiptare)”. [18]
Sipas dokumenteve të shekullit XVII, tregohet se studium generale i provincës domenikane të Dalmacisë kishte qenë në Durrës. Ky institucion thuhet se u themelua pasi u dekretuan kapitujt e urdhërit që të hapej nga një shkollë e lartë për çdo provincë, mes viteve 1302 dhe 1305.[20] i cili më vonë u ngrit në rang të një institucioni të njohur si Universiteti Mesjetar i Durrësit. Njoftohet se veprimtarinë e vet, për shkak të zgjërimit osman, e vijoi në Zarë të Dalmacisë (Universitas Jadertina), ku rektor i parë i saj më 14 qershor 1396 u bë Gjon Durrsaku.[21]
Gjuha shqipe neper shkolla, sipas dokumenteve te ndryshme qe flasin per shkollat fetare, katolike, ortodokse e islamike gjatë mesjetes, nuk eshte perdor zyrtarisht neper kancelari te ndryshme e as neper kisha, ku mesonin arberoret dhe edukoheshin ne frymen e fese krishtene katolike e ortodokse, sepse nuk ishte zyrtarizuar si gjuhe e barabart me gjuhen latine, italiane, greke e sllave, nga kleri katolik, ortodoks e islamik.[17]
Humanizmi ndër shqiptarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1500, shkodranët e mërguar në Venedik bashkë me shqiptarë të tjerë themeluan shkollën e tyre të njohur me emrin Shkolla e shqiptarëve në Venedik (Scuola degli albanesi in Venezia), e cila ishte qendër e fuqishme e kulturës shqiptare në mërgim. Me emrin e kësaj shkolle është i lidhur edhe kontributi i shumë personaliteteve nga fusha e artit, kulturës dhe arsimit, si p.sh. Andrea Aleksi Durrsaku, Gjon Gazulli, Mikel Maruli, Dhimitër Frangu, Mihal Artioti, Mark Bazaiti, Marin Beçikemi, Marin Barleti, Martin Segoni, Nikolla Leonik Tomeu, Viktor Karpaçi, etj.
Arsimi shqiptar në shekujt XVI - XVIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet e pushtimit osman mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi në ato pak shkolla fetare që u lejuan të vazhdonin veprimtarinë e tyre, si në vitin 1584, në Stubëll të Kosovës, pastaj në Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Vuno e Palasë të Himarës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e Re në Voskopojë e në Medresenë e Bushatllinjëve në Shkodër, etj.[22]
Shkollat fetare shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Kurbinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shkolla e Kurbinit
Shkolla e Kurbinit ishte një shkollë fetare kateketike shqipe e hapur në vitin 1632 në Kurbin afër Krujës. Kjo ishte një shkollë elementare ku krahas njohurive fetare katolike nxënësit mësonin edhe lexim, shkrim dhe gramatikë. Në këtë shkollë sikurse edhe në shkolla të tjera të ngjashme të asaj kohe mësoheshin veprat e Frano Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, etj. Ideator dhe themelues i kësaj shkolle ishte imzot Gjon Kolesi (1570 – 1635)[23] ipeshkv i Durrësit dhe Arbërisë.[24]
Akademia e Voskopojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Akademia e Re e Voskopojës
Akademia e Voskopojës fillimisht ka qenë një shkollë e mesme me mësim në gjuhën greke, e cila nga viti 1750 u quajt "Akademia e Re". Ky institucion arsimor u bë një qendër e rëndësishme kulturore, arsimore dhe didaktike në Ballkan. Ajo ishte institucion panhelenist, i njohur edhe nga autoritetet osmane. Në atë akademi nxënësit mësonin, greqisht, matematikë, fizikë, astronomi, letërsi greke e latine, filozofi, logjikë, metafizikë etj., për të cilat lëndë mësimdhënësit e saj hartuan edhe tekste të veçanta. Kishte një bibliotekë të pasur dhe një jetimore. Atë e themeloi patriku i Patrikanës së Ohrit, shqiptari Joasaf Voskopojari, ndërsa drejtori i parë i saj ishte Sevast Leontiadhi, por figura kryesore e Akademisë së Re të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti, drejtor dhe reformator i saj. Veprimtaria e kësaj akademia përfundoi në vitin 1789, kur ajo dhe qyteti i Voskopojës u shkatërruan në tërësi. Akademia e Re e Voskopojës është njëri nga monumentet kulmore të arsimit të shqiptarëve në shekullin XVIII. Përveç shqiptarëve aty u arsimuan edhe nxënës maqedonas, grekë, vllehë etj.[25]
Medreseja e Bajraklisë në Prizren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Medreseja e Bajraklisë në Prizren
Medreseja e Bajraklisë në Prizren e njohur edhe si Medreseja e Mehmet Pashës është njëra ndër medresetë më të vjetra jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerësisht në rajon.[26] Legatori i madh, Gazi Mehmed Pasha, në Prizren kishte ndërtuar më parë Hamamin në qendër të qytetit (1563/4) si dhe kompleksin e tij monumental, që përbëhet prej xhamisë të ndërtuar në vitin 1573/4 (981 hixhri), bibliotekës, medresesë, jetimores, karvan sarajit, tyrbes dhe ders'hanes (objekt i ndarë prej konviktit). Ky kompleks është një prej monumenteve më me vlerë në gjininë e vet në hapësirën shqiptare.[27] Ngrihet brenda mureve rrethuese dhe paraqet një nga shembujt e pakët të këtyre ndërtimeve të ngritura në të kaluarën. Pjesën e jashtme të kompleksit e karakterizon streha e gjatë, pullazi i mbuluar me tjegulla, përpos kupolës së xhamisë dhe të tyrbes së Mehmet Pashës (sot Bibliotekë e Xhamisë) të cilët janë të mbuluara me plumb; dyert dhe dritaret janë të tipit të arkitekturës folklorike të Prizrenit. Pamja e jashtme e Kompleksit është shumë e bukur. Ka qenë e ngjyrosur me gëlqere. Kompleksi Monumental, me konstruksionin e vet specifik edhe në ditët sotme, është një ekzemplar i rrallë i ruajtur nga arkitektura tradicionale tek ne.[28]
Arsimi shqiptar në shekullin XIX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare çështja e arsimit dhe shkollës shqipe u vu në qendër të vëmendjes së rilindësve tanë. Për nevojat e shkollave shqipe u botuan një varg abetaresh si ajo e Naum Veqilharxhit (1844, 1845), e Konstandin Kristoforidhit (1867, 1868), e Daut Boriçit (1869), "Allfabetarja e Stambollit" (1879) etj. Një kontribut të rëndësishëm zhvillimit të arsimit dhe të shkollsë shqipe i dha edhe "Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip" e Stambollit në krye me Sami Frashërin.[29]
Shkollat kombëtare shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësonjëtorja e Korçës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Mësonjëtorja e Korçës
Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë institucionale kombëtare shqipe, themeluar në Korçë, më 7 mars 1887, ideuar dhe ndihmuar nga Naim Frashëri dhe rilindës të tjerë. Leja për hapjen e saj u mor në emër të Pandeli Sotirit, i cili ishte edhe themeluesi dhe drejtori i parë i saj. Mësonjëtorja shqipe e Korçës ishte shkollë fillore e tipit evropian me katër klasë të rregullta dhe një klasë përgatitore. Ajo ishte shkollë kombëtare si për nga forma ashtu dhe për nga përmbajtja. Gjuhë mësimi ishte gjuha shqipe, ndërsa nxënësit mësonin shkrim, lexim, gramatikë dhe gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi të Shqipërisë, aritmetikë, muzikë, gjimnastikë, gjuhë frënge etj. Ajo ishte shkollë demokratike, me nxënës shqiptarë të besimeve e shtresave të ndryshme shoqërore, nga Korça dhe rrethina e saj, dhe koedukative (fillimisht pati edhe vajza, e para ishte Polikseni Luarasi). Në këtë shkollë, veç Pandeli Sotirit, punuan edhe Koço Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, Ali Korça, Nuçi Naçi etj. Autorët e teksteve të para të kësaj shkolle ishin: Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Jani Vreto. Mësonjëtoren kombëtare shqipe të Korçës e hapi dhe e mbajti vetë populli shqiptar. Ajo u vendos në shtëpinë e atdhetarit korçar, Diamandi Terpo. Veproi 15 vjet (deri në vitin 1902) dhe ishte model për shkollat e tjera kombëtare. Për shkak të rolit dhe vendit të saj në historinë e arsimit shqiptar, 7 Marsi (dita e themelimit të saj) u caktua festë kombëtare Dita e Mësuesit.[30]
Shkolla shqipe e Prizrenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shkolla shqipe e Prizrenit
Shkolla e parë shqipe e Prizrenit është hapur më 1 maj të vitit 1889 dhe konsiderohet institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik në Kosovë.[31] Në qytetin e Prizrenit fillimisht u hap Shkolla Shqipe e Djemve.[32] [33] [34] Në këtë institution të rëndësishëm edukativ e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi.[35] Për shkak të karakterit laik të saj ajo u quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë". [36] Në vitin 1892 pranë kësaj shkolle u themelua edhe shkolla e parë shqipe e vajzave. Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës.[36] Në fillim numri i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909 Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj. [37] [38] Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare shqipe në Kosovë. [39] [38] [32]
Arsimi shqiptar në shekullin XX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dekadën e parë të shekullit XX, në Manastir u organizuan dy kongrese kombëtare (1908, 1910), ku u morën vendime të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Në vitet 1908 - 1909 u hapën 15 shkolla shqipe. Më 1909 në Elbasan zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar për Problemet e Arsimit e që njihet edhe me emrin Kongresi i Shkollave. Po në këtë vit u hap edhe Shkolla Normale e Elbasanit si i pari institucion i përgatitjes profesionale të mësuesve në Shqipëri.
Shkolla normale e Elbasanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shkolla normale e Elbasanit
Shkolla normale e Elbasanit e hapur në dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë në po atë vit. [40] Në ditët e sotme Shkolla "Normale" quhet " Luigj Gurakuqi" për vetë faktin se drejtuesi i parë i saj ka qenë Luigj Gurakuqi. Ajo vazhdon edhe sot të nxjerrë breza të rinj duke i trashëguar atyre virtyte dhe vlera të paçmueshme.[41] [37]
Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u krijuan kushtet për ngritjen e një sistemi arsimor shtetëror edhe në Shqipëri dhe së shpejti u formua edhe Ministria e Arsimit në krye me Luigj Gurakuqin; gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare; u ngrit rrjeti shkollor në tërë vendin; u shtypën tekste shkollore. Gjatë Luftës së Parë Botërore u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit me qendër në Shkodër, me tri drejtori vartëse: Shkodër, Tiranë e Berat; u ngritën dy shkolla normale, Komisia Letrare Shqipe dhe një paketë tekstesh për shkollat fillore; u shtri veprimtaria arsimore edhe në Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Krahinën Autonome të Korçës u hapën rreth 60 shkolla shqipe. [42]
Arsimi shqiptar mes dy luftërave botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën 1920-24 u zhvilluan tre kongrese arsimore: dy në Lushnjë (1920, 1922) dhe një në Tiranë (1924). Ngadalë u shtrua rruga për njësimin e shkollave shqipe, kombëtarizimin dhe laicizimin e tyre. Forcimi i mëtejshëm i shtetit shqiptar krijoi kushte edhe për një administrim më të mirë të arsimit dhe reformimin e sistemit arsimor, i cili e ngriti shkollën tonë në nivele bashkëkohore.
Në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit shqiptar gjatë viteve 1920-1930 u ngritën: "Shkolla Teknike Shqiptare" (1921), Instituti Femëror "Kyrias" (1925) dhe "Nana Mbretneshë" (1933) në Tiranë; Gjimnazi "Illyricum" (1921) dhe Gjimnazi i Shtetit (1922) në Shkodër; Liceu Kombëtar (1921) në Korçë; Gjimnazi i Gjirokastrës (1923); Shkolla Tregtare në Vlorë (1924); Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926), etj.
Mes dy luftërave botërore, arsimi fillor u bë i detyrueshëm në Shqipëri (5 vjet në fshat dhe 6 vjet në qytet) ndërsa arsimi i mesëm u shtri në qytetet kryesore të vendit. Më 1933 u bë edhe shtetëzimi i shkollave private dhe të huaja.[43]
Arsimi në Kosovë dhe viset tjera shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arsimi në Kosovë mes dy luftërave botërore
Me organizimin e pushtetit civil në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në kuadër të Mbretërisë Jugosllave filloi zhvillimi i shkollave dhe i arsimit. Bartës kryesor të këtij zhvillimi ishin komunat shkollore, të cilat datojnë që nga viti 1918. Ato kujdeseshin për mbarëvajtjen e punës së shkollave. Çdo komunë shkollore bënte financimin e shkollës. Kjo arrihej përmes taksës e mbitaksës ose kredive të cilat i lejonin bankat. Në buxhetin e shkollës parashihej pajisja e shkollës me inventar shkollor, me mjete mësimore, me biblioteka shkollore dhe të ardhurat e personelit mësimor. Në secilën komunë vepronte Këshilli i shkollës. Ky këshill luante rol të rëndësishëm për organizimin e procesit mësimor, ndonëse shumica e tyre ishin analfabetë e shpesh paraqiteshin edhe probleme apo mosmarrëveshje.[44]
Shkollat fillore në këtë periudhë ishin katërkatëshe dhe fare pak pesëkatëshe. Derisa procesi mësimor në Kosovë ishte i organizuar vetëm në gjuhën serbe, në Vojvodinë shkollat ekzistonin edhe për “pakica” kombëtare. Nxënësit shqiptarë mësimet i kanë vijuar në “gjuhën shtetërore” serbe, numri i të cilëve ishte shumë i vogël. Kështu, p.sh., vetëm në vitin 1921, mbi 95 për qind e popullit shqiptar të Kosovës ishte analfabetë. Ndonëse me ligj ishte i precizuar edhe procesi mësimor për pakicat, prapë kjo për shqiptarët nuk vlente, sepse Mbretëria Jugosllave shqiptarët nuk i njihte si popull dhe askush nuk guxonte të fliste për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Në vitin shkollor 1918/19, duke përjashtuar ish-rrethin e Kaçanikut, në tërë territorin e sotëm të Kosovës, punonin gjithsej 68 shkolla fillore. Kjo është dëshmia më e mirë se asokohe kemi pasur një rrejt shkollor tejet të varfër. Sa i përket kuadrit profesional, shkollat fillore të kësaj treve kishin kuadrin më të papërgatitur. Në fillim u gjetën vetëm ata që sa kishin mësuar shkrim-leximin. Ky kuadër në përbërje kishte: mësuesit e përhershëm, mësuesit e përkohshëm dhe ushtruesit e detyrë së mësuesit. Hapja e shkollave në Kosovë nuk është bërë me tempo të njëjtë. Në disa vende të këtij rajoni kemi pasur një tempo më të shpejtuar, e në disa mjedise të tjera më të ngadalësuar. Këtë situatë kësisoj e kanë kushtëzuar rrethanat ekonomike, shoqërore dhe politike të kësaj periudhe. Shkollat e para janë hapur në ato vende të cilat ishin të banuara me popullsi sllave, madje në ato vendbanime me popullate të përzier e shumë rrallë janë hapur në ato vende të etnikumit të pastër shqiptar. Shkolla e kësaj kohë konsiderohej edhe si mjet për kolonizimin e Kosovës me serbë dhe malazezë. Vlen të theksohet se kishe shumë ndryshime të mëdha mes zonave, sepse kjo varej edhe nga qasja që kishin për shkollën, si dhe nga vetë mësuesit.[44]
Shkollat që u hapën në Kosovë e në viset e tjera shqiptare u jepnin nxënësve njohuri elementare, si dhe aftësim fillestar vetëm për shkrim e lexim. Deri në gusht të vitit 1926, kur u miratua plani e programi i ri shkollor, në shkolla punohej pa një plan të njësuar arsimor. Sipas planit dhe programit të vitit 1926, gjuha serbokroate zinte vendin qendror. Për të gjithë klasat e fillores, fondi javor i orëve nga kjo lëndë mësimore ishte 7. Vendin e dytë dhe të tretë për nga rëndësia e ndanin: fillet e ushtrimit real, historia dhe aritmetika. Mësimi i besimit ishte shndërruar në lende të obligueshme mësimore për të gjitha fetë. Këtë lënde mësimore e jepnin priftërinjtë dhe hoxhallarët, varësisht nga përkatësia fetare. Tërësitë programore nga këto lënde mësimore ishin të seleksionuara që përmes tyre të arrihen dy qëllime kryesore. Së pari, të lartësohej populli serb përmes shembujve të ndryshëm të nxjerrë nga letërsia dhe historia, në mënyrë që te nxënësit të zhvillonin vetëdijen kombëtare e patriotike. Ndërsa, qëllimi i dytë ishte që përmes përmbajtjeve të lendeve mësimore, të ndikohet në mënyrë të organizuar për denacionalizmin dhe shkombëtarizimin e elementit josllav. Këta dhe shembujt e tjerë janë dëshmia më e mirë se pos karakterit arsimor, shkollat e këtyre anëve kishin edhe karakter politik. Madje, Serbia mori masa për ta bllokuar komunikimin ekonomik, arsimor e kulturor me Shqipërinë. Qeveria serbe mori masa të rrepta për të mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit njerëzor, ekonomik, arsimor dhe kulturor ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës dhe viseve tjera. U ndalua plotësisht futja në Kosovë e gazetave dhe e revistave shqipe. Atij që i gjendej libri shqip në këtë periudhë, si në kohën e sundimit osman, e paguante me kokë. Në të njëjtën kohë autoritetet serbe ndërmorën të gjitha masat, që studentëve kosovarë, të cilët studionin në Shqipëri, Itali, Austri e gjetiu, t’u pengohej sa të ishte e mundur kthimi në Kosovë.[45]
Në këtë periudhë, arsimi në gjuhën serbe, organizohej sipas komunave shkollore. Secila komunë shkollore kishte këshillin e vet, i cili kujdesej për funksionimin e tyre. Në këtë periudhë me shkollat qeverisnin drejtorët e shkollave. Mbikëqyrjen ndaj shkollave dhe ndaj punës së mësimdhënësve e bënin inspektorët e shkollave të qarkut, inspektorët e shkollave dhe të dërguarit e Ministrisë së Arsimit. Inspektorët e shkollave të rrethit në Kosovë kanë qenë nga radha e mësuesve të dalluar. Ata në të njëjtën kohë ishin edhe referentë të arsimit. Në vitin shkollor 1939/1940, në edukimin dhe arsimimin fillor të Kosovës vetëm në gjuhën serbe ishin të përfshirë rreth 30 për qind të fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore dhe 70 për qind e tyre kishin ngelur jashtë shkollës. Në këtë vit shkollor në arsimin fillor katërkatësh në Kosovë kishte 250 shkolla me 654 paralele, të cilat kishin 37505 nxënës. Me këta nxënës punonin 728 mësues (të gjithë joshqiptarë), prej të cilëve femra ishin 222 sosh. Në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, në Kosovë ka punuar një numër i madh shkollash fillore. Ato hapeshin, kryesisht në ato mjedise që ishin të banuara me popullsi sllave. Sipas thirrjes ato ishin shkolla popullore por që kishin statusin e institucioneve shtetërore. Këto shkolla, ishin nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Jugosllave. [44]
Arsimi shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u bë Reforma Arsimore e vitit 1946 e cila përcaktoi kohzëgjatjen e arsimit të përgjithshëm në 11 vjet; arsimi fillor 4 vjet, arsimi unik 3 vjet dhe i mesmi 4 vjet. Arsimi fillor dhe ai unik u bënë të detyrueshme. Prej vitit 1963, arsimi i detyrueshëm u ngrit nga 7 në 8 vjeçar dhe arsimi i mesëm nga 11 në 12 vjet. Ashtu si në çdo fushë tjetër edhe në arsim u ndërmorën disa reforma. Hapi i parë në fushën e arsimit ishin kurset kundër analfabetizmit të cilat u përhapen në çdo cep të vendit gjatë viteve 1945-1949.
Me një popullsi prej 1.122.044 banorë të rregjistruar në 30 shtator të vitit 1945 numri i analfabetëve arrinte në 911.410 banorë ose 81% e popullsis së vendit. Gjatë vitit 1945 ishin hapur 566 kurse ku mësohej shkrim dhe lexim për 10.234 vetë. Sipas një ligji të miratuar në vitin 1949 mosha deri ne 40 vjeç detyroheshin të merrnin bazat në shkrim dhe lexim. Nga një praktikë e tillë rezultoi se mbas 5 vitesh kishin mësuar shkrim dhe lexim rreth 130.000 vetë dhe kishin mbetur 420.000 analfabet. Në vitin 1955 u shpall publikisht se ishte likuiduar analfabetizmi deri në moshën 40 vjeç. Edhe pse u punua vullnetarisht për uljen e analfabetizmit në arkiva faktohet se një pjes e popullsis nuk arriti të mësonte shkrim dhe lexim sidomos moshat e mëdha. Ky problem vazhdoi edhe në vitet më vonë.
Në vitet e para të pas luftës zhvillim të madhë pati arsimi fillor. Në vitin 1946 Këshilli i Ministrave i RPSH mori masa për vënien e arsimit në jetë, nga ku u formuan Reforma Arsimore, Kuvendi Popullor dhe u dekretuan ligjet mbi “Reformën Arsimore" dhe “Arsimin fillor të detyruar". Në krahasim me vitin e parë pas çlirimit , gjatë viteve 1948-1949 shkollat fillore u shtuan me rreth 71%. Arsimi 7 vjeçar në krahasim me vitin 1945 u zgjerua me 71% për numrin e shkollave dhe rreth 30% për sa i takon numrit të nxënësve. Për të plotësuar nevojat për mësues u zgjerua rrjeti i shkollave pedagogjike dhe u hap Instituti i Lartë Pedagogjik në Tiranë. Arsimi fillor i detyruar gjatë viteve 1951-1952 thuajse u realizua plotësisht.
Në vitet 1946-1947 funksiononin vetëm 6 gjimnaze në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Gjithashtu dhe instituit teknik në Tiranë. Vetëm një vitë më vonë numri I gjimnazeve arriti ne 20. Zhvillime pati edhe gjatë viteve ’60 ku zhvillim kryesor mori arsimi profesional i mesëm dhe ai i përgjithshëm. U zgjerua rrjeti i shkollave tekniko-profesionale i të gjitha kategorive kudo në Shqipëri. Në vitet 1952-1953 numëroheshin 15 shkolla të ulta profesionale dhe 24 shkolla të mesme tekike dhe pedagogjike.
Gjatë mesit të viteve ’50 u hodhën themelet e para të shkollës së lartë. Hapja e Institutit Pedagjogjik të Tiranës në vitin 1946 shënoi hapin e parë. Në ktë institut 2 vjeçar studjoheshin degë si Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Matematika dhe Fizika, Shkenca Biologjike , Gjeografia dhe Historia. Pas vitit 1951 u hapën institute të tjera 3 dhe 4 vjeçre për pedagogji. Në vitin shkollorë 1955-1956 të arsimit të lartë numëroheshin 6 Institute 4 dhe 5 vjeçar dhe 22 fakuktete me rreth 1957 studentë.
- Universiteti i Tiranës
- Artikulli kryesor: Universiteti i Tiranës
Me dekretë të Presidiumit të Kuvendit Popullor më 3 shtator 1957 u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës (USHT). USHT hapi dyert në 16 shtator të 1957. Në vitin 1962 u krijua edhe Universiteti Bujqësorë i Tiranës, në Kamëz.
Pas ndryshimeve demokratike dhe miratimit e kushtetutës së re, u synua renovimi i sistemit arsimor nga trashëgimia dhe ndikimet ideologjike të së kaluarës. Arritjet kryesore të këtij synimi janë:[46]
- çlirimi i kurrikulës nga manipulimet politike dhe deformimet ideologjike,
- zvogëlimi relativ i ngarkesës mësimore,
- baraspeshimi më i mirë i dijeve, shkathtësive dhe qëndrimeve,
- rishqyrtimi i objektivave dhe përmbajtjeve të lëndëve shoqërore, si dhe
- futja e disa lëndëve të reja (informatika, edukimi qytetar, etj).
Arsimi në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore arsimi shqiptar u shtri mbi baza kombëtare edhe në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish Mbretërinë Jugosllave. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën me një sistem arsimor relativisht të përhapur, me 278 shkolla fillore dhe 11 shkolla të mesme, madje më 26 tetor 1946 u rihap Shkolla Normale në gjuhën shqipe. Por nga ana tjetër, filloi menjëherë persekutimi i arsimtarëve shqiptarë me motive politike-ideologjike, duke i quajtur ata armiq, u dëbuan nga arsimi 714 mësues, një pjesë u burgosën dhe një pjesë u detyruan të largoheshin për në Turqi, filluan të ndaloheshin disa tekste në gjuhën shqipe dhe të përktheheshin të tjera nga gjuha serbo-kroate, etj.[47]
- Etepa e parë (1944 – 1966).
Sistem arsimor socialist me përfshirje gjithë popullore për zhdukjen e analfabetizmit. Mësimi teorik me bazë ideologjinë komuniste. Forcimi i besimit në socializëm dhe vëllazërim – bashkim si rend politik e ekonomik Jugosllav. Në Kosovë orientimet programore të arsimit qonin deri në përfundimin e një shkolle të mesme gjimnaz apo normale dhe në vitin 1958 themelohet Shkolla e parë e Lartë Pedagogjike dhe më 1960 Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Arritje tjetër e madhe gjatë kësaj etape ishte edhe fillimi i funksionimit (ndonëse me pengesa të natyrave të ndryshme) të asaj e cila më vonë do të njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.
- Etapa e dytë (1966 – 1980).
Shënohet një demokratizim i sistemit të arsimit dhe konsolidimi i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet. Fillojnë punën edhe shkollat e mesme profesionale apo prodhuese, por nuk investohej në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies ku 91% e buxhetit arsimor i dedikohej vetëm pagave. Pas vitit 1970 proceset arsimore marrin një hovë të lartë të zhvillimit, depolitizohet sistemi i arsimit në një masë të madhe, planprogramet arsimore zhvillohen nga ekspertët kosovar, arsimi merr një dimension të ri shoqëror dhe kombëtar në luftë për dije dhe liri nga okupimi serb. Arritjen më të madhe në këtë etapë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës.
- Etapa e tretë (1980 – 1991).
Rikthimi i ndikimit të politikës në arsim, humbja e orientimit arsimor të institucioneve, ndjekja dhe përjashtimi nga puna i ekspertëve dhe mësimdhënësve, zbatimi i politikës antiarsimore dhe antinjerëzore të pushtetit serb. Fatkeqësisht shënohen zhvillime edukocidiale deri në ndalimin e arsimimit dhe dëbimin me dhunë të nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve nga institucionet arsimore.
- Etapa e katërt (1991 – 1999).
Krijimi i sistemit të pavarur demokratik arsimor dhe ruajtjen e vazhdimësisë së punës së institucioneve arsimore dhe procesit arsimor nën okupim. Sistemi i arsimit vëhet në lëvizje të themelimit të shtetit të ri të Kosovës dhe pengimin e shpopullimit të Kosovës nga populli i saj. Zhvillimi i planprogrameve dhe botimi i teksteve mësimore të reja pa ndikime ideologjike dhe politike dhe me platëformë të arsimit kombëtar. Nuk është zhvilluar ndonjë filozofi e veçantë orientuese arsimore, por është shënuar një vullnet i paparë për punë i mësimdhënësve, në kushte të rënda të okupimit, në “Shtëpitë Shkollë”. Gjatë kësaj etape, sistemi arsimor në Kosovë përfshinte: 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Arsimi shqiptar në shekullin XXI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi arsimor në Shqipëri bazohet në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila, bashkë me ligjet kryesore, aktet ligjore dhe dokumente të tjera të rëndësishme, e konsideron sektorin e arsimit si prioritet. Në ligjin 69/2012 përcaktohet e drejta për t’u arsimuar e çdo shtetasi shqiptar, në të gjitha nivelet e arsimimit, pa asnjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga kombësia, gjuha, gjinia, feja, bindjet politike, gjëndja shëndetësore, gjëndja ekonomike, etj. MAS është institucioni më I lartë publik administrativnë sektorin e arsimit kombëtar.[48] Ky institucion miraton dispozitat bazë për institucionet arsimore, programet shkollore dhe kurrikulën dhe jep udhëzimet për vitin e ri shkollor. MAS është përgjegjës edhe për hartimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së Strategjisë së Arsimit të sistemit Arsimor Parauniversitar. Vizioni aktual për sistemin arsimor ka vendosur në qëndër nxënësin dhe nevojat e tij, me qëllim që brezi I ardhshëm mund të përfitojë përmes këtij shërbimi aftësi, shprehi dhe vlera që do ta ndihmojnë atë në mënyrë individuale të përballojë sfidat e një tregu të globalizuar, por që do të sjellë kontribut edhe në kapitalin njerëzor, duke shënuar një progres të ri shoqëror.
Karakteristikë e suksesshme për sistemin arsimor është decentralizimi, autonomia e institucioneve arsimore. Kjo e fundit ka të bëj me ndarjen e detyrave, përgjegjësive, funksioneve ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes. Sot shkollat në Shqipëri kanë disi autonomi krahasuar me shumë vite më parë, pasi është rritur niveli I përgjegjësisë, janë rritur kapacitetet për planifikim dhe menaxhim.[49]
Në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë për arsim të gjithë shtetasit pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore apo etnike. Pakicave kombëtare u sigurohet e drejta e arsimimit në gjuhën amtare deri në mbarimin e shkollës 9 vjeçare. Qytetarëve të rritur u krijohen kushte të përshtatshme për marrjen e arsimit të mesëm e të lartë edhe pa shkëputje nga puna. Për t`u ardhur në ndihmë nxënësve, shteti organizon sistemin e bursave dhe të konvikteve. Fëmijët fillojnë arsimin e tyre kur mbushin moshën 6 vjeç, deri në ditën e fillimit të shkollës.
Arsimi në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të shekullit XXI fillon reformimi i plotë i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Qëllimet arsimore në ndërtimin e aftësive mendore, shkathtësitë profesionale, kulturën qytetare dhe mirëqenien individuale e shoqërore të qytetarëve të Kosovës. Zbatimi i metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të bazuara në standarde dhe objektiva mësimore. Zgjerimi i sistemit të arsimit të obligueshëm për një klasë dhe organizimi i arsimit privat si alternativë dhe konkurrues në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3 - 4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002.[50]
Arsimi shqip në Mal të Zi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi shqip në Mal të Zi është pjesë integrale e historisë së arsimit të shqiptarëve në tërësi. Një numër i vogël fëmijësh shqiptarë të këtyre trevave u arsimuan në shkolla të pushtuesve të ndryshëm, ndërsa fillet e arsimit shqip lidhen me arsimin fetar qysh në shekullin XVII. Numri i shkollave shqipe në territorin e Ulqinit, Tivarit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë u rrit sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore. Si në periudhën 1878-1915, ashtu edhe në periudhën 1918-1941 pushteti i Malit të Zi, përkatësisht i Jugosllavisë nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe. [51]
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shkolla shqipe u hapën në Ulqin, Krythë, Katërkollë, Sukobinë, Salç, Ostros, Muriq i Poshtëm, Merkot, Ljare, Gjuraç, Dedaj, Tuz, Arzë, Prifti, Dinoshë, Kojë, Luhar, Triesh, Plavë, Guci, Rozhajë e Dacaj.
Në vitet 1945 - 1984 numri i shkollave fillore prej katër klasash deri në tetë klasa me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi u rrit dukshëm, ku u mundësua shkollimi i plotë fillor (tetëvjeçar) i nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në komunat e Ulqinit, Tivarit, Tuzit, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës. Në komunën e Ulqinit u themeluan tri shkolla fillore tetëvjeçare (dy në Ulqin, një në Shtoj), në komunën e Tivarit u themelua një shkollë tetëvjeçare shqipe (në Ostros), në komunën e Podgoricës u themeluan katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Dinoshë dhe Triesh). U themeluan gjithashtu edhe shkollat tetëvjeçare në Guci, përkatësisht në Dacaj (Rozhajë). Një numër i konsiderueshëm nxënësish shqiptarë u arsimuan në shkolla fillore me mësim në gjuhën serbokroate. Në vitin 1965 themelohet Gjimnazi i Ulqinit. Në vitin 1971 çelen dy paralele të Gjimnazit të Podgoricës në Tuz, ku më 1975 themelohet shkolla e mesme e pavarur. Në vitin 1978 fillon punën një paralele me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e mesme në Plavë. [51]
Arsimi i lartë me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi filloi në vitin 2004, me programin studimor për arsimin e mësuesve në gjuhën shqipe, me seli në Podgoricë.[52] [53]
Arsimi shqip në Maqedoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpjekjet për arsimin shqip në trevat shqiptare të Maqedonisë filluan gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të dokumentuara, në vitin 1898 vetëm në qytetin e Manastirit me rrethinë vepronin 451 shkolla fillore (iptidaie), pastaj 17 shkolla të mesme të ulëta (ryzhdie) dhe 2 shkolla të mesme të larta (idadie). Po në këtë vit në Shkup vepronin 445 shkolla iptidaie, 24 ryzhdie dhe vetëm 1 shkollë idadie. Institucione të këtilla funksiononin edhe në qytetet si Gostivari, Tetova, Kërçova, Kumanova, Ohri, Struga, etj. Krahas këtyre institucioneve arsimore vepronin edhe disa medrese si dhe Shkolla Normale e Shkupit.
Në vitin 1905 në Manastir u formua Komiteti "Për Lirinë e Shqipërisë". Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 Manastiri u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Më 31 korrik 1908 u formua edhe Klubi "Bashkimi", që luajti rolin e një klubi qendror për organizimin e veprimtarive edhe të klubeve të tjera të lëvizjes kombëtare. Me nismën e tij, mes datave 14 dhe 22 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe; ndërsa më 3 prill 1910 u mbajt Kongresi i Dytë i Manastirit, për mbrojtjen e shkollës e të gjuhës shqipe kundër reaksionit xhonturk. Po në Manastir në vitet 1911-1912 u botua gazeta "Drita" e themeluar nga Mustafa Leskoviku. Në Manastir u botuan edhe shumë libra në gjuhën shqipe, veçanërisht për shkollat. Me qytetin e Manastirit lidhet ngushtë dhe veprimtaria atdhetare e Gjergj, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit.
Në fillim të shekullit XX në shkollat ekzistuese në Maqedoni ngadalë nisi të përdorej edhe gjuha shqipe.
Megjithatë, kthesa e parë e rëndësishme ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në Maqedoninë Perëndimore (Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë) u hapën shumë shkolla fillore dhe disa shkolla të mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, arsimi shqip në Maqedoni u zhvillua në kuadër të sistemit të arsimit të ish-Jugosllavisë përkatësisht të Maqedonisë. Ndonëse me shumë vështirësi politike, ekonomike, mungesë kuadri e tekstesh mësimore etj., arsimi shqip u zhvillua në të gjitha shkallët e shkollimit. Institucionet shtetërore dhe politike të Maqedonisë deri së voni i krijuan pengesa të vazhdueshme shkollës shqipe në këtë vend. [54]
Arsimi fillor në gjuhën shqipe, fillimisht katërvjeçar, pastaj edhe shtatë e tetëvjeçar, u hap në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni, por shumë më ngadalë se arsimi në gjuhën maqedonase. Problem i veçantë ishte vijimi i arsimit fillor nga vajzat shqiptare. Ndërkaq, arsimi i mesëm u zhvillua edhe më ngadalë. Filloi, kryesisht, me hapjen e gjimnazeve në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe të Shkollës Normale në Shkup. Hapja e shkollave të mesme filloi të masivizohet sidomos nga viti 1957, me organizimin e tij edhe në shkolla të tjera të mesme profesionale, siç ishin shkollat e mesme të mjekësisë, ekonomike, bujqësore, tregtare, e muzikës, e artit etj. U hapën shkolla të mesme profesionale me drejtime të ndryshme, me programe tre e katërvjeçare. Mësimi organizohej në gjuhën shqipe (për nxënësit shqiptarë) dhe në gjuhën maqedonase (për nxënësit maqedonas). Në vitin 1984 institucionet shtetërore morën nismën për formimin e paraleleve të përziera me nxënës shqiptarë e maqedonas, me mësim në gjuhën maqedonase, gjë që u kundërshtua nga shqiptarët. Në vitin 2008 arsimi i mesëm në Maqedoni bëhet i detyrueshëm për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e moshës shkollore.
Ndërkaq, arsimi i lartë në Maqedoni filloi me themelimin e Fakultetit Filozofik (1946), përkatësisht me Universitetin e Shkupit (1949), me mësim në gjuhën maqedonase, ku studionin edhe studentë shqiptarë. Arsimi i lartë shqip, pastaj, filloi me themelimin Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe të degës së albanologjisë në kuadër të Fakultetit Filozofik në Shkup. Shkolla e Lartë Pedagogjike u themelua në vitin 1947, ndërsa grupi i gjuhës shqipe në kuadër të saj u themelua në vitin shkollor 1951/52 për përgatitjen e kuadrit arsimor me kualifikim të lartë. Dega e albanologjisë fillimisht veproi si lektorat në Fakultetin Filozofik të Shkupit, ndërsa nga viti akademik 1959/60 ngrihet në seminar të gjuhës shqipe, pastaj në vitin akademik 1971/72 themelohet grupi i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, i cili në vitin 1974 shndërrohet në katedër të gjuhës dhe letërsisë shqipe, si pjesë e Fakultetit të Filologjisë. Në vitin 1995 në kuadër të Universitetit të Shkupit themelohet Fakulteti Pedagogjik, me dy grupe studimore: mësim klasor dhe edukim parashkollor, me mësim në tri gjuhë: shqip, maqedonisht, dhe turqisht. Në vitin 1994 u themelua Universiteti i Tetovës, veprimtaria e të cilit në vitin 2004 u legalizua dhe mori emrin Universiteti Shtetëror i Tetovës. Në vitin 2001 në Tetovë u themelua edhe Universiteti i Evropës Juglindore, në vitin 2005 u themelua Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ndërsa në vitin 2016 filloi punën edhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup.[54]
Arsimi shqip në Luginën e Preshevës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi shqip në trevën e Luginën e Preshevës filloi pas Luftës së Dytë Boterore. Shkollat e para fillore shqipe në Komunën e Preshevés u hapen në fillim të vitit 1945, ne fshatin Raince, në Preshevë, në Miratoe dhe në Rahovice, ndërsa në shator të vitit 1945 edhe në fshatrat Corrotice, Termnave, Norçë, Zhunice, Bukuroc dhe Geraj. Ne vitin shkollor 1948/49 ne shkollen e Preshevës, për herë pare, fillon klasa e peste, e cila në vitin shkollor 1953/54 u shnderrua në shkollë të plotë fillore. Njëkohësisht, në shkolla të plota fillore do të ngrihen edhe shkollat ne Miratoc, Raince dhe Caravajke, pastaj në Rahovicë në vitin shkollor 1961/62, në Strezovce (1965/66) dhe në Leran (1968/69). Në fillim të vitit 1945 shkolla katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe u hapën edhe në komunën e Bujanocit, së pari në Tërnoc, Nasalcë e Lluçan. Shkolla fillore e Terrnocit në vitin shkollor 1950/51 filloi edhe me klasën e pestë. Paralele të ndara kishin shkollat në Bujanoc, Lluçan, Nasalce, Turi, Konçul, Dobrosin dhe Ternoc i Vogel. Gjate viteve në vazhdim u bënë edhe riorganizime të tjera të këtyre dhe shkollave të tjera. Ndërkaq, arsimi fillor ne gjuhën shqipe në komunën e Medvegjës filloi në vitin shkollor 1951/52, në fshatin Tupallë, si paralele e shkollës tetëvjeçare serbe të Medvegjës, e cila u pavarësua ne vitin shkollor 1969/70. Kësaj shkolle tetëvjeçare iu bashkëngjitën edhe shkollat katër klasash në Gjylekreshte dhe Kapit. Në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës mësimi shqip ka filluar te zhvillohet në vitin shkollor 1967/68. [54]
Ndërkaq, arsimi i mesëm në keto treva filloi ne vitin 1947, me themelimin e shkollës së nxënësve në ekonomi. Në vitin 1961 ne Presheve hapen edhe paralelet e para të Gjimnazit të Vranjës, i cili reformohet disa here dhe transferohet në Bujanoc. Në vitin shkollor 1978/79 në Medvegië u hapen dy paralele të ndara në gjuhën shqipe te shkollës së mesme, te cilat u ndërprenë në vitin shkollor 1987/88. Së fundi në Komunën e Preshevës veprojnë gjashtë shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, një me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe dhe dy shkolla të mesme; në Komunën e Bujanocit veprojnë pesë shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe dhe një shkollë e mesme, kurse në Komunën e Medvegjës punon vetëm një shkollë fillore shqipe. Arsimi në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ishte pjesë integrale e sistemit të arsimit në Serbi. Arsimi shqip në këto treva pati dhe ka vështirësi të ndryshme të natyrës ekonomike dhe politike. Mësimdhënësit dhe veprimtarët e tjerë të arsimit shqip ishin vazhdimisht nën mbikëqyrjen dhe presionin e pushtetit.[54]
Arsimi dhe shkollat e para shqipe në mërgim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillet e arsimit në gjuhën shqipe në diasporë lidhen me ngulimet e para shqiptare jashtë trevave etnike. Kështu p.sh. shkolla me mësim në gjuhën shqipe u hap në Korfuz të Greqisë më 1906, pastaj në Shubra afër Kajros (Egjipt) më 1907, në Natick afër Bostonit (SHBA) më 1908, në Tophane të Stambollit (Turqi) më 1911, Capitanata (Itali) më 1914, Jameston (SHBA) 1915, Konstancë (Rumani) 1916, Philadelphia dhe Worchester - Mass (SHBA) 1919. Shkolla me mësim në gjuhën shqipe kanë vepruar edhe në Zarë të Kroacisë, Bukuresht të Rumanisë, Bosfor, Beshiktash dhe Skydar të Turqisë, etj. Shkolla me mësim në gjuhën shqipe në vende të ndryshme të Evropës kanë vazhduar të hapen edhe pas Luftës së Dytë Botërore veprimtari kjo e cila vazhdon edhe në ditët tona.
Në mënyrë më të organizuar dhe institucionale për diasporën shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, kjo formë e arsimimit nis gjatë viteve 1970, si mësim plotësues (jugosllav). Në vitet '90, me pavarësimin e arsimit shqip në Kosovë, pavarësohet edhe mësimi shqip në diasporë. Për nxënësit në diasporë, numri i të cilëve asokohe u rrit shumë, për shkak të emigrimit masiv të shqiptarëve nga Kosova e më gjerë, Ministria e Arsimit e Qeverisë së Kosovës në emigrim në vitet 1992-1995 hartoi plan-programe dhe tekste të veçanta. U bënë përpjekje për përfshirje sa më të madhe të nxënësve në shkolla shqipe dhe në mësimin plotësues, sidomos në disa vende europiane.
Së fundi është shtuar angazhimi për bashkëpunim midis autoriteteve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, për përafrimin dhe njëjtësimin e politikave të mësimit plotësues shqip në diasporë, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit të origjinës, të integrimit më të lehtë në shoqërinë vendore dhe të riintegrimit më të lehtë në vendin e origjinës. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) e Kosovës ka botuar disa tekste mësimore për fëmijët në diasporë. Në vitin 2007 ka hartuar edhe një kurikulë të veçantë. Prej vitit 2005 MASHT-i e Kosovës dhe prej 2007 bashkëngjitur edhe nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë, organizohen takime të rregullta vjetore të mësuesve të diasporës në formën e një seminari didaktik profesional, ku marrin pjesë rreth 150 mësues shqiptarë nga vende e rajone të ndryshme të Evropës. Me gjithë vështirësitë e ndryshme, vlerësohet se në mësimin plotësues në diasporë janë përfshirë rreth 30,000 nxënës shqiptarë të moshës së arsimit të detyrueshëm.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsimi
- Historia e arsimit
- Arsimi në Shqipëri
- Shkollat e para shqipe
- Historia e pedagogjisë
- Arsimi dhe edukata tek ilirët
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 9 - 12.
- ^ ... There, in the court of Glafkias, he received his education and upbringing ... https://www.greecehighdefinition.com/blog/pyrrhus-king-of-epirus
- ^ King Glaukia practically adopted Pyrrhus and taught him everything he knew about leadership, politics, and the art of war. - https://shqipful.com/en-xk/blogs/heritage/king-pyrrhus-the-extraordinary-history-of-the-eagle-of-epirus
- ^ Then Pyrrhus would certainly have been put to death had not some of his father's friends carried him off. They took him to King Glaucias of Illyria, who conceived such a fancy for the infant that he kept him, and had him educated with his own children - https://www.heritage-history.com/index.php?c=read&author=kaufman&book=plutarch&story=pyrrhus
- ^ Plutarku: Pirro (Jetët Paralele), p. 7
- ^ Grup autorësh 2003, p. 22.
- ^ Qafëzezi 1936, p. 84.
- ^ Strabo. Geographica, 7.8.316.
- ^ Elsie 2011, p. 80 - 81.
- ^ Rexhepi & Demaj 2019, p. 16 - 17.
- ^ Osmani 1983, p. 36 - 37.
- ^ Baku 2011, p. 260.
- ^ Elsie 2011, p. 178 - 179.
- ^ Rexhepi & Demaj 2019, p. 16 - 17.
- ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 16 - 23.
- ^ Črnja 1965, p. 41.
- ^ a b https://keshillapsikologjike.info/shkollat-dhe-edukimi-e-arsimimi-mesjetar-fetar-arberoreve/
- ^ a b Dhori Qiriazi (2000) Krishterimi në Shqipëri, Argeta LMG, fq. 59 - 61.
- ^ J. Hamm: Staraslovenska gramatika, Zagreb, 1970, fq. 31
- ^ Vrankić, Petar. "Studium generale dei domenicani di Zadar (Zara) (1396-1807). Il primo centro filosofico-teologico e universitario nella Croazia e nell'Europa sudorientale". L’insegnamento superiore nella storia della Chiesa: scuole, maestri e metodi (në italisht). fq. 246.
- ^ Les Lettres Albanaises, Union des écrivains et artistes d'Albanie (Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë), Tiranë, 1984, fq. 163.
- ^ Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, "Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor," Prishtinë, 2002.
- ^ https://www.catholic-hierarchy.org/bishop/bcolles.html
- ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 62.
- ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 56 - 57.
- ^ https://www.botasot.info/libra-sporti/779422/shkollat-dhe-arsimi-ne-perfekturen-e-prizrenit-1889-1944/
- ^ http://skender-zhur.weebly.com/histopedagogji.html
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2023. Marrë më 18 maj 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 116–117. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 127 - 137.
- ^ Grup autorësh: Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar (Vëllimi 1). Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 2003, fq. 137
- ^ a b Duraku, Nebil (1984). Shkrimtarët e Kosovës ('43 - '83). Prishtinë: Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës. fq. 287.
- ^ Kraja, Musa (1987). Mati Logoreci. Tiranë: Shtëpia Botuese 8 Nëntori. fq. 5-6.
- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Plymouth: The Scarecrow Press. fq. 281. ISBN 9780810873803. OCLC 454375231.
- ^ Elsie, Robert. Historical Dictionary of Kosova. The Scarecrow Press, Inc. Lanham - Toronto - Plymouth, UK. 2011. (Chronology) fq. xxxiii. ISBN 978-0-8108-7231-8 OCLC 813665362
- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1592, 1595. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1193–1194. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2487. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Shkolla Shqipe e Prizrenit". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 886. OCLC 734077163.
- ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Shkolla Normale e Elbasanit". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 886. OCLC 734077163.
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2485–2486. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Lafe, Emil (red) 2008, p. 117.
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 116–117. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ a b c Abdulla Vokrri, Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore, (Prishtinë: 1990), 303.
- ^ 8 Grup autorësh, Historia e popullit shqiptar III, (Tiranë: 2007), fq. 488.
- ^ https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/RAPORTI_Korrik.pdf
- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, (Vëllimi II), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1307-1308.
- ^ Kashahu, Ledia (2015). Shkolla dhe komuniteti. Tiranë. ISBN 978-9928-175-78-6.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Kashahu, Ledia (2015). Shkolla dhe komuniteti. Tiranë. ISBN 978-9928-175-78-6.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Zhvillimi historik i sistemit të arsimit në Kosovë, 17.09.2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Vizituar më 17.08.2016.
- ^ a b Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 350 - 351.
- ^ Istorijski Leksikon Crne Gore, Grup autorësh, Daily press: Podgoricë, 2006 ISBN 86-7706-169-X
- ^ DRUGI IZVJEŠTAJ CRNE GORE O SPROVOĐENJU EVROPSKE POVELJE O REGIONALNIM I MANJINSKIM JEZICIMA Arkivuar 31 janar 2017 tek Wayback Machine – mmp.gov.me
- ^ a b c d Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 73 - 75. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.