Nebil Duraku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Nebil Duraku | |
---|---|
U lind më | 27 maj 1934 Burojë, Kosovë |
Vdiq më | 26 tetor, 1989 Zagreb, Kroaci |
Kombësia | Shqiptar |
Nebil Duraku u lind më 27 mars 1934 në Burojë, Kosovë, është shkrimtar shqiptarë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreu shkollën Tregtare-financiare të Kontabilitetit në Pejë. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Punoi si mësues në disa lokalitete të Drenicës. Punoi mbi tri dekada gazetar: gazetar-reporter i të përditshmes “Rilindja” (1957-1975); redaktor i “Gazetës së delegatëve” të Kuvendit të Kosovës (1975-1977) dhe reporter-redaktor i Televizionit të Prishtinës (1977-1989). Një kohë ishte edhe bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave që botoheshin në ish-Jugosllavi: “VUS” (Vjesnik u sredu) të Zagrebit, “Delo” të Lubjanës etj. Me shkrime letrare u paraqit për herë të parë më 1952. vazhdoi bashkëpunimin me të gjitha gazetat dhe revistat shqipe që botoheshin në kosovë e më gjerë. Ka kultivuar disa lloje zhanresh letrare në prozë. Librin e parë të tregimeve për fëmijë Topi i larmë e botoi më 1965 në redaksinë “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Pastaj, botoi romanin e parë Murgesha (1966) në Redaksinë e botimeve “Rilindja” të Prishtinës, nga e cila redaksi më pastaj u botuan edhe romanet Shtrojera (1969, ribotimi 1979), romani Drenusha (1980), librin me tregime Kobi (1983) dhe romani Egjra (1989). Romanin Shtrojera e botoi edhe Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, e Tiranës, më 1983. Gazeta “Flaka e vëllazërimit” e botoi më 1980 në vazhdime romanin Dhengrënësit, ndërsa romanin I treturi e botoi revista letrare “Koha” e Podgoricës (1983), si dhe romanin Murana (1986). Radio Prishtina emetoi radio-dramat Tregtari i kafshatave të dreqit dhe Kah fryn era, kurse televizioni i Prishtinës realizoi dramën televizive Kopshti i pleqërisë. Iu vu në skenë edhe drama Maska e çjerrë. Është autor i librit monografik Ekonomia e Kosovës sot e në perspektivë (1976) dhe i librit-leksikon Shkrimtarët e Kosovës 1943-’83, të botuar më 1984. Nebil Duraku vdiq më 26 tetor 1989 në Zagreb, për të gjetur prehje në varrezat e Prishtinës.