Teodor Kavalioti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Teodor Kavalioti (rreth 1718 - 11 gusht 1789[1]) ka qenë një studiues dhe leksikograf arumun nga Voskopoja. Pas shkollës elementare atje, ai studioi matematikë, teologji dhe filozofi në Janinë, në kolegjin Maruci, i drejtuar në atë kohë nga Eugjen Vulgaris, mes viteve 1732-1734[2], duke u njohur me veprat e Malebrancheit, Descartesit dhe Leibnizit. U kthye në Voskopojë, që kish nisur të lulëzonte si qendër shqiptare dhe arumune, dhe në vitin 1746 u bë drejtor i Akademisë së Re.

Kavalioti është autori i disa veprave filozofike, të shkruara në greqisht, i një gramatike elementare greke dhe i Protopeirias (Venedik, 1770) që përmban një fjalorth trigjuhësh në greqisht, arumanisht dhe shqip prej 1170 fjalësh. Ky fjalorth u ribotua nga profesori gjerman Johann Thunmann nga Halle, me përkthimin latinisht përkrah më 1774.

Pjesë nga faqja e parë e fjalorthit[redakto | përpunoni burim]

Protopeiria.png
Ῥωμαίϊκα. Βλάχικα. Ἀλβανίτικα
1. Ἀββᾶς. Ηγούμενου (iyumenu). Ηγκουμέν (igumen).
2. Ἀγαλια. Ανάργα (anarya). Γκαντάλε (gadale).
3. Ἀγαπῶ. Βόη (voǐ). Ντούα (dua).
4. Ἄγγελος. Άγγελου (anyelu). Έγγελ (engjell).
5. Ἀγγεῖον. Βάσου (vasu). Ένᾳ (enë).
6. Ἀγγίϛρι. Γκρέπου (grepu). Γκρέπ (grep).
7. Ἀγελάδα. Βάκᾳ (vacǎ). Λιόπᾳ (lopë).
8. Ἅγιος. Σᾴμτου (sǎmtu). Σσιέντ (shent).
9. Ἀγκάθι. Σκίνου (skinu). Γκιέπ (gjep).
10. Ἀγκάλη. Μπράτζᾳ (braţǎ). Πουσστίμ (pushtim).
11. Ἀγκοῦρι. Καϛραβέτζου (castraveţu). Κραϛαβέτζ (krastavec).
12. Ἀγκῶνας. Κότου (cotu). Μπᾳλλίουλ (bëlyll).
13. Ἀγνάντια. Καρσσί (carşi). Κουντρέ (kundré).

Vepra[redakto | përpunoni burim]

  • Εἰσαγωγὴ εἰς τὰ ὀκτω μέρη τοῦ λόγου. Ἐν Μοσχοπόλει 1760 καὶ Ἑνετίῃσι 1774.
  • Ἔπη πρὸς τὸν ἐξαρχικῶν ἐν Μοσχοπόλει ἐπιδημήσαντα Ἰωαννίκιον Χαλκηδόνος ἐν ἔτει 1750 Μαΐου 2.
  • Πρωτοπειρία. Ἑνετίῃσιν, 1770. Παρὰ Ἀντωνίῳ τῷ Βόρτολι. Superiorum permissu. Ac privilegio.

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • Hetzer, Armin: Das dreisprachige Woerterverzeichnis von Theodoros Anastasiu Kavalliotis aus Moschopolis, Hamburg 1981.
  • Hetzer, Armin: Neues zu Kavalliotis' «Protopeiria» (in: Balkan-Archiv NF, 8 (1983), p. 97-158.
  • Kahl, Thede: Sprache und Intention der ersten aromunischen Textdokumente, 1731-1809. Studia Philologica Slavica I/I, Munstersche Texte zur Slavistik, p. 245-266.
  • Uçi, Alfred: T. A. Kavallioti, un représentant albanais des lumières (in: Studia Albanica 3 (1966), 2, p. 185-196.

Shënime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Kodiku i manastirit të Shën Prodhromit, Voskopojë: 1789, Αὐγούστου 11 ἡμέρα ϐ ἐπλέρωσεν τὸ κοινὸν χρέον ὁ ἱεροδιδάσκαλος Πρωτοπαπᾶς Θεόδωρος Ἀναστασίου Καβαλλιώτης - Αἰωνία τοῦ ἡ μνήμη. (f. 29.)
  2. ^ Dieter Kremer: Actes du XVIIIe Congrès International de Linguistique et de Philologie Romanes; 1989. p. 122 [1]