Katekizmi
Katekizmi (nga greq. κατηχιsmός, katihismos = udhëzim) është një mbledhje apo paraqitje e doktrinës së krishterë të mësimeve fetare që nga Besëlidhja e Re në ditët e sotme. Pra, katekizmi është udhëzimi dhe mësimi i personit që është në prag të pagëzimit. Katekizmat janë doracakë doktrinalë shpesh në formën e pyetjeve të ndjekura me përgjigjet që duhet të mbahen mend.
Katekiza është një formë elementare e udhëzimeve fetare, zakonisht gojore dhe nën udhëheqjen e një prindi apo prifti, një mësuesi fetar, apo individëve të tjerë të shërbimit fetar (një diakon, murg apo murgeshë) të cilët zotërojnë pyetjet e caktuara dhe nxisin nxënësit në kuptimin e përgjigjeve të dhëna. Katekiza është një ushtresë e këtij lloji udhëzimi, apo studimi i tij, si edhe ushtrimi i një udhëzimi të tillë.
Katekisti është personi që merr këto udhëzime fetare.
Forma tradicionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historikisht, katekizmat kanë ndjekur një dialog apo formë pyetje-përgjigjesh. Kjo formë fton dy palët të marrin pjesë, mësuesin dhe nxënësin, prindin dhe fëmijën. Një shembull shumë i njohur i katekizmit është ai i shekullit të 19-të i katekizmit katolik të Baltimores:
1. Pyetja. Kush e krijoi botën? Përgjigjja. Perëndia e krijoi botën. 2. Pyetja. Kush është Perëndia? Përgjigjja. Perëndia është krijuesi i qiellit dhe tokës, dhe i të gjitha gjërave. 3. Pyetja. Çfarë është njeriu? Përgjigjja. Njeriu është një krijesë e përbërë nga trupi dhe shpirti, dhe krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë.
Katekizmi katolik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katekizmi reformues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katekizmi sekular
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Katekizmi i Kishës Katolike nga faqja rrjetore zyrtare e Vatikanit.