Vunoi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vuno)
Shko te: navigacion, kërko
Vunoi
Fshat
Vunoi
Vunoi is located in Shqipëria
Vunoi
Vunoi
Vunoi (Shqipëria)

Koordinatat:40°8′23″V 19°41′37″L / 40.13972°V 19.69361°L / 40.13972; 19.69361Koordinatat: 40°8′23″V 19°41′37″L / 40.13972°V 19.69361°L / 40.13972; 19.69361

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Vlorës
Rrethi: Rrethi i Vlorës
Komuna: [[Himarë]]
Popullsia: 486 banorë (486)
Faqja zyrtare: Bashkia e Himarës
Targat e automjeteve: VL
Lartësia mbidetare: 0-450 m m.n.d.
Përdorimi i stampës



Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse.

Shumë njerëz të shquar e kanë origjinën nga Vunoi. Spiro Koleka, ish zëvendës kryeministër, ish ministër i punëve botore, inxhinier ndertimi, anetar i byrose politike, organizator i luftes antifashiste NAÇL ; Odhise Grillo, shkrimtar ; Dhimitër Anagnosti, regjisor ; Benet Koleka, gazetar ; Sofokli Lazri ; Dhimiter Grillo, historian ; Robert Ndrenika, aktor ; Spiro Çomora, shkrimtar ; Anastas Kondo, Anastas Kristofori, etj Ne veri te Himares takohemi me fshatin me te pare, Vunone, ndërtuar ne formën e një teatri ne këmbët emalit te Cikes. Gjendet paksa larg nga deti ne një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga tepishte e gurta te ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta. Vunoi ndahet nga deti me nje rafshnalte mbushur me një ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore qe përben një pasuri te vërtete për banoret e tij. Ne qendër te fshatit ngrihet këtu e dyqind vjet me pare kisha e Panajase (Shën Marise). Gjithashtu ndodhen dhe kasha te tjera si ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri I Shën spirdhoni, si dhe kisha e Shën Mehillit ne pjesën lindore te manastirit. Bregu I mrekullueshëm i Jalit ne forme gjusem hëne rrethohet nga brigje me një bimësi te dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i egër dhe bime te tjera me arome dehese. Kjo bimësi e kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujërat qe rrethojnë shtëpitë qe gjenden buze detit krijojnë një ikone parajse magjike qe e bën udhetarin djeje veen si ne ëndërr. Krejt zona përqark duket si tablo e një magjie kosmike kur drita e ëmbël e mbrëmjes shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese.

Pamje e Vunoit nga sheshi kryesor

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk dihet se sa mijë vjet më parë njerëzit u ndalën në këto anë dhe u mahnitën nga relievi i përthyer por mrekullisht i bukur. Pastaj hoqën gurët, ngritën ledhe e ndërtuan tarraca. Thuhet se vetëm për një hektar tokë atyre u është dashur të zhvendosin rreth 3000 metra kub gurë! Ishin njerëz të punës, me vështrim drejt së ardhmes, trima, të besës, plot pasione dhe shumë të bukur. Banorët e Kaonisë, siç thirreshin në kohë të lashta, shtëpitë i ndërtuan rrëzë maleve si për t’u mbrojtur nga piratët e detit dhe për të kursyer ato ngastra toke që i përftonin me mund të madh. U ngritën fshatrat e Rivierës, njëri më i bukur se tjetri, gati-gati qytete të vegjël, të gjithë në një harmoni të habitshme ndërtimesh, që i dallon në gjithë vendin. Vunoi është një nga këto fshatra që i bën nder krahinës për historinë, protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, si dhe kontributin që ka në kulturën tonë kombëtare. Fshati është vendosur në shpatullat e malit të Mjegulloshit, me shtëpi të gurta dy a tre katëshe, ku do të ndeshesh me atë dukuri që vëren Kadareja për Gjirokastrën “në se do të rrëzohesh nga çatia e një shtëpie do të biesh në çatinë e një tjetre më poshtë!” Ndërtesat “shohin” të gjitha nga deti, por pa ia zënë dritën njëra-tjetrës. Ato lidhen me rrugë të kalldrëmta duke krijuar një konfiguracion të përsosur, madje shpesh ato gjarpërojnë poshtë qemerëve mbi të cilat ngrihen shtëpitë e banimit. Harqet dhe qemerët i sheh në faqet e jashtme të dyerve dhe dritareve, në raste të tjera ato shërbejnë si konstruksione mbajtëse të kateve të mësipërme të shtëpive. Banesat e fortifikuara, apo kullat, i gjejmë si në Vuno ashtu dhe në fshatrat e tjerë të bregdetit. Kulla në lagjen e poshtme të fshatit, një kompozim vertikal, me bazë katërkëndëshe, tri katëshe, me frëngji, është shpallur prej vitesh monument kulture. Në vizionin e ditëve të sotme të bën përshtypje fryma qytetare dhe ndjenja e komunitetit, vizioni për një fshat “të të gjithëve”, ku “ligjet” e bashkëjetesës i kanë respektuar pa marrë parasysh interesin e ngushtë të njërit a tjetrit. Të gjithë thonë se në krye të fshatit kanë qenë njerëz të urtë e të mençur, të drejtë e largpamës. Dy shekuj më parë në familjen e njohur të Kasnecëve në Vuno qëndroi Eduard Liri, piktor i njohur anglez : “U çudita me llojin e ndërtesave në Vuno disa prej të cilave, si ato të Kasnecëve, në veçanti, qenë më tepër si “palazzit” e shumë qyteteve provinciale në Itali”- shkruan Liri. Më tej vazhdon : “Himarjotët përdorin gjuhën italiane më tepër se çdo banor i Shqipërisë ; të gjithë fshatrat që kam kaluar, ndonëse të krishterë, janë të tërë shqiptarë me përjashtim të pak familjeve…”

Gjeografi[redakto | redakto tekstin burimor]

Njerëzit e diellit të Jugut[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo shprehje metaforike i ka rrënjët në legjendat e hershme të këtij fshati. Kështu prej shumë e shumë kohësh, nuk mbahet mend se kur, në kambanoren e fshatit është një qiparis i vogël, që as hedh shtat, por as thahet. Të moçmit thonë se është simbol i vazhdimësisë së jetës. Tregime epike lidhen me përroin e Mardhës, në krye të kanionit të mrekullueshëm të Gjipesë, ku u hodhën drejt vdekjes një tufë vajzash për të mos rënë në duar të pushtuesve ; thuhet po ashtu se Jeronim De Rada, me rrënjë të hershme nga Himara, i ka vendosur ngjarjet e poemës së tij “Këngët e Milosaos” në Skutara të Vunoit. Skutarai është një kodër në dalje të fshatit, drejt Himarës, ku shihen ende gjurmët e një banimi të hershëm, një mjedis pastoral, sikurse duken rrugët e gurta, shkurrnajat, lisat dhe poshtë bregu poetik i Jonit, teksa pulëbardhat fluturojnë mbi det. Por në se këto mund të merren edhe si pandehma tashmë është e provuar se Odise Kasneci nga Vunoi dhe Jani Kocani nga Dhërmiu morën pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në rrjedhat e kohërave vunjotësit kanë qenë të ndjeshëm dhe aktivë ndaj ngjarjeve historike, në krahinë, në tokën e të parëve të tyre, ashtu edhe te fqinjët, në Greqi, gjë që jo rrallë e ka pasur koston e vet. Në mesin e shekullit të shkuar ata morën pjesë në luftën antifashiste, ku simbol i fshatit mbetet Zaho Koka. Në reflektimet e ditëve të sotme ai është pa mëdyshje hero dhe viktimë, pasi luftoi trimërisht kundër pushuesve, sikurse u bë kurban i atyre me të cilët e bashkoi çlirimi i vendit. Zaho Koka në ato vite u lidh në një dashuri të madhe me Ramize Gjebrenë, gjithashtu në forcat partizane, gjë që i kushtoi jetën si njërit dhe tjetrit.

Por mbi të gjitha Vunoi është vendi i arsimdashësve dhe njerëzve të dijes, i intelektualëve të shquar që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Nga ky fshat është Odise Grillo, shkrimtari i talentuar i letërsisë për fëmijë, autor i shumë librave, këngëve, botimeve enciklopedike.

Po të shkosh ditëve të verës në Jalë, një plazh i bukur dhe kurativ, do të takosh regjisorin e madh, Dhimitër Anagnostin me të shoqen, aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti. Dhimitri është “djalë bregu”-siç thonë në ato anë- dhe krijimtaria e tij i ka rrënjët në Bregdet, në historinë e familjes së tij e mbushur plot me patriotizëm. Pa e tepruar mund të themi se Anagnosti është një personalitet dhe vepra e tij i bën nder Vunoit, Himarës dhe gjithë Shqipërisë. Krijimtaria e tij është një gur themeli në artin shqiptar që do t’u mbetet kohërave. Në vitet vitet ’30-të të shekullit të kaluar shtëpitë e Anagnostëve ishin shkollë dhe internat, ku vinin vajza nga Jugu i vendit dhe mësonin zanate : qëndismën, tezgjahun, të gatimin.

Nga ky fshat janë edhe aktorët e njohur të teatrit dhe filmit shqiptar : Robert Ndrenika dhe Anastas Kristofori. Ata kanë lënë një trashëgimi të pasur rolesh, karakteresh, dhe pa mëdyshje janë produkt i shpirtit himarjot në gjithë gamën e vet.

Personalitete[redakto | redakto tekstin burimor]

Njerëz të shquar e kanë origjinën nga Vunoi:

Demografi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]