Robert Ndrenika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Robert Ndrenika
U lind në1942
Kombësiashqiptar
Shtetësiashqiptar
Profesioniaktor
TitulliArtist i Popullit

Robert Ndrenika (lindur më 10 janar ne Vuno, në 1942) është një aktor shqiptar. Ai është emërua Artist i Popullit në vitin 1988 [1]. Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa [2].

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Robert Ndrenika lindi në Vuno në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Dramaturgjia kombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurme për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Kinematografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim "Horizonte te hapura", "I teti në bronz", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.

Kolegët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Nderimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936". Eshte nderuar me titullin "Nderi i Kombit".

Pedagogjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1666 [{Dy here mat}} Haxhiu
Viti Titulli Roli Shënime
1966 Oshëtimë në bregdet Gjergji
1968 Horizonte të hapura Azemi
1970 I teti në bronx Xhemali
1972 Kapedani I biri i Xha Sulos
1972 Odiseja e tifozave
1972 Kryengritje në pallat Babai i fëmijëve
1974 Shtigje të luftës Shabani
1974 Rrugë të bardha Ganiu
1974 Duke kërkuar 5-orëshin Zeqo
1977 Shembja e idhujve Kapteri
1978 Koncert në vitin 1936 Fotaqi
1979 Në shtëpinë tonë Stefi
1979 Mësonjtorja Kosta
1980 Një shoqe nga fshati Agush Kalemi
1982 Vëllezër dhe shokë Sokrati
1982 Prefekti Qazim Mulleti
1982 nëntori i dytë karrrocieri i Ismail Qemalit
1982 Besa e kuqe Gjoni
1983 Kohë e largët Anastas Grigori
1984 Nxënësit e klasës sime Kristofori
1984 Shirat e vjeshtës Sotiri
1984 Shi në plazh Come
1985 Tre njerëz me guna
1985 Gurët e shtëpisë sime
1986 Dhe vjen një ditë Zenuni, vëllai i Llano Bletës
1987 Përrallë nga e kaluara Vangjeli
1987 Botë e padukshme Iliazi
1997 Bolero Petriti
2001 Parullat Lleshi
2002 Njerëz dhe fate Durimi, i ati i Florit
2004 Tifozët Dyli
2009 Kronikë provinciale

1777 Stampa:Ne filim te veres

Bledi gruja e veres

1887 Kur hapen dyret e jetes

Zoti Dritan

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ www.shqiplive.info
  2. ^ Q. Stafa High School website. "Historiku". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 12 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)