Drita Agolli
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Drita Agolli (Strazimiri) (lindi më 2 qershor të vitit 1925 në Maqellarë të Peshkopisë, vdiq në 2017) është aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin Popullor si aktore. Roli i parë i Drita Agollit ka qënë Marieli tek "Zëri i Amerikës" nga Lavrenjev, në vitin 1951. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, Rumani, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës me emrin e Lunaçarskit (GITIS) për regji teatri. Pasi diplomohet në atdhe, në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, e emëruar tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar, ve në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare.
Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisorë. U nda nga jeta më 1 nëntor 2017.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si aktore përmendim rolet e Marielit "Zëri i Amerikës", Bianka "Otello", Gertruda "Hamleti", Klea "Dhelpra dhe rrushtë", Ortensia "Zonja e bujtinës", Drita "Mbi gërmadhat", Anarda "Qeni i kopshtarit", Elena Andrejevna "Qeni i kopshtarit", Donna Luçia "Karnavalet e Korçës", etj.
Regjisore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit: "Shtrëngata", "Llampa e neonit", "Tokë e zjarrtë", Lumi i vdekur", "Pabesia", "Luiza Miler", "Familja e peshkatarit, "Njerëzit e thellësive", "Te ura", "Djali plangprishës", "Shënomëni dhe mua", "Marianida Pineda", “Njeriu, virtyti dhe kafsha”, etj.
Pedagoge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drita Agolli vlerësohet edhe për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Katedrën e Artit Dramatik të Institutit të Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Në vitin 1974 emërohet Shefe e Katedrës së Dramaturgjisë të atij Instituti.
Duke ia njohur talentin, përgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe përkushtimin e palodhshëm të kësaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit të vlerave të artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1985. Ndërsa në vitin 2001, nderohet me titullin më të lartë "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Drita Agolli ka botuar një sërë artikujsh kritikë në lëmin e artit skenik, si dhe një libër autobiografik "I paemri", i pritur ngrohtë nga specialistët e fushës dhe publiku i gjerë.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.