Shko te përmbajtja

Përrallë nga e kaluara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përrallë nga e kaluara
RegjiaDhimitër Anagnosti
Bazuar në"14 vjeç dhëndër"
nga Andon Zako Çajupi
GjuhaShqip

Përrallë nga e kaluara është një film shqiptar dramedi i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1987, me regji të Dhimitër Anagnostit.[1] Skenari i këtij filmi është bazuar në disa motive të komedisë "14 vjeç dhëndër" të Andon Zako Çajupit.

Në këtë film të zhanrit dramë - komedi, tregohet historia e martesës, së detyruar nga prindët, të 14-vjeçarit Gjino me Marigonë, një vajzë e bukur 20-vjeçare, e cila shihet si krahë pune. Hakmarrja e Marigosë ndaj të gjithë atyre që sajuan këtë martesë të pazakontë krijon skena humori dhe të papriturash që shoqërojnë gjithë filmin, i cili përfundon me ngadhnjimin e dashurisë së Marigosë dhe Trimit.

  • Fitues i çmimit ”Aleksandër Moisiu” në vitin 1988 për skenarin.
  • Çmimi i dytë në Festivalin e 8-të të Filmit Artistik Shqiptar në vitin1990. Aktoret Hajrie Rondo dhe Elvira Diamanti u nderuan me çmimin e dytë dhe të tretë.
  • Çmimin i dytë në Festivalin Ndërkombëtar të filmave të Europës Lindore në Bondy, Francë në vitin 1990.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Përrallë nga e kaluara". aqsh.gov.al.