Birçe Hasko
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 është aktor i njohur shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009. Në vitin 1995, merr titullin Profesor. Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit.
Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kronikë provinciale - (2009), Taqo
- I dashur armik - (2004), Cifuti ore ndreqes
- Tirana viti 0 - (2001), Babai
- Parullat - (2001), Shoku Sabaf
- Nata - (1998), Sheti
- Fletë të bardha - (1990), (TV) Xhafa
- Vetmi - (1990), Teki Maliqi
- Vitet e pritjes (1989), - Xha Rufeti
- Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989), - Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
- Historiani dhe kameleonët (1989), - Nën Toger Muharremi
- Shkëlqimi i përkohëshëm (1988), - Babai i Danes
- Përrallë nga e kaluara - (1987), - Dasmori i urte
- Zëvendësi i grave - (1987), Shef Mesini
- Tre ditë nga një jetë - (1986), Kalo Malushi
- Dhe vjen një ditë - (1986), Daja i Llano Bletës.
- Të shoh në sy (Film TV) - (1985), Andrea
- Gurët e shtëpisë sime - (1985), Mesuesi i fshatit
- Shi në plazh - (1984), Milo, teater-komedi
- Koha nuk pret - (1984), Xhezo, Partizani
- Kush vdes në këmbë - (1984), Kryetari i gjyqit
- Dita e parë e emërimit - (1981), Shoferi i zv. Ministrit
- Në kufi të dy legjendave - (1981), Xhelua
- Skëterrë 43 - (1980), Syrjai
- Njeriu me top - (1979), Tosun Baçi
- Liri a vdekje (film) - (1979), Sotiri
- Radiostacioni (film) - (1979), Mete Aliu Partizani
- Koncert në vitin 1936 - (1978), Tellalli
- Shtigje të luftës - (1974), Dulla Partizani * Malet me blerim mbuluar - (1971), Osmani
- Kur zbardhi një ditë - (1971), Sulo Ballisti