Xhemil Tagani
Xhemil Tagani (Tiranë, 6 shkurt 1945 - 4 janar, 2021) ka qenë aktor i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare.[1]
Kreu shkollën e lartë për aktrim në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës në 1967. Pas diplomimit filloi punë si aktor pranë Teatrit Popullor, më 1968. Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare. Rolet më të rëndësishme të tij përmenden: Agroni te Shokët, Alqi te Studentja e vitit të fundit, Tushka te Një nuse për Stasin, Uçi te I pazvëndësueshmi, Selimi te Bashkë me Agimin, Ina te Arturo Ui, Peç Mbloçi te Lumi i vdekur, Reizi te Duke u gdhirë viti 1945, Samiu te Kështu të dua, Thomai te Nën dritat e skenës, etj.
Ka interpretuar gjithashtu edhe në disa filma artistikë. Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenën e Teatrit Popullor. U nda nga jeta më 4 janar 2021.
Kinematografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ngadhënjim mbi vdekjen (1967)
- Tokë e përgjakur (1976) Beu
- Fijet që priten (1976) Tornitori
- Taulanti kërkon një motër (1984) Shoferi
- Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) Kafexhiu
- Hije që mbeten pas (1985) Lamja
- Gurët e shtëpisë sime (1985) Bilbili
- Përrallë nga e kaluara (1987) Sotiri, Prifti i Rrëzës
- Kush është vrasësi (1989) Lutfi Zhurba
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ↑ "Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i teatrit dhe kinematografisë". top-channel.tv. 4 janar 2021. Marrë më 4 janar 2021.