Elvira Diamanti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Elvira Diamanti.jpg

Elvira Diamanti është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Tirane më 30 nëntor 1962. Aktore e njohur e teatrit dhe kinemasë. Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve , me 1986 filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallehere edhe me fund dramatik a tragjik. Ajo mundi te jape ne skene tronditjen që vinte prej balades ngjethese te oralit shqiptar , “Kostandinit dhe Dhoqines”, në inskenimin e noveles Kush e solli Doruntinen të Ismail Kadaresë (1988). Dy vjet me vone i dha jete një personazhi tjeter kompleks, Margarites që vinte serish nga nje tjeter novele e Ismail Kadarese, Nate me hene (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltesinë e aktrimit te saj në figuren e krijuar. Znj. Diamanti ka luajtur me sukses edhe në 12 filma. La mbresa te forta me rolin e Marigose te Perralle nga e kaluara (1987). Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë. Pas nje periudhe te shkurter pune ne Presidencë, drejton prej vitesh Arkivin Qendror Shteteror te Filmit ku dhe fale punes se saj jane restauruar nje sere filmash e dokumentaresh me fonde kryesisht te huaja por edhe shqiptare.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filma:

Teatër


3Stooges.jpg Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.