Mehdi Malkaj
Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1983. Fillon punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e "Darka e të marrëve" e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën "Franku i V-të" e Fridrih Dyrrenmatit etj.. Në kinematografi ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Më tej do të vazhdonin edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin "Jeta në duart e tjetrit" në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991. Por roli që do ta bëjë të njohur për publikun do të jetë roli i xha Brahos në komedinë televizive "Gjuetia e fundit" në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është roli i Emil Bregut në filmin “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Aktualisht, Mehdi Malkaj punon në Teatrin Kombëtar.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ngushtë (2011) film metrazh te shkurter
- Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
- Ne dhe Lenini (2008) film , Emil Bregu
- Trapi i vjetër (2005) komedi
- Njerez dhe Fate (2002) telenovela
- Po vjen ai (1999) komedi
- Nata (1998) film
- Dashuri ne krisma (1997) komedi
- Gjithe fajin e ka paraja (1996) komedi
- Oreksi i madh (1995) komedi
- Plumbi prej plasteline (1994) film
- Nekrologji (1994) film
- Qind për qind (1993)
- Gjuetia e fundit (1992) komedi , xha Braho
- Jeta në duart e tjetrit (1991) Film, pijaneci
- Shpella e piratëve (film) (1991) , babai Lolit
- Vdekja e burrit (1990) film
- Përrallë nga e kaluara (1987) film , Milo