Shteti
Shtetet janë forma të organizuara politike dhe të pushtetit brenda territoreve të caktuara.Çdo shtet i ka elementet dalluese:Territori,Kufijtë,Popullsia dhe kryeqyteti.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Historia e shtetit
Krijimi i shteteve është rezultat i një procesi historik dhe sociologjik. Kur shoqëria farefisnore nuk ishte më kurrsesi në gjendje të rregullojë marrëdhëniet e reja që ishin krijuar, u bë hapi i fundit në drejtim të formimit të shtetit. Njerëzit që e kanë përjetuar këtë kapërcim cilësor, nuk kanë qenë të vetëdijshëm se nga parahistoria kanë hyrë në histori, nga fundi i periudhës së shkallës së barbarizmit në fillim të qytetrimit, nga organizimi farefisnor shoqëror në organizim shtetëror. Në fillim shteti mbante në vetvete mbeturina të shumta të sisitemit farefisnor. Mirëpo, pasi u formua, ai e përshpejtoi likuidimin e këtyre mbeturinave, duke afirmuar sistemin e ri.[1]
Krijimi i shtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Adam Fergusonit, një tezë e cila vazhdon te ruaj kontinuitetin gjatë tërë historisë së mendimit politik thotë: shteti i kuptuar si një rregullim politik i një bashkësie, krijohet me shthurjen e bashkësisë së parë primitive që bazohej në lidhje gjinore dhe me formimin e bashkësive me të mëdha, që u krijuar me bashkimin e më shumë grupeve gjinore me qëllim te mbijeteses se brendshme dhe mbrojtjes nga rreziqet e jashtme.
Tipat e pushtetit legjitim sipas Weberit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pushteti tradicional
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legjitimitetin e vet e mbështet në zakone të lashta dhe rregulla të pashkruara, të cilat për anëtarët e grupit janë "të shenjta". Tipi më i pastër i pushtetit tradicional është pushteti PATRIARKAL. Njerëzit nënshtrohen, duke iu nënshtruar zakoneve dhe traditës -në stilin- "gjithmonë ka qenë kështu". Shembull i pushtetit tradicional është pushteti i zotit të shtëpisë, pushteti i kryetarit të fisit, mbretërve dhe principatave mesjetare etj. Dëgjueshmëria e anëtarëve të grupit me pushtet tradiciona, buron nga cilësitë njerëzore të prijësit, që janë të kombinuara me respektin ndaj origjinës së tij. Përmbajtjen e urdhërave që vijnë nga prijësi, e përcaktojnë normat tradicionale, kështu që tejkalimi dhe mosrespektimi eventual i atyre normave, do të rrezikonte legjitimitetin e pushtetit të tij. Përveç normave të traditës, sjelljet e prijësit i kufizon edhe ajo që në rastin konkret e imponon ndjenjën e korrektësisë dhe drejtësisë në veprimin e tij.
Pushteti ligjor (legalo-racional)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tipi më i pastër i këtij pushteti është pushteti BUROKRATIK. Grupi udhëheqës mund të jetë i zgjedhur ose i caktuar. Aparati përbëhet nga nëpunësit, të cilët i emëron organi më i lartë. Ata të cilët i nënshtrohen janë anëtarë të grupit, qytetarë, kolegë. Dëgjueshmëria qytetare nuk i kushtohet individit, i cili e uzurpon të drejtën që diçka të kërkojë, pos rregullave të caktuara, ligjit. Legjitimiteti i këtij tipi të pushtetit mbështetet në rregulla eksplicite dhe procedura racionale, të cilat i definon obligimet dhe të drejtat. Pra, këtu individi dhe grupi nuk i nënshtrohet personit, por ligjit. Aparatin udhëheqes te këtij tipi të pushtetit, Veberi e përshkruan si burokraci. Shumica e sistemeve politike bashkëkohore i përkasin këtij tipi të pushtetit.
Pushteti karizmatik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne pushtetin karizmatik kemi te bejme me besimin e dogmat te nenshtruesve i cili pushtetine mer nga karizma qe besohet se ka forca mbi natyrshme dhe egziston nje ndryshim i vetedijes se nenshtruesve te ketij sitemi te cilet e ndejne veten me e ulete dhe kan frige nga hynia apo shkopi magjik i liderit karizmatik kjo kryesisht kishte te bej me at kategori shoqrerore primitive e cila simbas teoris se Ogys Kontit socioulogu pozitivist francez, nuk kishir kaluar fazen fazen teologjike dhe as at pra kryesisht ka te baj me magjistar profet dhe njerzei qe mendohej qe kishin force mbinatyrore.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.63, botimi i tretë, Prishtinë 2004
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |