Horizonte të hapura
| Horizonte të hapura Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Origjinali | Horizonte të hapura |
| Vendi i prodhimit | Durrës |
| Viti i prodhimit | 1969 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 87:07 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Viktor Gjika |
| Skenari | Dritëro Agolli |
| Muzika e filmit | Limos Dizdari |
| Kameramani | Viktor Gjika |
| Drejtori artistik | Bujar Kolaneci |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e re |
| Aktorë kryesorë | |
| Dhimitër Orgocka Sandër Prosi Robert Ndrenika Pandi Raidhi | |
| Aktorët tjerë | |
| Gaqo Spiro Mirketa Çobani Nikolin Xhoja Sulejman Pitarka Shpëtim Shmili | |
Filmi "Horizonte të Hapura" 1969 nga regjisori Viktor Gjika, Skenari: Dritëro Agolli, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Limos Dizdari.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.
"Ndoshta është rastësi që binomi dashuri-uzinë, dashuri-mjet prodhimi, dashuri-bujqësi është i pranishëm në shumë filma të kohës. Dashuria dhe industrializimi i vendit ecin bashkë, veçse, sa më shumë përparon e sundon fabrika, aq më tepër dashuria (si ndjenjë-martesë) bëhet klishe qesharake për t’i bërë vend dashurisë-seks (si nevojë-çlirim). Është koha kur dashuria dhe uzina sintetizohen në kinema."
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dhimitër Orgocka.....Urani
- Sandër Prosi.....Zylo Bregu
- Robert Ndrenika.....Azemi
- Pandi Raidhi.....Ymeri
- Nikolin Xhoja.....Kiço
- Gaqo Spiro.....Petro
- Sulejman Pitarka.....Sokrat Dëma
- Mirketa Çobani.....Arta
- Shpëtim Shmili.....Robert Çamçakizi
- Ermir Koklari
- Dhorkë Orgocka.....Gruaja e Uranit
- Thanas Boradini
- Todi Thanasi
- Gaqo Lepuri
- Dashamir Gjati
- Petraq Gjata
- Abdulla Duma
- Vangjel Sotiri
- Mustafa Alushi
| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |