Mirketa Çobani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirketa Çobani aktore shqiptare, ka lindur më 23 Mars 1947 ne qytetin e Elbasanit. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve Tiranë dhe pas diplomimit ka punuar në Teatrin Popullor dhe në Teatrin e Kukllave në Tiranë.

Ka debutuar edhe në filma asrtistikë me metrazh të gjatë:

Në filmi “Horizonte të Hapura” me regji Viktor Gjika dhe me skenar Dritëro Agolli.

Në filmin “Qyteti më i ri në Botë” viti 1974 në rolin e Mamaja e Fatmirit. Me skenar të Muharrem Skënderit dhe me regji të Xhanfize Keko.

Në filmin “Shoku ynë Tili” viti 1981 në rolin e Mësuese drita; skenari Qazim Kashari, Naum Bitri dhe Halil Kamberi; regjia Fehmi Hoshafi.

Në filmin “Dora e ngrohtë” viti 1983 në rolin e Mësuese Zhani; skenari Neshat Tozaj dhe Kujtim Çashku;

Në filmin “Koha nuk pret” viti 1984; skenari Dhimitër Xhuvani, Vangjel Leka, me regji Kujtim Meçaj.