Shoku ynë Tili
| Shoku ynë Tili Arkivi i filmit | |
|---|---|
| Titulli shqip | Shoku ynë Tili |
| Vendi i prodhimit | Tiranë Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1981 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 76:45 |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Fehmi Hoshafi |
| Skenari | Qazim Kashari |
| Muzika e filmit | Tahsin Hoshafi |
| Kameramani | Pëllumb Kallfa |
| Drejtori artistik | Vangjel Leka |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Elida Janushi Arben Latifi Lutfi Hoxha Zyliha Miloti | |
| Aktorët tjerë | |
| Vasillaq Vangjeli Mirketa Çobani Zef Bushati Ndrek Shkjezi | |
"Shoku ynë Tili" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981.
- Regjia: *Fehmi Hoshafi;
- Skenari: *Qazim Kashari *Naum Bitri *Halil Kamberi;
- Producent: Shqipëria e re;
- Muzika: Tahsin Hoshafi;f.
Aktorët në role
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Elida Janushi - mësuese Besa
- Arben Latifi - Tili
- Lutfi Hoxha - Qemali, babai i Tilit
- Zyliha Miloti - mamaja e Tilit
- Vasillaq Vangjeli - Vasoja, shoferi i autobuzit
- Mirketa Çobani - mësuese Drita
- Zef Bushati - Bujari, mësuesi i punës me dru
- Ndrek Shkjezi - mësuesi i gjeografisë, Faiku
- Minella Borova - Shpëtimi, bashkshorti i Besës
- Antoneta Papapavli - drejtoresha e shkollës
- Shkëlqim Fejzo Luli
- Herion Spiro - Albani
- Mimika Luca Mesuese
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tili është një nxënës i vështirë , i cili bëhet problem për familjen dhe shkollën. Është një nxënës me humor , por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën , e cila e ka në kujdestari. Tili , nga ana e tij , kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme , ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij , ai vazhdon rutinën e mëparëshme.Ai vazhdon te mos mesoje dhe as te beje detyrat nje dite luli shoku i tij qe meson po fillonte te mesonte Tilin por Tili as qe e kishte mendjen. Gjëndja përkeqësohet kur ai edhe Luli fikin dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arrijnë t'a bindin të kthehet në rrugë të mbarë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
