Fehmi Hoshafi
Fehmi Hoshafi është regjisor dhe skenarist shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970. Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin "Estrada në ekran", i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur "Kapedani", të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987. Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi Shoku ynë Tili.
U nda nga jeta ne 13 Janar 2020, ne moshen 85 vjecare.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Estrada në ekran (1967)
- Kapedani (1972)
- Thirrja (1976)
- Dëshmorët e monumenteve (1980)
- Shoku ynë Tili (1981)
- Dritat e qytezës (1983)
- Ëndërr për një karrige (1984)
- Melodi e pandërprerë (1985)
- Zëvendësi i grave (1987)
- Në emër të lirisë (1987)
- Pas takimit të fundit (1989)