Teatri Kombëtar i Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Godina i teatrit në Tiranë

Teatri Kombëtar është teatri kryesor në Tiranë.

Logo e Teatrit Kombetar

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pronësia e terrenit iu ble familjes Libohova për interes publik.[1]

Ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës. Aty u vendos rrethi italo-shqiptar "Scanderbeg", si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma "Pater". Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.

Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t'i ushtronte edhe pas pushtimit italian.

Pas kapitullimit italian, ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema "Kosova".

Më 1945 iu bë edhe ndryshimi i fundit, duke u shndërruar në Teatër Popullor, më pas Kombëtar.[2]

Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Me vonë erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi si dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu.


Shfaqjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1945-1956[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1956-1965[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1965-1972[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1972-1985[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1985-1992[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1992–2005[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Dy zotërinjtë nga Verona", Shekspir, regjia Dhimitër Pecani, 1993.
  • “8 Persona +”, Ferdinand Radi, regjia F. Radi, 1994.
  • "Fernando Krafti më ka shkruar një letër", T.Dorst, regjia Gëzim Kame, 1994.
  • "Tiranozauri", Kasëm Trebeshina, regjia Gëzim Kame, 1995.
  • "Don Zhuani", Molier, regjia Arben Imami, 1996.
  • "Apologjia e vërtetë e Sokratit", Gëzim Kame dhe Mirush Kabashi, 1997,
  • "Quo Vadis", Serafin Fanku, regjia Se. Fanku, 1997,
  • "Kopshti me dallëndyshe", B.Cikliropulos, regjia Kiço Londos, 1998,
  • Ëndra e një nate dimri, I. Kadare, regjia A. Bora, 1999,
  • "Njeriu, virtyti, kafsha", Luixhi Pirandelo, regjia Drita Agolli, 2000,
  • "Armiku I Popullit", H. Ibsen, regjia Agim Qiriaqit, 2000,
  • "Utopos", S. Çapaliku, regjia Rikard Ljarja, 2001,
  • "Mbreti po vdes", E. Jonesko, regjia A. Bora, 2001,
  • "Portreti Dorian Greit", O.Uajlld, regjia Kiço Londo, 2002,
  • "(Gomone)", Mihal Luarasi, regjia Gëzim Kame, 2003,
  • "Streha e të harruarve", Ruzhdi Pulaha, regjia M. Luarasi, 2004,
  • "Kopraci", Molier, regjia H. Çuli, 2004,
  • "Pjata e drunjtë", Morison, regjia Gëzim Kame, 2005,
  • "Si e mposhta Musolinin", drama dhe regjia Aqif Mulliqi, 2005,
  • "Xhaxha Vanja", A.P.Çehov, regjia H. Çuli, 2005.

Figurat e teatrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dramaturgët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

   

Drejtorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

   

Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gjergj Bojaxhi (17 qershor 2018). "Po Zh'bëjmë shtet". gazetatema.net. Tema. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Rubens Shima (15 qershor 2018). "Teatri Kombëtar, kronika e shembjes së një godine të jashtëzakonshme". panorama.com.al. Panorama. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)