Gjon Karma
Gjon Karma (Shkodër, 11 korrik 1917 - Tiranë, 13 janar 1994)[1] ka qenë aktor i njohur shqiptar.
Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbante titullin "Artist i Merituar".
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Një djalë edhe një vajzë - (1990)
- Vendimi (1984)... Miço Falli
- Ura prane keshtjelles - (1984) ....prefekti. * Një natë pa dritë - (1981)...N/Prefekti
- Çeta e vogël - (1979)...Bib Kuka
- Koncert në vitin 1936 - (1978)...Kryetari i Bashkisë, Zoti Xhevo
- Kur hidheshin themelet - (1978)
- Vajzat me kordele të kuqe - (1978) Miku i shtëpisë
- Ndërgjegja - (1972)...Xha Veliu
- Përse bie kjo daulle - (1969) Llogaritari
- Toka jonë - (1964)...Simoni
- Debatik - (1961)... Jorgo
- Tana- 1958.....Portieri
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vegjël". Gazeta Vatra. 18 mars 2023. Marrë më 22 gusht 2023.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
![]() | Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |