Shko te përmbajtja

Debatik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
DEBATIK
Arkivi i filmit
Origjinali Debatik
Vendi i prodhimit Tiranë Shqipëri
Viti i prodhimit 1961
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 71:45
Zhanri Dramë
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Hysen Hakani
Skenari Selman Vaqari
Niko Koleka

Gëzim Erebara
Hysen Hakani

Muzika e filmit Tish Daija
Kameramani Dhimitër Anagnosti
Viktor Gjika
Drejtori artistik Todi Bozo
Prodhuesi i filmit:Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Dhimitër Pecani
Pëllumb Dervishi
Shpëtim Zani
Mario Ashiku
Aktorët tjerë
Skënder Plasari
Gjon Karma
Besim Levonja
Sander Prosi
Ndrek Shkjezi
Seit Boshnjaku

Debatik është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re" në vitin 1961. Regjisor i filmit është Hysen Hakani, skenari nga Niko Koleka, Hysen Hakani, Gëzim Erebara, Selman Vaqarri dhe muzika nga Tish Daija. Premiera e filmit u shfaq më 27 dhjetor 1961, Tiranë.[1]

Shfaqet:

  • Festivali i 7-të i Filmit Artistik Shqiptar / Retrospektivë / 1987;
  • TIFF (Toronto International Film Festival) / Program special / 2009.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre vjet pas pushtimit fashist, një grup të rinjsh komunistë, krijojnë një organizatë guerrilase dhe e quajnë Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste). Coli, një djalë i varfër jetim, jeton si endacak derisa një guerilas komunist në ndjekje nga ushtarët italianë fshihet në kasollen e tij. Njohja që Coli ka me ushtarët italianë dhe hyrja lehtësisht e tij në repartin ushtarak italian tërheq vëmendjen e grupit Debatik, të cilët po planifikojnë të vjedhin depon e armëve të këtij reparti. Pas kësaj ngjarjeje, Coli pranohet në Debatik. Ndërkohë, rastësisht forcat xheniere italiane kanë zbuluar arkivën e Debatik të groposur diku në pyll, në skenën hyrëse të filmit pas themelimit të organizatës. Përmes dokumentave dhe një denoncimi të një djali filo-fashist, nxënës në një shkollë ku janë hedhur trakte, italianët arrestojnë disa pjestarë të Debatik, midis tyre edhe Colin. Teksa ndodhen në qeli, midis seancave të torturave, ata mësojnë se mësuesit të tyre, një komunist, i është ngritur një kurth nga një spiun i maskuar me qëllimin që të zbulojë një bazë komuniste. Coli bashkë me kolegun e tij planifikojnë të arratisen. Ata hiqen sikur janë shumë të sëmurë nga torturat duke i detyruar italianët t'i dërgojnë për në spital. Aty Coli arrin të arratiset dhe vrapon të lajmerojë mësuesin komunist që është në kurth, por vritet gjatë këtij aksioni në mes të një sheshi të vogël të një lagjeje të qytetit . Xha Lymi, një karrocier-taksist, i cili e ndihmon shpesh Colin, e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e tij. Filmi mbyllet me karrocën që largohet, me gra mes turmës të përlotura dhe narratori që flet plot pompozitet për aktet heroike të të rinjve komunistë teksa kamera ngrihet lart duke fokusuar gjithnjë e më shumë pjesë të qytetit.

Ndonëse i xhiruar në vitin 1961, filmi "Debatik" u vlerësua si "Filmi më i mirë" në Festivalin e 15-të Ndërkombëtar të Filmave në Giffoni Valle Piana, Salerno, Itali, 1985, dhe u nderua me një pllakë të veçantë dhënë nga “Rotary Club” – Salerno.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 Nëntori". fq. 24–25.
  2. Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 365–366. ISBN 978-9928-940-44-5.