Lazër Vlashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lazër Vlashi (15 shtator, 1919 - 9 tetor 2015), ishte një artist i shquar shqiptar nga Durrësi, Shqipëri.[1]

Aktivitetin artistik filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amtor. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën "Gubernatori i provincës" në 1949. Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike si : Simplin tek "Gratë gazmore të Uindsorit", Stasin tek "Një nuse për Stasin",

Rastakofski “Revizori”, Montani “Otello”, Murashi “Toka jonë”, Rusakov “Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanoku “Orët e Kremlinit”, Ymeri “Shtatë Shalianët”, Simpl “Gratë gazmore të Uindsorit”, Shpend Hekakeqi “Besa e madhe”, etj.

Doli në pension në mars 1976, por në skenë doli deri në mesin e viteve 90, në role të vegjël. Ka interpretuar me nivel edhe në disa filma artistikë.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Ndergjegja (1972)
  2. Vitet e para (1965)
  3. Toka jonë (1964) .... Prifti
  4. Detyrë e posaçme (1963)
  5. Debatik (1961) .... Kuestori
  6. Tana (1958).
  7. Njesiti guerril

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi, Top Channel, 9 tetor 2015.