Mario Ashiku
Mario Ashiku lindi më 29 korrik të vitit 1939 në Shkodër, Shqipëri, është aktor dhe regjisor shqiptar. [1]
Me të mbaruar studimet në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, emërohet aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombetar) në vitin 1963.
Pas dy viteve emërohet anetar i Këshillit Artistik të Teatrit Kombëtar e më pas fillon punë si pedagog i jashtëm në lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit në Shkollën e Lartë "A.Moisiu". Më pas fillon kursin pasuniversitar të regjisë drejtuar nga Kujtim Spahivogli, duke e mbaruar këtë kurs në vitin 1970 me temë diplome komedinë romantike "Ylli pa emër" (të cilën do t'a rivinte në skenë në vitin 1988 në Teatri "Aleksandër Moisiu")
Me krijimin tashmë të Institutit të Lartë të Arteve (1966) fillon punë si pedagog i brendshëm i lëndës së Mjeshtërisë së Aktorit.
Emërohet Shef i Katedrës së Mjeshtërisë së Aktorit në vitin 1973 e pas dy viteve emërohet regjisor në Pogradec, e në vitin 1986 emërohet regjisor i Teatri "Aleksandër Moisiu" ku për tre vite rresht vë në skenë rreth 10 pjesë të ndryshme nga të cilat përmendim: "Vrragat e gjakut", "Ylli pa emër", "Lebra", "Shtëpia e lepujve", "Hija e tjetrit" etj.
Pas medaljes "Naim Frashëri" në vitin 1992 merr titullin "Artist i Merituar".
Në vitin 1997 rikthehet pedagog në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Artit skenik dhe qendron aty deri ne daljen ne pension ne vitin 2011.
Bashkëautor i shumë botimeve si; "Mjeshtëria e Aktorit", "Ç'është Teatri". "Ç'është aktrimi", "Fabula, ngjarjet dhe faktet", "Monologu i brendshëm" etj.
Ai dallohej jo vetem nga ana vizuale si nje nga burrat me te bukur te kohes por edhe si nje intelektual i cili nuk reshti kurre se perkthyeri nga gjuha ruse, se lexuari, shpendari informacione shume te vlefshme per mjeshterine e aktorit dhe artin e aktrimit.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vrasje në gjueti, (1987)
- Bardhësi, (1986)... Komandanti i regjimentit të aviacionit
- Asgjë nuk harrohet, (1985)....Profesor Kallmi
- Të paftuarit, (1985)...Princi
- Tre njerëz me guna, (1985)...Komandanti Gjerman
- Gracka, (1983)...Veseli
- nëntori i dytë, (1982)...Shpend Dragobia
- Agimet e stinës së madhe - (1981)...z. Maluka, avokati ne Tirane
- Skëterrë 43, (1980)... Një nga italianët
- Komisari i dritës, (1966) .... Ndre Gjetani
- Toka jonë, (1964) .... Leka
- Debatik ,(1961)...Astriti
- Furtuna, (1959)... Arbeni
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |