Shko te përmbajtja

Nëntori i dytë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nëntori i dytë është një film artistik historik i prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regjinë e Viktor Gjikës dhe me skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit. Filmi u prodhua nga Kinostudioja Shqipëria e Re.

Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit shqiptar, duke theksuar përpjekjet kundër rrezikut të copëtimit të vendit.

Nëntori i dytë
Arkivi i filmit
Origjinali Nëntori i dytë
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1982
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 1:25
Gjuha origjinale Shqip
Për moshën ≥12
Ekipi realizues
Regjia Viktor Gjika
Skenari Dhimitër Shuteriqi

Kiço Blushi

Muzika e filmit Kujtim Laro
Kameramani Lionel Konomi
Prodhuesi i filmit:Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Sandër Prosi
Reshat Arbana
Mario Ashiku
Robert Ndrenika
Aktorët tjerë
Sulejman Dibra
Demir Hyskja
Agim Shuke
Piro Malaveci

Ngjarjet zhvillohen kryesisht rreth figurave të rëndësishme të kohës, si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe patriotët e tjerë, të cilët punojnë në kushte tepër të vështira politike dhe kërcënimesh nga fuqitë e huaja që synojnë ndarjen e trojeve shqiptare. Filmi paraqet udhëtimin drejt Vlorës, përplasjet diplomatike, përpjekjet për bashkimin e krahinave dhe momentin kulmor të ngritjes së flamurit më 28 Nëntor 1912.

Përmbatja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi flet për përgatitjet e Shqipërisë drejt Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912. Në Veri dhe në Jug shpërthyen kryengritje të mëdha kundër pushtuesve osmanë, të cilat treguan vendosmërinë e popullit shqiptar për liri. Këto kryengritje dobësuan sundimin osman dhe i hapën rrugën veprimeve të mëtejshme kombëtare.

Në këtë situatë historike, forcat shoviniste të Ballkanit kërkonin të copëtonin Shqipërinë, ndaj u bë e domosdoshme që shqiptarët të vepronin me unitet. Ismail Qemali, si personalitet i njohur dhe diplomat, mori mbi vete detyrën për të organizuar pavarësinë. Ai, së bashku me patriotë të tjerë, punoi për të bindur delegatët shqiptarë të mblidheshin në Vlorë.

Më 28 Nëntor 1912, në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.[1]

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.imdb.com/title/tt0171564/ https://aqshf.gov.al/motion_picture/nentori-i-dyte/

  1. Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar 1957-1984. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 271–272.