Vangjel Heba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vangjel Heba
Vangjel Heba.JPG
Informacione personale
Ditëlindja 11 Mars 1933
Vendlindja Durrës, Shqipëri
Ditëvdekja 17 tetor 2007
Vendvdekja Durres
Kombësia shqiptar


Vangjel Heba u lind në vitin 1933Durrës, Shqipëri, është Artist i merituar shqiptar. Vdiq më 17 tetor, 2007, në Durrës.

Jetëshkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vangjel Heba u lind në vitin 1933 në qytetin e Durrësit, në një familje të njohur qytetare. Shkollën 7-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin bregdetar. Që në këtë moshë spikatën aftësitë e tij në fushën skenike. Në fillim të viteve '50, Heba nis punën si aktor në Teatrin e Ushtrisë në Tiranë, ndërsa më 11 janar të vitit 1953, ai do të bëhej një nga aktorët themelues të teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit. Në skenën e këtij teatri, Vangjel Heba u shqua si aktor i roleve të fuqishme dramatike, duke interpretuar role të heronjve kryesorë. Ai mbahet mend dhe për rolet e interpretuara në një tjetër gjini shumë të pëlqyer të teatrit, rolet e suksesshme në komedi të ndryshme. I njihen më shumë se 120 role në teatër, mes të cilave kanë spikatur, Petriti te "Familja e peshkatarit", Anjuckin te "Martesa" e Gogolit, Adem Reka te "Flamur në stuhi", Breti te "Rrënjë të thella" etj. Kontributi i Vangjel Hebës është mjaft i njohur edhe në kinematografi. Ai ka krijuar 26 figura të ndryshme në filmat Nëntori i dytë, Toka jonë, Malet me blerim mbulur, Furtuna, Njësiti gueril etj. Gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, Heba ka provuar me sukses dhe regjinë teatrale. Ai vuri në skenë disa pjesë, duke shfaqur edhe talentin e tij si regjisor. Dramat dhe komeditë " Njerëz mbi shkëmb" dhe "Revizori" mbajnë firmën e regjisorit Vangjel Heba.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


3Stooges.jpg Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.