Sulejman Dibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sulejman Dibra.jpg

Sulejman Dibra është aktor shqiptar.

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë, si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Levonjës etj.

Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai partizanit të plagosur në filmin Komisari i dritës. Më tej do të interpretonte rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin Njësiti guerril, rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin Operacioni Zjarri, rolin e drejtorit të shkollës në filmin Tinguj lufte, rolin e gjeneralit turk në filmin Nëntori i dytë etj. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin Ne dhe Lenini.

Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e aktrimit.

I martuar me pianisten Anita Tartari. Kanë një vajzë, Enin, e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë.

Për meritat e tij artistike, në vitin 2006 Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë"

Krijimtaria[redakto | përpunoni burim]

Në filma[redakto | përpunoni burim]

2009 -- Ne dhe Lenini.................................................Myrtezai

1998 -- Kolonel Bunker................................................

1997 -- Bolero.........................................................Pronari italian i shtëpisë

1989 -- Balada e Kurbinit......................................Kadër Herzi

1986 -- Guri i besës..................................................Prifti

1983 -- Nëntori i dytë................................................Gjenerali Turk

1981 -- Qortimet e vjeshtës........................................Xha Koli, shitësi i gështenjave

1980 -- Skëterrë '43

1979 -- Ne vinim nga lufta..........................................Partizani

1976 -- Tinguj lufte..................................................Drejtori i shkollës

1975 -- Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)......................Jovani

1973 -- Operacioni Zjarri.........................................Sotir Filipi,Kasketa

1969 -- Njësiti guerril...............................................Kiçua, Agjenti 13

1968 -- Prita..........................................................Partizani Cane, ndihmësi i mitralierit Sulo

1966 -- Komisari i dritës............................................Partizani i plagosur në shtëpinë e Dodës gjatë luftës

Në teatër[redakto | përpunoni burim]

Si regjisor teatri[redakto | përpunoni burim]

Toka jonë” e Kolë Jakovës (as/regjisor)

Çmime e Tituj

2006 UrdhriNaim Frashëri i Artë”