Shko te përmbajtja

Komisari i dritës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komisari i dritës
Arkivi i filmit
Titulli shqip Komisari i dritës
Origjinali Komisari i dritës
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1966
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Dhimitër Anagnosti
Skenari Llazar Siliqi
Muzika e filmit Tish Daija
Kameramani Faruk Basha
Drejtori artistik Ksenofon Dilo
Prodhuesi i filmit:Bujar Kolaneci
Aktorë kryesorë
Rikard Ljarja
Ndrek Luca
Roza Anagnosti
Ndrek Prela
Aktorët tjerë
Preng Lëkunda
Mihal Stefa
Reshat Arbana
Ndoc Sheldija
Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkabës në filmin "Komisari i dritës"

"Komisari i Dritës" është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", në vitin 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika. Skenari i filmit është nga Llazar Siliqi dhe muzika nga Tish Daija. Filmi i kushtohet Mësuesit të Popullit Ndrec Ndue Gjoka dhe shokëve të tij, pishtarë të arsimit.[1] Premiera u shfaq më 16 korrik 1966, Rrëshen.[2]

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85% e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës, krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit. Sapo mbërrin në vendlindje Dritani fillon veprimtarinë duke falur gjakun dhe bashkë me kryetarin e këshillit flet me fshatarët për hapjen e shkollës. Hapja e shkollës ndryshon jetën e fshatit. Një vajzë jetime me emrin Rudina largohet nga kisha dhe humbet besimin tek prifti i fshatit. Me ndihmën e Dritanit ajo bëhët mësuese, por Dod Cinari hakmerret ashpër ndaj Rudinës. Ai i pret asaj flokët në sy te nxënësve, që ishte veprim i turpshëm për një vajzë.[3]

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Link i filmit ne Youtube

  1. Dhimitri, P. (1966). "Film kushtuar heroizmit dhe ideve revolucionare të mësuesit tonë". Bashkimi.
  2. Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 nëntori". fq. 32.
  3. Hoxha, Abaz (1987). Filmi Artistik Shqiptar. Shtëpia botuese 8 nëntori. fq. 32–33.