Mihal Stefa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mihal Stefa (Korçë, 1902 - Tiranë, 16 korrik 1980) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Skeda:Mihal Stefa, në rolin e Gjergj Aranitit, në filmin Skënderbeu.jpg

Jetëshkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në mesin e një familjeje të thjeshtë, shkoi i vogël çirak për të nxënë rrobaqepësinë dhe më pas në punishte duhani. Nisi veprimtarinë si aktor krejt i ri me një shoqëri amatore aktorësh e përkujdesur nga shoqëria "Vatra".

Debutoi për herë të parë në skenë më 1922, me pjesën "Detyra e nënës” të Foqion Postolit. Më 1929 së bashku me familjen e tij zhvendoset në Tiranë dhe nis punë në një shtypshkronjë. Iu rikthye skenës më 1932, me trupën amatore të Mihal Popit, dhe mori pjesë në kurse recitimi aktorial.

Më 1945, Stefa iu bashkua grupit që organizoi Teatrin Popullor. Debutoi me rolin e Panikës të veprës "Topazi", nga Marcel Pagnol.

Teatrin Popullor drejtoi dhe aktroi për mbi njëzet vjet, ku interpretoi mbi 45 role. Në galerinë e roleve të tij shkëpusim komandantin tek “Fundosja e skuadrës”, Qatipin tek “Halili dhe Hajria”, Luka Lukiçin tek “Revizori”, Alekon tek “I çuditshmi”, Jovan Myzeqarin tek “Dasma e madhe”, varrmihësin tek “Hamleti “, etj.

Roli i tij i parë në kinema qe ai i Gjergj Arianitit tek filmi Skënderbeu më 1953.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Abaz Hoxha: Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. ISBN 99927-1-555-3.
  • Flori Slatina: 60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005. Tirana: 2005. ISBN 99943-715-9-2.