Mihal Popi
| Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Mihal Popi (Shkodër, 7 nëntor 1909 - Tiranë, 19 shtator 1979) ka qenë fotograf dhe aktor i njohur shqiptar. Për kontributin e tij artistik u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit".
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër në një familje me fëmijë shumë.[1] Shkollimin fillor e ndoqi në kolegjin Saverian. U shpërngul në Tiranë ku filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral në vitin 1932, pranë kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj. Gjatë pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Në vitin 1945 është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para.
Ka interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti tek “Prefekti”, i Anton Antonoviçit tek “Revizori”, ai i Falstafit tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, i Zhurdenit tek “Borgjezi fisnik”, i senatorit Lington, etj. Ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit". Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena. Ka interpretuar bukur në disa filma artistikë si dhe në estradën e shtetit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Papagjoni, Josif (2020). "Mihal Popi (1908-1979)". aktoretshqiptare.info. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2020. Marrë më 13 tetor 2025.