Kolë Jakova
Kolë Jakova (Shkodër, 1916 - 2002) ka qenë veprimtari i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dramaturg shqiptar.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ishin pikërisht këto vite, kur i riu nisi të shkruajë vjershat e para. "Kënga e tre heronjve" dhe "Shqiponjat partizane" shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë. Pas çlirimit, në vitin 1953, Kola shkroi veprën "Heronjtë e Vigut". Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën "Toka jonë", "Përkolgjinajt" në vitin 1965, "Lulet e shegës" në vitin 1970, "Bashkë me agimin" në vitin 1975 dhe dramën "Lugajanët" në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë. Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si, "Fshati midis ujërave", "Përballë hekurave të kryqëzuara" dhe "Kulla buzë liqenit".
Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Bashkë me agimin (1975)
- [Fshati midis ujërave] (roman satirik, 1986)
- Halili dhe Hajria
- Heronjtë e vigut
- Kulla buzë liqenit (roman)
- Lugajanet (dramë, 1997)
- Lulet e shegës (1970)
- Përballë hekurave të kryqëzuara (roman)
- Përkolgjinajt (1965)
- Toka jonë (dramë, 1954)
![]() |
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |