Shkodra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shkodra
Emblema e Shkodrës
Emblema
Shkodra
Shkodra is located in Shqipëria
Shkodra
Shkodra
Shkodra (Shqipëria)
42°04′03″N 19°30′47″E / 42.0675°N 19.5130556°E / 42.0675; 19.5130556Koordinatat: 42°04′03″N 19°30′47″E / 42.0675°N 19.5130556°E / 42.0675; 19.5130556
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Shkodrës
Rrethi Rrethi i Shkodrës
Targat e automjeteve SH
Sipërfaqja 872.71 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
114.219 banorë
6 660 ban/km²
Kodi postar 4001 - 4007 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 22
Aeroporti Nënë Tereza km nga Shkodra
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Voltana Ademi (PD)
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Shkodra

Shkodër, (Trajta e shquar shqipe, Shkodra) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.

I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkia e tanishme, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës[2].

Prejardhja e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë

Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën Skodra (lat.: Scodra; greq. e vj.: Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν ('e Skodrinëve') gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Përzhvillimi i emrit prej trajtës së vjetër në të tanishmen mbahet nga Çabej[3] dhe Demiraj[4] si një vijim i natyrshëm i gjuhës shqipe.

Emri u përshtat në italishte Scutari, formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX[5]. Në serbo-kroatishte Shkodra njihet si Skadar (Скадар), e në turqishte İşkodra. Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (i quajtur Skënder në traditën muslimane) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, që qarkullonte edhe ndonjë shekull më vonë tek e shkruan kronisti dhe korrieri osman Evlija Çelebi[6].

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lashtësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Europës[7]. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (3000-2000 p.k). Në shekullin V-IV p.K. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve. Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Gent janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe[8][9].

Scodra ishte më e mirëmbrojtura (arx munitissima) dhe më e vështira për t'u pushtuar (difficilis aditu) nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres)[10]. Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën[11]. Pas rënies nën sundimin romak, me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit. Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë.

Mesjeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Agu i Mesjetës pa ardhjet e dyndjeve të sllavëve. De Administrando Imperio përshkruan se si Perandori Bizantin Heraclius (610-641) i dha serbëve një territor në këtë zonë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 7të. Pjesa më jugore i pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Pas vdekjes së Princit Časlav (r. 927-960), shteti u shpërbë, me Dioklenë që zotëronte pjesën më të madhe të tij. Car Samueli i Bullgarëve më 997 e pushtoi këtë krahinë bashkë me Thesalinë, Epirin dhe Maqedoninë. Në fillim të shek. XI, Jovan Vladimiri sundoi Dioklenë gjatë kohës kur Samueli dhe Perandorit Bizantin Basil lI. Më vonë u detyrua të pranonte të qëndronte nën vasalitetin bullgar. Prej kësaj kohe Shingjoni kremtohet nga ortodoksët shqiptarë.

Më 1030 Stefan Vojislav dëboi Theophilos Erotikos, strategun e mbramë, dhe mposhti bizantinët më 1042. Stefan Vojislav përzgjodhi Shkodrën si kryeqendër të vetën[12]. Ndërsyen kishën latine kundër grekes, dhe kësodore ipeshkët e qytetit u mvarën prej Arqipeshkvisë së re të Tivarit. Kur kryqtarët frëng erdhën më 1096, mbreti Bodin i mirëpriti[10]. Pas përpjekjeve trashëgimore të shekullit të 12të, Shkodra u bë pjesë e provincës së Zetës të Nemanjiçve. Më 1330 Stefan Uroshi caktoi të birin Stefan Dushanin si guvernator të Zetës me selinë në Shkodër[13]. Në të njëjtin vit Dushani dhe i ati patën përçarje, gjë që çoi në shkatërrimin e oborrit të Dushanit buzë Drinasës nga i ati në janar të 1331. Në prill bënë një armëpushim[14], por në gusht të 1331 Dushani shkoi nga Shkodra në Nerodime dhe e përmbysi të atin[15].

Shiko për më tepër: Arbëria Venedikase

Me rënien e Perandorisë Serbe (shek. XIV), Shkodra iu nënshtrua zotërimit të Balshajve. Pas humbjes së betejës të Savrës, më 1393 Shkodra i bëhet vasale Perandorisë Osmane[16] nën komandën e Shahinit (capitaneus turcorum)[10] deri kur Gjergj Balsha arriti t'i përzejë më 1395. Venediku arrin t'ia marrë në prillin e 1396s bashkë me Drishtin, Danjën dhe Shirqin[10]. Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatoheshin Statutet e Shkodrës, një ligj civil i shkruar në një variant të gjuhës së Venetos të përdorur në brigjet e Adriatikut Jugor, i njohur si dialekti labeat. Ndër dispozitat penale përmban edhe elemente shqiptare si Besa dhe Gjakmarrja[17][18]. Republika e Shën Markut përfaqësohej nga një capitaneus et comes. Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndersa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit". Në këtë kohë Shirqi ishte skelja e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe ngjala të kripura[19]. Serbët u përpoqën më kot ta shtinin në dorë qytetin. E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niccolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në Danjë një natë dhjetori.

Me rënien e mbretërive të krishtera të Serbisë, Bosnies dhe Arbërisë, turqit iu afruan kësaj krahine edhe njëherë. Më 1474 nën Sulltan Mehmedin II, Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Crnojeviqit të Malit të Zi dhe malësorëve arbërorë. Rrethimi i dytë më 1478, i radhitur prej priftit Marinus Barletius në latinishte, u pri nga vetë Sulltan Mehmedi II. Venedikasit mbrojtën heroikisht, por u detyruan të evakuoheshin pas marrëveshjes së paqes në Stamboll më 1479. Prej 1600 ushtarëve, vetëm 450 ndejtën. Popullata, nën prijësin e tyre Florio Jonimën, u vendosën në Venecie, Ravena dhe Treviso. Prej asaj kohe e deri më 1913, një periudhë 434 vjeçare, Shkodra qe nën sundimin osman[10].

Periudha Osmane[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe: Sanxhaku i Shkodrës; Pashallëku i Shkodrës

Pas dy rrethimeve dhe brendësimit në shtetin osman, Shkodra u bë qendra e sanxhakut me të njëjtin emër duke bërë Sanxhakbej Koxha Jusuf beun që mbahet si i pari i oxhakut të Bushatllinjve[20], brenda Elajetit të Rumelisë. Mbas vitit 1479 merr një timar Andrea[21] Locha (Loha Zade, Ali Aga) dihet si i pari i familjes Lohja i vendosur në Shkodër, pranë kalasë. Thuhet se ky është timari më i vjetër në Shkodër[20]. Më 1485 kishte 27 vatra muslimane dhe 70 të krishtera, kurse fundshekullin e ardhshëm kishte 200 vatra muslimane dhe 27 të krishtera, gjegjësisht[22]. Gjatë shekujve të parë të pushtimit turk, katolikët e Shkodrës ishin të lejuar për të banuar në Zues, Tej-Bunë, Bërdicë, Kuç e Rrëmaj. Në Tebunë ishte fshati ose lagjja e quajtur Chisen ose Chisagno, Kazenë ose Kishaj. Për popullimin e kësaj lagjeje njofton edhe Pjetër Budi në relacionin e 15 shtatorit 1621 se:

"Popujt që janë afër uret e rreth Shkodrës qesin 1000 luftëtarë e vendet e tyne janë Shirokë, Rizani etj."[23]

Më 1671 ky lokalitet bashkë me krejt hapësirën mes Shirokës e Shkodrës kishte plot 2000 frymë, emërtimi i të cilit sipas mikrotoponimeve mbijetoi në disa prona si Livadhi i Kishejve, Pusi i Kishejve; sepse u braktis mbas një epidemie murtaje më 1819[19][24][25]. Shkodra shekujt në vazhdim gëzoi një zgjerim e begati graduale, duke u bërë në fundshekullin e 18të e fillimshekullin e 19të edhe kryeqendër e Pashallëkut[26]. Udhëtari Evlija Çelebi në "Librin e Udhëtimeve" kur e vizitoi Shkodrën më 1645 e priti sundimtari i quajtur Mehmet pasha, trashëgimtar i Jusuf beut të lartpërmendur. Tek përshkruan Varoshin (qytetin jashtë mureve) përcjell:

"Ka 1800 shtëpi muslimane me nga dy kate, të ndërtuara të gjitha me gurë, të mbuluara me rrasa e me tjegulla dhe të rrethuara me vreshta e kopshte. Ka 15 lagje, ndër të cilat më të përmendurat janë: lagjja Bajazid, Alibegaj, Hysenbegaj, e Sqelës, e Myftisë, Karahasej dhe lagjja e Gjykatores në fund të pazarit. Shkodra ka 11 xhami, prej tyre më me emër janë Xhamia e Bajazidit në krye të tregut, e cila ka përpara një pus shumë të mirë. Është e mbuluar me tjegulla dhe ka bashkësinë e madhe. Pastaj vjen Xhamia e Hysen beut në Alibegaj, Xhamia e Myftiut në Sqelë dhe ajo e Karahasejve. Veç këtyre ka edhe 70 mesxhide. Ka 7 mejtepe, por asnjë shkollë për recitimin e Kuranit apo Haditheve. Ka 500 dyqane në tregun e mbuluar, ku përfaqësohen të gjitha zejet. Tregu i peshkut kah sqela është i mirëmbajtur dhe me bollëk."[6]

Lagjja Alibegaj e përmendur mban këtë emër që kur i quajturi Ali beg, i biri i Smajlit, e la vakëf një pasuri të madhe xhamisë së lagjes më 1529 që Çelebi e quan si e Hysen beut. Xhamia sipas Dom Ejëll Radojës ishte njëherë Kisha e Shën Lorencit; xhamia qëndroi në këmbë deri pak para pavarësisë, kur edhe shumë banorë e braktisën lagjen prej rrezikut të malarjes dhe vërshimit të ujërave. Jo larg kësaj lagjeje, në hyrje të Pazarit ka pasë një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor)[25]. Bushati mendon se me lagjen Hysenbegaj ose me lagjen e Myftisë ka dashur të tregojë lagjen Ajasëm[25] - që është toponim grek dhe do të thotë "ujët i shenjtë", sidoqë i padokumentuar.[27][28]

Sipas kënges popullore "Zani i Kasnecave" në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u bë te "Lama e Spahive" ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituan të drejtën që me qenë të qeverisur nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollët e Pejës[19] - e dhënë kjo që nuk gjen përkim në radhitjet që bën studiuesi Hamdi Bushati mbi historikun e valinjve qytetit në monografinë e tij dyvëllimshe[20]. Më 1027 H (1617-1618) sipas pllakës së vendosur, dëshmohet se u ndërtua Xhamia e Tophanës nga hatibi (predikuesi) Mustafa Efendi. Sipas studiuesit Hamdi Bushati kjo datë dëshmon edhe vjetërsinë e lagjes që më parë ishte vendi ku qenë derdhur topat për rrethimin që bënë osmanët (nga persishtja tup-hané)[25]. Më 1641 Frang Bardhi gjen sundimtar Mehmet beun, të përmendur edhe nga Evlija Çelebiu. Pas një boshllëku kohor në vitet 1683-1696 del në skenë Sylejman pasha, i derës së Bushatllinjve, që përmendet deri më 1704[20]. Kah 1700 qela dhe famullia e Kazenës u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda[25]. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane[29]. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 150 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty i ishte kushtuar Shën Dodës. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh[19]. Më 1730 emërohet sundimtar i Mehmet pashë Begolli që vritet te vendi i quajtur Hamami i Ri dhe pas tij më 1738 Hudaverdi pasha Mahmutbegolli. Më 1740 erdhi në fuqi Sylejman pashë Çausholli dhe meqenëse vdiq po atë vit, vendin e tij e zuri i vëllai Jusuf pashë Çausholli, i cili më 1743 u nis në luftë për në luftën Osmano-Perse. U emërua nipi i tij, Muhtar Pasha që vazhdoi gjer më 1745. Në këtë periudhë nisën grindjen e brendshme mes tarafeve të Terzinjve dhe të Tabakëve në qytet që mishëronin rivalitetin mes oxhaqeve feudale Çaushollaj-Begollaj që pikun e vet e pati më 1751 dhe zgjati deri më 1753.

Për ta shutitë gjendjen e tarafeve të familjeve e të disa agallarëve, dërgohet më 1745 Abdullah pashë Vlora, i cili mori masa dhe u dogji sarajet feudalëve dhe internoi disa anëtarë të familjes Tabaku. Begollët e mbanin selinë në Prizren apo në Pejë, ndërsa në Shkodër linin një zëvendës nga familja Gjylbegu[20], Kopliku-Xhabiej ose Dizdari[30]. Nga ana e Çaushollajve, familjet e agallarëve dhe spahinjve që i mbështetnin ishin Gradanikët dhe Maxharrët.

E gjithë kjo periudhë e gjysmës së parë të shek XVIII u shoqërua me trazira, që diktonte edhe postin e mytesarifit në qytet që shumicën e rasteve kalonte mes Begollajve, Çaushollajve dhe Abdullah pashë Gjakovës. Tetorin e 1755 Porta e Lartë emëroi Omer pashë Kavajën mytesarif. Ky pashë u muar kryesisht me dëbimin e Çaushollajve dhe më 3 dhjetor 1755 i detyroi me forcë të iknin. Dogji dhe plaçkiti pallatet e Mehmet pashë Çaushollit, Abaz beut dhe të Gradanikëve (dajat e Mehmet pashës).

Pashallëku i Shkodrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1757 Porta e Lartë njohu zyrtarisht si mytesarif Mehmet pashë Plakun, që vazhdoi deri më 1775. Me këtë sundues fillon periudha e njëfarë autonomie, që kjo dinasti e mbajti brez pas brezi deri në kapitullimin më 1831[20]. Qyteti do të gëzonte ose pësonte ndikimet që luhateshin sipas politikave që ndiqte ky oxhak. Mehmet Pasha pati si faktor fitues pajtimin e esnafeve të terzinjve dhe tabakëve meqë ndikimet e feudalëve pararendës qenë fashitur tashmë, dhe një qasje më të butë me elementin katolik të rrethinave dhe afrimin e tyre për të banuar pranë qytetit, duke u dhënë hyxhet edhe toka në derdhje të Bunës, Drinit dhe Matit banorëve të Malësisë së Madhe. Më 1775 me vdekjen e Mehmet Plakut, Porta emëroi Mehmet pashë Kystendilin, i cili nuk u pranua nga paria e Shkodrës. Së mbrami u emërua mytesarif nga sulltani Mahmut pashë Bushatlliu - një nga djemtë e Mehmet Plakut. Mytesarifi i ri shprehi në veprim prirje zgjeruese për kufijtë e pashallëkut dhe një lirshmëri po ashtu më të gjerë ndaj autoritetit të Portës. Në qershor 1785 futi nën sundim Malin e Zi, pastaj shtroi rivalët e vet në Shqipërinë e Mesme duke u përpjekur me Ahmet Kurt Pashën e Beratit dhe duke arritur me ushtrinë e tij deri në Lushnjë, Elbasan e Korçë; duke marrë kështu kështjellën e Peqinit. Më 1787 u shpall fermanli për herë të parë, Porta e Lartë e shkarkoi nga posti i kreut të pashallëkut dhe nisi kundër tij një ekspeditë luftarake[31] e cila në fillim gjeti mbështetjen e njërit prej më besnikëve të Bushatlliut, Tahir agë Jukën. Duke e rrethuar në kalanë e Shkodrës nga gushti deri në tetorin e atij viti, kohë gjatë së cilës i rrethuari forcoi pozitat e veta dhe nxiti besnikët që ishin jashtë që t'i bënin një sulm të dyanshëm rrethuesve, me një sulm ballor si nga skota e tij brenda kalasë ashtu edhe ndërhyrja më e befasishme e besnikëve nga prapavija në qytet dhe krahinë me në krye Tahir agë Jukën tashmë të rikthyer pas forcimit të pozitave Mahmudit dhe Haxhi Idriz agë Lohjen[32]. Rrethuesit e tij, përveç Mehmet pashë Çaushollit të cilit iu pre koka, u bënë miq të Mahmudit dhe dorëzanë të tij pranë Portës për ta falur[33] më 1789 me fronëzimin e Sulltan Selimit III. Qershorin e 1788 dënoi me prerje koke Tahir agën për tradhëti dhe i dogji sarajet në lagjen Parrucë. Më 1792 Kara Mahmudi u shpall fermanli për të tretën herë, u shkarkua nga posti i vezirnisë dhe u dënua me vdekje, më 1793 fushata ndëshkimore e radhës u dërgua ta rrethonte kalanë e Shkodrës dhe me po të njëjtën skemë të rrethuarit u liruan pas tre muajve. Fiton faljen prej ndërhyrjes së mbretit të Spanjës më 1794[32]. Me vdekjen e tij më 1796, pasuesi Ibrahim Pasha zvetënoi mëvetësinë në rritje të pashallëkut[31] dhe ndoqi një politikë më besnike ndaj Portës, por fryma e mëvetshme duke i dhënë edhe më zhvillim ekonomik tregut të qytetit rinisi me Mustafa Reshit Pashën.

Më 1786 nga një relacion i Imzot Gjergj Radovanit kumton se Tophana me Rrëmajin kanë 406 shtëpi katolike dhe 2131 frymë[34]. Me vendosjen e rendit publik e të ekuilibrave social, mbrojtjen e interesave të tregtarëve vendas zhduku anarkinë, nxitën prodhimin dhe tregtimin e mallrave. Pazari i Vjetër i Shkodrës gëzoi një lulëzim prej tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme, gjë që i dha gravitet të theksuar qytetit në marrëdhënie me krahinën dhe rajonin. Përveç punishteve-dyqane të zejtarisë, me dhjetra furra buke, mullinj drithi, vaji dhe derstila shajaku, punonin për nevojat e popullsisë qytetare e fshatare, kurse hanet e karvan-sarajet përreth pazarit, kafenetë e gjelltoret, u siguronin strehim të përkohshëm klientëve të ardhur nga fshatrat e Krajës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Malësisë së Gjakovës dhe deri në Pejë. Me karvanet e veta sillnin në treg prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale: kafshë transporti e bagëti, lesh, lëkurë, drithra, bulmetra, vaj ulliri, fruta, lëndë druri, shqemë, dyll; prodhime artizanale si litarë, punime druri, rrëgozë. Pastaj ktheheshin në vendet e tyre me prodhime ushqimore si kafe, kripë, sheqer dhe prodhime industriale, si veshmbathje, enë e orendi të ndryshme, vegla metalike, vajguri, armë, stoli, etj[35]. E tillë qe begatia saqë në vakt të vezirit gjendeshin tabakhanet njëra pas tjetrës në lagjen e Tabakeve që merrte emrin nga esnafi i lekurëregjësve[36] dhe la një trashëgimi në lëmin e zejtarisë shtëpiake që zgjati deri në fundin e shek. të 18të, ku rreth 2000 tezgjahe tradicionale, ku gratë punonin sipas porosive të sipërmarrësve dhe kërkesave të tregut. U orientuan kulturat bujqësore, drithrave, ullirit, duhanit, pambukut, drejt tregut, zgjerimi i ekonomisë monetare në fshat ndikuan në zhvillimin e tregtisë së brendshme[35].

Kjo çoi drejt një lulëzimi të tregtisë përmes Adriatikut, kryesisht me Republikën e Venedikut, ku 130 kompani merkantile u ngritën nga tregtarët shkodranë[37] të cilët kishin ngritë një çetë tregtare të quajtur "Komiteti i pjacës së Shkodrës" qysh para vendosjes së pashallëkut[25]. Me Venedikun në grahmat e fundit dhe me fuqizimin detar të Francës, Holandës, Anglisë dhe të disa qyteteve italiane si Ankona, u hapën në qytet shumë agjenci konsullore sikurse ajo angleze, hollandeze, veneciane, raguziane, austriake, etj. Duke mbrojtur interesat e reshperëve shkodranë dhe reisëve ulqinakë, me të cilët këta bashkëpunonin, vezirët Bushatlinj arritën të venë dorë jo vetëm në tregtinë tranzite të skelës së Durrësit, por pothuaj të krejt bregdetit osman në Adriatik - gjë që bënte Venedikun të protestonte ashpër pranë Portës së Lartë.

Një nga karakteristikat e tregtisë shkodrane ishte pjesëmarrja e oxhaqeve të mëdha feudale. Përveç Bushatlinjve, në letrat e konsujve venedikas përmenden oxhaku i Koplikëve, Sokolëve. Nga dokumentet e konsullatave mësojmë emrat e shumë tregtarëve shkodranë:

Andrea Kambësi (1741), Anton Boriçi (1741), Hasan Vorfa (1741), Andrea Pema (1741), Hasan Kastrati (1744), Ali Mehmet Shkodrani (1746), Engjell Muzhani (1747), Hasan Parruca (1749), Hasan Garuci (1767), Halil Rrjolli (1768), Ali Meta-Shkodra (1768), Ndrek Zoga (1780), Gjon Melgusha (1784), Hasan Kçira (1784), Engjell Suma (1794), Gjon Serreqi (1798), etj.

Rol të madh për këtë tregti luante lundrimi i Bunës që lejonte lundrimin e anijeve të vogla deri në 90 ton. Mbi Bunë shërbente skela lumore e Pulajve në grykën e lumit, e Shirqit dhe e Obotit, në mes të tij dhe ajo e Pazarit, rrëzë kalasë. Kësodore komunikohej me Shëngjinin, Ulqinin që ishte thelbësor me kantierin e madh të anijeve dhe Tivarin, ideal për anijet e mesme e të mëdha[35].

Nga patriarku i pashallëkut u ndërtuan objekte me rëndësi për adhurimin, arsimin, kulturën dhe lëvizjen si: Ura e Bahçallëkut, e Moraçës, të Mesit, e Nikshiqit, Xhamia e Plumbit, Medreseja e Qafës,[25] dhe mbase edhe ajo e Tamarës. Në kohën e të birit, Karamahmud Pasha u ndërtua Medresja e Pazarit, Biblioteka e Vakëfit dhe në kohë të Ibrahim Pashës nisi ndërtimi i Bexhistenit[25].

Fundi i Pashallëkut, Tanzimati, Lidhja e Prizrenit dhe parapavarësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Me Vakinë e Sherrit siç u njoh në Ballkan, u shemb Oxhaku i Jeniçerëve, bëri që kjo jehonë të kishte ndikimin e vet edhe në Shkodër ku pas largimit që i bëri Karamahmud Pasha drejt Krujës, Mustafa Pasha i dha goditjen më të fortë bektashinjve. Me shkeljet e vazhdueshme të Mustafa Pashës e largimit të tij me reformat ndaj sistemit të ajanëve të Sulltan Mahmudit të IItë, pas masakrës së Manastirit vetëkuptohej se sitemi i oxhaqeve që kishin sundim me të drejtë trashëgimie do të ndryshohej me sistem të centralizuar emërimi me pashallarë jovendas.

Nga pakënaqësitë që kishin ndjellur masat e marra, më 1835 Hafiz Pasha merr masa që të pushonte kundërshtarët e zëshëm dhe kërkon nga qytetaria 100 vetë për kalanë e Shpuzës plus koston e meremetimeve të kalasë. Ndër to përfaqësues i bejlerëve ishte Hysen beg Bushati, të zejtarëve Hamza Kazazi dhe Dasho Shkreli, dhe të klerit Haxhi Idriz Boksi e Ahmet efendi Kalaja; të cilët nisën kryengritjen kundër Hafiz Pashës. Vazhdë kryengritjesh kjo që do të zgjaste deri më 1871[25].

Me rënien e Bushatllinjve nga sundimi, duket se edhe çeta tregtare nuk funksionoi më si ent i rregullt për kontrata rregullimi konfliktesh tregtare mes vendase me të huajt ose anasjelltas[25]. Megjithatë shkëmbimi i mallrave përmes detit arriti pikën kulmore më 1869. Marrëdheniet me Venecien qenë zbehur deri në përgjysmimin e agjencive tregtare dhe gravitetin e Adriatikut e morën portet e tjera të Italisë dhe të Perandorisë Austro-Hungareze. Gjysma e dytë e shek. XIX shënjoi teposhtën e pakthyeshme të rëndësisë tregtare të Shkodrës me ndërtimin e hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1873 dhe aneksimit të Ulqinit e Tivarit pas ngjarjeve të Lidhjes[35].

Shiko edhe: Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV

Duhet përmendur më pas shtypshkronja e Jezuitëve në vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhëtarit Hamdi Bushati, në këtë shtypshkronjë, që nga viti 1871 e deri në 1938 janë shtypur 411 tituj. Pas kësaj u hapën edhe të tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Françeskanëve.

«...më 1861 Françeskanët themeluan (në Shkodër - N.B.) seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Një risi shkencore në Kolegjin e Saverit ishte Observatori Meteorologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Një vit më pas (1878) motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë...» nga E. Jacques

«...interesant është fakti se sipas dokumentave të pseudohistorianëve komunistë, në Shkodër komuniteti ortodoks (pra popullsi jo vendase, por e ardhur vonë për nevojat e veta) ka pasë hapur shkollën e tyre që në vitin 1835, ose më saktë ata “vërtetojnë” se ne autoktonët paskemi hapur shkollat tona plot 52 vjet më vonë se jabanxhinjtë e përjetshëm serbo-malazezë. Natyrisht kjo logjikë që u shkonte për shtat komunistëve e padronëve të tyre sllavë, tani në demokraci duhet të “demaskohet” e hidhet në koshin e plehrave si vetë sistemi e ideologjia që ka 14 vite që e lamë pas. Ne veriorët e kuptojmë se po të ishin këto shkolla shqipe në trevat e Jugut nga ishin kapot komunistë me siguri do të ishte zgjedhur një nga këto shkolla e data që dëshmojnë rreth të paktën 350 vjet jetë të shkollës së re shqipe. Por për t’u realizuar kjo ishte nevojitur edhe një “ndryshim” tjetër, pasi besimtarët që hapën e zhvilluan këto shkolla nuk duhej të ishin katolikë, por ortodoksë, si vetë mëma e komunizmës. Natyrisht gjithçka është deformuar e shëmtuar nga historia jonë, duhej të korrigjohej në këto vite të pluralizmit e demokracisë duke shkuar në Europën e Bashkuar origjinal e me curriculumin e vërtetë që na kanë përcjellë shekujt së bashku me Europën së cilës i përkasim. Por, si gjithnjë ne vazhdojmë të tregohemi të vonuar... Pse???»[38]

Ekzistojnë institucione të ndryshme kulturore, si Qendra Kulturore, Fototeka Marubi, Shoqata e Shkrimtarëve e Artistëve, Teatri Migjeni (i emëruar mbas Millosh Gjergj Nikolla), Galeria e Arteve, Muzeu Historik. Shkodra është qendra e Katolicizmit Shqiptar dhe një nga qendrat shpirtërore kryesore të katolikëve në Shqipëri. Ndërtime historike janë Kalaja e Shkodrës, Banja e Vogël, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit, Katedralja e Shkodrës, Prefektura që dëshmojnë ndikimet e shumta kulturore në qytet. Kalaja u mori famë të madhe kur në Luftën e parë ballkanike u mbrojt nga patrioti Hasan Riza Pasha dhe Esad Pasha.

Shkodra është e famshme gjithashtu për shkollimin Islam. Qendra e disa institucioneve që japin edukim të nivelit të lartë në studime arabike, e ka prodhuar studioz të mirënjohur myslimanë si Shaykh Nasirudin Albani.

Tradita e bibliotekave në Shkodër është shumë e hershme, madje fillesat e saj shkojnë qysh prej periudhës ilire. Një shqiptaro-kroat i njohur me emër Aleksandër Stipçeviç, në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit.[39] Sipas të dhënave të Daniele Farlatit në “Illyricum Sacrum”, “qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit”. Madje Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e “Komisisë letrare”, që u drejtua nga Hilë Mosi.

Disa vite më vonë, kur u krijua shteti shqiptar, banorët e Shkodrës ia falën këtë bibliotekë Tiranës dhe në 28 nëntor 1922 u krijua Biblioteka Kombëtare me një fond prej 6 mijë librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj. Ka qenë shumë e pasur me dorëshkrime në gjuhën orientale dhe ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve të huaj, 1834 biblioteka e Vakëfit, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 Biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia.

Kalaja e Rozafës[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kalaja e Shkodrës.

Në periudhën e ndërtimit të kështjellës treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, lundrimtarë e tregtarë të zotë. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r. Nga monedha mësojmë emrin që ka pasur qyteti në atë kohë, SΚΟΔRΙΝΩΝ. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë Ilire, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore deri në lumin Naretva (thuhet edhe deri në Friulin e sotëm, në Itali). Gjatë shek. II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). Qyteti antik dhe mesjetar shtrihej përkatësisht përreth akropolit, kalasë dhe ishte i mbrojtur edhe me mure të jashtme rrethuese. Pamja e sotme e kështjellës i detyrohet punës që u bë nën drejtimin e venecianëve, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qé ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej uji i shiut me anë ujësjellësve prej gurit të gjallë dhe derdheshin brenda për ta pasur si depozitë në rast rrethimi nga armiku. Këto shihen edhe sot dhe ka ndonjë që ujin e depozituar e ruan aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i lë gjë mangut ujit të pusave të qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i mureve të kalasë ku punuan mjeshtra vendas dhe dalmat; brenda kësaj kohe u mor pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima duke i dhënë si shpërblim për këtë, ndërrim tokë afër kishës së Shën Vlashit, ku tani është Hamami.

Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore e baladë. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,- si këshillë nga një plak tregon legjenda,- si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret për çdo natë. Uji gëlqeror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënia e anës së djathtë të trupit «sýnin e djathtë qi t'shoh birin t'em, krahun e djathtë qi ta mbâj, gjinin e djathtë qi ta ushqej, kâmben e djathtë qi me përkûnd djepin» që të kujdesej për të birin e sapolindur.

Kalaja e Rozafes e marrë nga Kodra e Pashës (Zarufe), Foto Marubi

Brenda mureve antike ka edhe një muzé i kushtuar historisë dhe legjendës së kështjellës. Për toponiminë, balada, sidomos ajo që flet për kalanë e Shkodrës, jep një sërë territoresh. Ato gërshetohen me territorin rreth kështjellës se Rozafatit: Kazenë, Maldunus, ose Valdunus (kodra mbi të cilën ngrihet Rozafati), Zarufe. Të tria këto ekzistojnë edhe sot. Humanisti dhe historiani shqiptar, Marin Barleti me 1504 shkruan në "Rrethimi i Shkodrës": "Na patën rënë në dorë disa shkrime... Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themeluesit e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa". Ekziston një variant i baladës, në të cilin gjithçka kryhet nga Roza e Fa sipas veprimeve dhe situatave të baladës së murimit. Por Barleti nuk i përmend situatat dhe nuk e përmend flijimin. Ndoshta sepse ai është monoteist. Mbledhësi i këtij varianti është H. Hecquard dhe për këtë çështje shprehet më hollësisht në një studim Vili Kamsi.

Sipërfaqja prej 3,5 km katrorë. Lartësia mbi nivelin e detit luhatet nga 120 m (hyrja në kështjellë) në 130 m, (zona e sektorit të fundit). Perimetri i mureve është 881 m. Kështjella ndahet në tre sektore (oborre). Më i rëndësishmi është i fundit ku kishte qendrën kapiteneria, ose rezidenca e guvernatorit, e ndërtuar nga venecianët në fillim të shek. XV.

Shtrirja gjeografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrihet për rreth 872.71 km2[40] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldisë (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj[41][42]. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, SardaVau Dejës deri në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.

Oborri i Kishës së Fretënvet

Relievi i Shodres[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m), Papluka, Mali i Vilës, Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj. Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes.

N'dër zonat më të bukura në rrethin e Shkodrës është ajo e Dukagjinit, e përpër nga Shala, Shoshi, Pulti dhe Kiri. Shala është e përbërë nga dy lugina të vogla; lugina e Kopreut që përbët nga fshatrat Abat, Breg-Lumi, Gimaj, Nënmavriq, Nicaj-Shalë, Vuksanaj, etj, si dhe lugina e mrekullueshme e Thethit. Në vijëmësin e tyre janë edhe lugina e Përroit të Thatë.

Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini 285 km, Buna 44 km (i vetmi lumë i lundrueshëm), Kiri 51 km, Shala që përbëhet nga dy përrenj, Cemi, dhe burimet ujore. Përveç lumenjve, është e pasur edhe me liqene: Liqeni i Shkodrës zë një sipërfaqe 368 km2 nga e cila 149 km2 përfshihet brenda territorit të Shqipërisë. Eshtë liqen i cekët, me florë e faunë shumë të pasur. Në këtë liqen jetojnë 50 lloje peshqish. Në brigjet e tij shtrihen fshatrat turistikë të Shirokës dhe të Zogajt. Liqeni është preferenca e çdo shkodrani. Krahas liqenit të Shkodrës kemi tre liqene artificiale: Liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit dhe Liqeni i Shtodrit.

Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrirja në mes të një relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 11,8 °C deri ne 14,0 °C. Temperatura në Janar nga 0,9 °C deri në 6 °C. Në dimër fryn era e murlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet eshte e madhe.Mesatarisht aty bie 2500 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.Muaji me i ftohtë i vitit eshte muaji janar,ndersa muaji me i nxehte i vitit eshte muaji korrik.Reshjet e debores bien rralle,ndersa ngricat shenohen zakonisht ne fundin e vitit.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Arkitektura[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti dhe zonat përreth janë të bekuara me një shumëllojshmëri t'elementeve si natyrore ashtu edhe kulturore. Lagjet më tërheqëse mendohen të jenë Pìaca (është i vetmi qytet në Shqipëri që e quan kështu qendrën e tij), e identifikuar si qendra e qytetit me në qendër statujat e Nanë Terezës dhe Luigj Gurakuqit, dhe Sarreqi, Gjuhadoli (lagje e rrugë vjetër, emri i së cilës paraqet lodhjen e udhëtarëve që vinin nga Kalaja deri aty) dhe një nga rrugët me skenike,- ku shihen arkitekurat e shumta dhe dora e Kólë Idromenos në disa ndërtesa,- që lidh Katedralen nga ana lindore e qytetit me qendrën e qytetit.

Parada e Karnavaleve

Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[43] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda e parë muzikore qytetëse me drejtues Giovanni Canale - 1898

Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Giovanni Canale, e mandej nxënësi Palokë Kurti, i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e Frano Ndojës. Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithsej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurtër rezultate të kënaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Palokë Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshëm të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punën e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkollës "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkollë ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme.

Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mësuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe përkrahjen e prindërve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mësuesit të Merituar, Ragip Gjylbegu, mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar Hilë Mosi. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër Mehmet Gjyli.

Nën shembullin e shkollës së Parrucës u formua edhe fanfara e konviktit të "Maleve tona", që filloi veprimtarinë në vitin 1931, nën drejtimin e Zef Kurtit me një efektiv prej 20 instrumentistësh. Krijimi i saj vlejti për gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, kurse me këngët dhe marshet atdhetare ndihmoi në edukimin e ndjenjave të atdhedashurisë dhe frymës luftarake të saj. Kjo bandë muzikore pati jetë vetëm një vit. Tradita e mire e tyre ruhet dhe sot e kësaj dite. Në vitin 1971, pak kohe pas krijimit të shkollës se mesme artistike "Prêng Jakova" krijohet edhe orkestra frymore e shkollës, e cila vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj. Ndërkohë, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit[44].

Muzika e qytetit ndryshon nga ajo e fshatit, por të dyja bashkë gëzojnë popullaritet në Shkodër. Muzika e veriut është një kombinim i rafinuar i romantizmit dhe me nëntinguj të sofistikuar oriental dhe një zhdërvjelltësi në maxhor e minor. Ka një ngjashmëri me sevdalinke-n e Bosnjës dhe me Sanxhakun fqinj, por ndryshon nga ato sepse ruan cilësi tipike shqiptare në rrjedhshmërinë karakteristike të ritmit dhe tempos. Përshkrimet e para të këtyre grupeve muzikore, që datojnë nga fundi i shek. XIX dëshmojnë për përdorimin e violinës, klarinetës, sezit, dhe disa stile indiane (të përftuara duke rrarë shkopin mes dy shishesh). Të mëdhenjt Lec Kurti, Prêng Jakova, Çesk Zadeja luajtën e luajnë një rol qendror si udhërrëfyes për kompozitorët e Shqipërisë. Sot, fizarmonika dhe kitarra kanë zëvendësuar instrumentet ekzotike. Ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të muzikës shkodrane janë Ludovik Ndoj Gjergji, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi, dhe Bujar Qamili.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia ka qene e zhvilluar edhe ne Shkoder.

Turizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Monumenti i Luigj Gurakuqit në ish-lulishten 1 Maji

Qyteti i Shkodrës ka rreth 90 monumente kulture ku spikasin në pjesen antiko - mesjetar: Kalaja e Rozafës me gjurmë të rëndësishme kulturore autoktone, muri rrethues i qytetit antik (i përiudhës romake), Muzeu i kështjellës, Kisha-Xhami dhe Kisha e Zojës së Shkodrës, Xhamia e Plumbit, Sahati i Inglizit, Ura e Mesit. Ndërsa në pjesen e re të qytetit ekzistojnë sot pas shkatërrimeve komuniste këto objekte kulti e istitucione fetare: Xhamia Ebu Bekër, Xhamia e Perashit, Katedralja e Shkodres, Kisha françeskane, Kisha orthodokse (mozaikët e t'cilës i bëri Pjetër Marubi), Medreseja "Haxhi Sheh Shamia", Seminari Ndërdioqezan Shqiptar, Kolegji Françeskan - Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla", Instituti Katekistik Shqiptar etj; institucionet arsimore dhe kulturore: Universiteti "Luigj Gurakuqi" i themeluar në vitin 1957, Biblioteka "Marin Barleti", Fototeka "Marubi" - më e madhja në Shqipëri (e rrezikuar të asgjesohet nga mospërkujdesja shtetërore), Teatri Migjeni, Muzeu i rrethit (Shtëpia muze e Oso Kukës), Radio "Shkodra", Qëndra Kulturore "Don Bosco", Gjimnazi i Shtetit "28 Nëntori", Shkolla e Mesme Artistike "Prengë Jakova" etj; institucionet shëndetësore: Spitali Civil "Jorgji Karamitri", Spitali Pediatrik, Spitali Obstetrik - Gjinekologjik, Spitali Psikiatrik, Spitali infektiv, Sanatoriumi etj; këto vende të rëndësishme: Telekomi, Hotel "Rozafa", Hotel "Argenti", Banka Kombëtare Shqiptare. Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në gad. e Ballkanit, dhe qendrat e Shirokës e të Zogajt janë shumë të vizituara nga turistë të huaj e vëndas. Rreth 5 km në lindje të Shkodrës gjendet edhe qyteza mesjetare e Drishtit.

Shumë vizitorë ndjejnë se Shkodra është shpirti i Shqipërisë. Paraqitja karakteristike e qytetit formohet nga struktura e vendosjes e shtëpive të vjetra, rrugëve të ngushta e shoqëruar me muret prej guri dhe ndërtimet moderne. Pas Luftë së Dytë Botërore u rindërtua me rrugë më të gjëra që të përshtateshin me mjete e reja të transportit, dhe ndërtime të reja rezidenciale po ndërtohen vazhdimisht. Shkodra ka dhe stadiumin e famshëm Loro Boriçi, stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri, e rreth sporteve ishte qyteti i parë me shoqëri sportive Vllaznia i themeluar në 1919.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Prefektura e Shkodrës
Bashkia e Shkodrës
Monumenti i dëshmorëve të 2 prillit

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Voltana Ademi e Partisë Demokratike. Shkodra është qëndra e qarkut me të njëjtin emër.

Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen për t'u përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demostradën e parë: "Demostrada e Heshtur", në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori që ishte rrëzimi i bustit të E. Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë 4 djem dhe u quajten "Dëshmorët e Demokracisë", si dhe lindja e sindikatave të pavarura. Shkodra është i vetmi qytet që në zgjedhjet vendore të 1996 nxorri nga gjiri i qytetarisë një kandidaturë më të djathtë, atë të Bahri Boriçit, që u zgjodh Kryetar Bashkie.

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Han'i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Han'i Hotit për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

Siç është shpjeguar më lart, pozita gjeografike e Shkodrës mundëson vizitën e disa lloje peisazhesh në një krahinë jo të madhe. Shkodra është larg Razmës rreth 42 km, e larg Bogës 48 km. Larg Velipojës 32 km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 8–9 km.

Panorama[redakto | redakto tekstin burimor]

Katedralja e Shkodres
Kisha Franceskane
Buna e Rozafa

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Shkodra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë
  2. ^ Ligji nr. 115/2014.
  3. ^ Çabej E. (1974), "Die Frage nach dem Entstehungsgebiet der albanischen Sprache". Zeitschrift für Balkanologie 1012: 7–32.; cituar sipas Matzinger 2009.
  4. ^ Demiraj Sh. (1999). Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe. Tirana. pp. 143–144.; cituar sipas Matzinger 2009.
  5. ^ Encyclopædia Britannica, Botimi i XItë (1911), artikulli "Scutari".
  6. ^ a b Dankoff R., Elsie R. (red.): Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid), Leiden 2000, ff. 27-57. Translated from the Ottoman Turkish by Robert Elsie and Robert Dankoff. Duke e krahasuar me përkthimin e S. Vuçiternës dhe monografinë "Shkodra dhe motet" I&II të H. Bushatit, përktheu Sait N. Saiti më 20 qershor 2017.
  7. ^ Historia dhe të dhëna gjeografike
  8. ^ Polibi
  9. ^ Tit Livi
  10. ^ a b c d e Jireček K, Skutari und sein Gebiet im Mittelalter, published in: Ludwig von Thallóczy (ed.), Illyrisch-Albanische Forschungen, Munich & Leipzig 1916, vol. 1, p. 94-124. Përkthyer nga gjermanishtja prej R. Elsie.
  11. ^ Lucius Florus, Historia e Romës, përktheu J. Davies, Londër 1672.
  12. ^ Fine 1991, p. 206
  13. ^ Stevanović M., Branković V., (srpski velmoža.) (2004). Vuk Branković. Knjiga-komerc. fq. 38. После битке код Велбужда млади краљ Душан, чији је углед знатно порастао, добио је од оца на управљање Зету са седиштем у Скадру.
  14. ^ Jović M., Srbija i Rimokatolička crkva u srednjem veku. Bagdala. 1994, p. 102. Краљ је у јануару 1331. г. разорио Душанов двор на реци Дримац, код Скадра. Половином априла долази до примирја
  15. ^ Nikolić D. Svi vladari Srbije. Narodna biblioteka "Resavska škola". 1996, p. 102. Стефан Душан је августа 1331. крен- уо са својом војском из Скадра и дошао до Стефановог дворца у Неродимљу, где је изненадио оца. Краљ Стефан је једва успео да побегне из свог дворца у град Петрич у коме га је Душанова војска опколила
  16. ^ Elsie R., Historical Dictionary of Albania. The Scarecrow Press. pp. xxix. ISBN 978-0-8108-6188-6.
  17. ^ Anamali S., Prifti K., Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Botimet Toena, 2002, ISBN 99927-1-622-3 ff. 231-232
  18. ^ Nadin L., Statuti di Scutari: della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 / Statutet e Shkodrës: në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469. Tirana: Onufri, 2012.
  19. ^ a b c d Sheldija Gj., Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane, Shkodër, 1957-'58.
  20. ^ a b c d e f Bushati H., Shkodra dhe motet (traditë, ngjarje, njerëz) v. II, Shkodër: "Idromeno", 1999.
  21. ^ Bushati H., Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III, Shkodër: "Idromeno", 1999.
  22. ^ Clayer N., Is̲h̲ḳodra, Encyclopaedia of Islam, Second Edition. Brill Online, 2012.
  23. ^ Zamputti I., Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë. Vëllimi III (1603=1621), Tirana 1989, ff. 376-389.
  24. ^ Armao E., Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale, Roma: Istituto per l'Europa Orientale, 1933. fq. 53.
  25. ^ a b c d e f g h i j Bushati H., Shkodra dhe motet v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.
  26. ^ Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I.B. Tauris, London-New York: 2012, së bashku me QSA. ISBN 978-1-78076-431-3.
  27. ^ Kamsi W., Shkodra, kryeqyteti historik i Shqipnisë, Art & Trashëgimi, 2012.
  28. ^ Valentini Z., Përfundime historike të nji dokumenti, Shkodër: revista "Leka", vj. VI, nr. VIII, fq. 260.
  29. ^ Studime historike, Volume 4, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë 1967, fq 62.
  30. ^ Vlora E., Kujtime 1885-1952, përktheu Afrim Koçi, Tiranë: IDK, 2010.
  31. ^ a b Duka F., Sfida shqiptare ndaj shtetit osman: Pashallëku i Shkodrës, Art & Trashëgimi, 2012.
  32. ^ a b Bushati H., Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003.
  33. ^ Jazexhi O., Kara Mahmud Pashë Bushati, dielli.net.
  34. ^ Sarro I., Gjendja e të krishtenëve të dioqezës së Shkodrës në fundin e shekullit XVIII, Hylli i Dritës, Shkodër: Botime Françeskane, Vjeti XXXI, Nr. 1.
  35. ^ a b c d Tafilica Z., Veprimtaria tregtare e Shkodrës (Mesi i shek. 18 - fundi i shek. 19), Art & Trashëgimi, 2012.
  36. ^ Ippen Th., Skutari und die nordalbanische Küstenebene, Sarajevo 1907, ff. 27-32. Përkthyer nga gjermanishtja prej R. Elsie.
  37. ^ Saraçi A., The Trade Relations between the Sanjak of Scutari (Shkodra) and the Republic of Venice in the First Half of the XVIIIth Century, Anglisticum Journal (AJ) shtator 2016, V. 5, nr. 9.
  38. ^ Shqiptarët “drejt” Europës me histori të fallsifikuar, nga Ndue Bacaj.
  39. ^ Barleti, Marin. (2012). The siege of Shkodra: Albania's courageous stand against Ottoman conquest, 1478, p. 58.
  40. ^ Wikipedia gjermanisht
  41. ^ Të Dhëna të Përgjithshme Historike dhe Arkeologjike mbi Krahinën Ilire të Labiatisë
  42. ^ Shkodra shkurt
  43. ^ Plani Urbanistik
  44. ^ Banda e parë muzikore e Shqipërisë