Balshajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Stema e Balshajve

Balshajt (në alfabetin cirilik: Балшић, pl. Balšići / Балшићи; edhe Bašići; latinisht: Balsich) kanë qenë një familje fisnike që sundoi Principatën e Shkodrës[1][2][3][4][5] nga 1362 deri më 1421, gjatë dhe pas rënies së Perandorisë serbe.

Me origjinë nga Balëzi i Shkodrës, pas shembjes së perandorisë së Car Dushanit, Balshajt shtinë në dorë disa qytete si Shkodra, Ulqini dhe Tivari dhe formuan një principatë të pavarur. Ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte "rebelë" dhe i trajtonte si kundërshtarë të tij. Ky i fundit u përpoq t'i nxiste sundimtarët sllavë dhe Venedikun kundër Balshajve, kurse Venediku nga ana e tij nxiti dhe mbështeti kundër tyre sundimtarë sllavë si carin serb Stefan Uroshin.[6]

Për të zgjeruar ambiciet e tyre bregdetare dhe për t'i forcuar lidhjet me Perëndimin, në vitin 1369 kaluan në ritin katolik, megjithatë, ata nuk dëtyruan vartësit e tyre ortodoks të bënin të njëjtën gjë[7][8] madje ndihmuan që të ngrihej një manastir ortodoks në Ulqin.[9] Zotërimet e tyre u shtrinë nga Zeta (pjesë të Malit të Zi të sotëm), pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë, por ndikimi i tyre shtrihej edhe në Çamërinë e sotme. Së bashku me sundimtarë të tjerë arbër luftuan kundër mbetjeve të perandorisë së Car Dushanit, duke u shkëputur mbretërve serbë Vukashin dhe Marko disa qytete që ata nuk arritën t'i rikthenin përkundër ndihmës që u erdhi nga osmanët. Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u përball me ushtrinë osmaneSavër duke pësuar disfatë. Si rrjedhojë humbën pjesën më të madhe të zotërimeve të tyre.

Mbi diplomacinë e tyre, Shuflaj konstaton se ashtu si Dukagjinët dhe Kastriotët, Balshajt kishin kancelari sllave.[10] Sipas studimeve të fundme, ndër dokumente zyrtare, përveç gjuhës sllavonike kishtare, përdorën edhe latinishten.[11]

Origjina e tyre nuk njihet me saktësi, studiuesit shprehen me hipoteza të ndryshme asnjëra prej të cilave duket përfundimtare, megjithëse shumica e burimeve të sotme i përshkruajnë si familje arbërore.

Origjina[redakto | përpunoni burim]

Qëndrimet ndaj origjinës së kësaj familjeje janë të shumta dhe autorë të ndryshëm shprehen me hipotezat e mëposhtme, asnjëra prej të cilave duket përfundimtare.[11][12]

Hipoteza e origjinës shqiptare[redakto | përpunoni burim]

Konsulli rus në Shkodër dhe Prizren gjatë Perandorisë Osmane, Ivan Stepanoviq Jastrebov, e lidh mbiemrin e familjes me toponimin Baleč (shq. Balec) pranë Shkodrës, në Rrjoll.[13]

Gjuhëtari gjerman Gustav Weigand pandehte një prejardhje të përzier shqiptaro-vllehe kur pa që mbiemri Balsha figuronte në një listë të hershme mbiemrash shqiptarë në Rumani.[14] Eqrem bej Vlora, i prirë të besojë në pohimet e Du Cange tek vepra Illyricum vetum et novum që për Balshajt shkruan "Quidam ex Albaniae proceribus cognomento Balsa" dhe të Orbinit "ex indigenis nobilibus Albaniae", sepse sipas tij vetëm një prejardhje shqiptare përputhet me veprën dhe sjelljen e Balshajve. Vlora gjithashtu pohon për pasuesit rumunë të Balshajve.[15] Sipas burimeve të përdorura nga historiani asokohe françeskan Athanas Gegaj, Skënderbeu pohonte se ishte trashëgues i Balshajve, së paku kjo në dobi të centralizimit të fuqisë së tij.[16] Joseph Swire pohon që Balshajt formuan një shtet shqiptar dhe u përpoqën ta mbronin nga "hordhitë pushtuese" turke.[17]

Për origjinë shqiptare flasin edhe dy studiues bashkekohorë, Gazmend Shpuza dhe Pranvera Bogdani,[2] dhe në përgjithësi historiografia shqiptare mbështet hipotezën e prejardhjes shqiptare.[18] Nga historianë bashkëkohorë të specializuar në fushën e mesjetës, konsiderohen sundimtarë shqiptarë. Më tej përmendet fakti që tek Balshajt qeverisja bëhej nga të tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II, të cilët nënshkruanin të tre së bashku dokumentet dhe përdornin të njëjtën vulë. Xhufi vë në dukje se institucioni i bashkëqeverisjes hasej edhe tek fisnikët tjerë shqiptarë dhe ishte karakteristik për familjet e mëdha patriarkale shqiptare. Si rezidenca të përkohshme u shërbenin Tivari, Ulqini, Shkodra dhe Vlora, kurse në muajt e verës shpërnguleshin në rezidencën e tyre në malësinë e Tivarit[19]

Origjinën shqiptare sipas Shpuzës e konfirmon edhe toleranca fetare që treguan Balshajt pas konvertimit në katolikë, e cila dallonte nga intoleranca e tejskajshme e mbretërve serbë të cilët ishin të dhënë pas çrrënjosjes së herezive.[2]

Studiuesi i mesjetës amerikan Kiril Petkov i quan shqiptarë,[20] po kështu veprojnë edhe Plamen Tzvetkov[21], Kristo Frashëri[3], Kasëm Biçoku,[22] Rolando Fabrini[23], Akademia Bullgare e Shkencave[24] dhe Enciklopedia Britannica.[25]

Hipoteza e origjinës serbe[redakto | përpunoni burim]

Sansovino tek Historia universale dell'origine guerre, et imperio de Turchi beson në prejardhjen sllave të Balshajve.[15] Disa studiues modernë, Fine,[26] Nicol[27] dhe Bartl[28] shohin mundësinë e rrënjëve serbe tek origjina e Balshajve, ndërsa Elsie është i qëndrimit "me gjasë prejardhje serbe" për familjen.[29]

Hipoteza e origjinës latine-vllehe[redakto | përpunoni burim]

Sipas Çedomilj Mijatoviç, Balshajt rrjedhin nga Dera provensale e Bove (fr. Baux); nga të cilët bijon një familje italiane (''del Balzo''), dhe prej këtyre vijnë Balshajt dhe prej tyre një familje rumune.[30] Historiani serb Vladimir Ćorović gjykuar nga emri i familjes, ra në përfundimin se janë me origjinë vllehe,[31] Origjina "rumune ose kuçovllahe" u pohua si nga Shuflaj[10] ashtu dhe nga Jorga,[15] gjuhëtari kroat Petar Skok, mbështetur edhe nga historiani serb Milena Gecić.[32]

Historia[redakto | përpunoni burim]

Gjatë sundimit të Car Dushanit emri i familjes Balsha – sipas disa burimeve me origjinë nga Balëzi i Shkodrës[2][33] – mbetet në errësirë.[34] Pas vdekjes së Dushanit ai ose bijtë e tij shtinë në dorë Ulqinin, Tivarin, Shkodrën dhe Budvën duke u zgjeruar drejt bregdetit më 1360.[35][34][28] Raguza i mbështeti në luftën e tyre kundër zhupanit të Humit, Vojislav Vojinović.[28] Të tre vëllezërit Balshaj: Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e kthyen Gentën (Zetën) në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Ata prenë lidhjet me carin e ri serb Stefan Uroshin, i cili i konsideronte Balshajt rebelë dhe i trajtonte si kundërshtarë. Ai i nxiste kundër tyre sundimtarët sllavë dhe Venedikun.[36]

Më 1361 morën qytetarinë e Republikës së Raguzës, të cilët i mbështeti në luftën e tyre kundër zhupanit të Humit, Vojislav Vojinović. Më pas nisi pushtimet e tjera në Arbërinë veriore dhe shtriu zotërimet e tij nga Ulqini në Drisht.[28] Për të zgjeruar ambiciet e tyre bregdetare dhe për t'i forcuar lidhjet me Perëndimin, Në vitin 1369 tre vëllezërit kaluan nga riti ortodoks[9] në ritin katolik dhe morën qytetarinë venedikase,[28][37] megjithatë, ata nuk dëtyruan vartësit të ndryshonin fenë si ata,[38][39] madje ndihmuan që të ngrihej një manastir ortodoks në Ulqin.[9]

Përpjekjet për zgjerim drejt jugut ndeshën në rezistencën e fisnikëve tjerë shqiptarë. Në një betejë të zhvilluar në vitin 1364 me Topiajt, të cilët ishin zotër të Durrësit, Balshajt u thyen kurse Gjergj Balsha u zu rob. Me ndërhyrjen e Raguzës, Gjergji u lirua dhe armiqësia mes dy familjeve mori fund me martesën e Karl Topisë me Katerinën e Balshajve.[40] Për të vulosur aleancën me Muzakajt e Beratit, Balsha II u martua me vajzën e despotit Andrea.[41] Më pas Balshajt u zgjeruan drejt Kosovës dhe Vlorës.[42]

Së bashku me sundimtarët shqiptarë të Beratit, Ohrit, Përmetit dhe Korçës luftuan mbetjet e perandorisë serbe të car Dushanit, në radhë të parë me mbretin serb Vukashin, më pas me birin e tij Marko Kraljeviq, të cilit i morën Kosturin. Ky i fundit u përpoq më kot për ta rimarrë Kosturin me ndihmën e osmanëve.[43]

Në atë kohë vëllezërit Balshaj për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, duke përfshirë Zetën dhe Buzëujin, viset e Kosovës, Dibrës, Lezhës, Matit, Ohrit dhe Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej edhe në Shqipërinë e Poshtme dhe në Çamëri.[44]

Konflikti me Topiajt dhe osmanët[redakto | përpunoni burim]

Aleanca me Topiajt nuk qe e gjatë. Principata e Topisë krijonte ndërprerje në mes të zotërimeve veriore dhe jugore të Balshajve duke i ndarë ata nga vasalët e tyre të jugut. Për këtë arsye u aktualizuan projektet e tyre të vjetra për shtrirje në Durrës dhe më gjerë. Në vitin 1383 ata ia dolën të marrin Durrësin nga sundimtari i tij Karl Topia dhe të krijojnë vazhdimësi territoriale veri-jug.[45]

Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u ndesh në Savër me një ushtri osmane e cila kishte depërtuar në zotërimet e tyre jugore,[46] të ftuar nga Karl Topia.[47][48] Balsha II ra në betejë kurse ushtria e tij u shpartallua. Kjo disfatë dhe goditjet e vazhdueshme të osmanëve, i tkurrën zotërimet e Balshajve. Kosova ra në dorën e princërve sllavë, vasalë të sulltanit osman, kurse Karl Topia rimori prapë Durrësin.[49]

Gjergji II Balsha mori pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 dhe tre vjet më vonë u ndesh prapë me forcat osmane duke rënë rob. Kundrejt lirimit të tij u lëshoi Shkodrën, duke mbajtur vetëm Ulqinin dhe Tivarin. Në shtator 1395 e rimori Shkodrën por për shkak të izolimit dhe situatës së rëndë ia dorëzoi Venedikut bashkë me disa kështjella të afërta, në këmbim të një provizioni vjetor. Kësodore siguroi përkrahjen e venecianëve dhe kishte dorë të lirë të hakmerrej kundër rivalëve të tij, në radhë të parë Radik Gjurashit të cilin e la të vrarë. Po ashtu i vuri nën trysni kundërshtarët e tij të cilët ishin kthyer në vasalë të osmanëve dhe synonin zotërimet e tij.[50]

Balsha III dhe konflikti me Venedikun[redakto | përpunoni burim]

Pas vdekjes së Gjergjit II, erdhi në fron biri i tij Balsha III (1403-1421). Në vitin 1404 i shkëputi Shkodrën dhe Drishtin nga Venediku, por venecianët kaluan në kundërofenzivë dhe deri në verë të vitit 1405 pushtuan Shkodrën, Drishtin, Ulqinin, Tivarin dhe Budvën. Në vitin 1407 Balsha III rifilloi sulmet ndaj tyre, por ata të ndërgjegjshëm për mbështetjen që ai gëzonte në atë trevë, i ofruan paqe e cila u nënshkrua në vitin 1408 pranë Durrësit.[51]

Dy vite më vonë, Venediku i shkeli kushtet e paqes. Balsha III i mbështetur nga popullsia e pakënaqur e Shkodrës dhe Ulqinit dhe nga disa krerë shqiptarë, i sulmoi prapë zotërimet venedikase. Ndonëse të mbështetur nga osmanët, venedikasit nuk përballuan dot sulmet e Balshës i cili arriti t'i rifitonte disa nga qytetet e tij të mëparshme. Në nëntor 1412 u arrit një paqe e re mes Venedikut dhe Balshajve, e cila i njihte këtij të fundit të drejtën e zotërimit të Budvës, Tivarit dhe Ulqinit, kundrejt lëshimit të Shkodrës.[52]

Gjenealogjia[redakto | përpunoni burim]

Gjenealogjia e familjes sipas burimeve eshte si me poshte:[28]

  • Balsha I († 1362), feudal i vogël, gjeneral i Dushanit
    • Strazimiri, Princ i Zetës martuar me 1) Irenë Dukagjini, vajza e Progon Dukagjinit, 2) Milica, vajza e Vukashin Mërnjavçeviçit, Mbret i serbëve dhe grekëve.
      • Gjergj Balsha II (V. 1403), Princ i Zetës martuar me 1386 Helena, vajza e Lazar Hrebeljanoviçit, princ Serb
        • Balsha III. (1386-1421), Princ i Zetës martuar me Mara, mbesa e Karl Topisë
          • Helena (V. 1453) ∞ Stefan Kosaça, Princ i Hercegovinës
            • Vlad Hercegovi (1426/27-1487/89), Princ i Hercegovinës
            • Katerina Kosaça-Kotromani (1424-1478) ∞ Stefan Tom Kotromani, Mbret i Bosnjes (V. 1461)
            • Vlash Hercegovi (1426/26-1489), Princ i Hercegovina
          • Theodora
    • Gjergj Balsha I. (V. 1378), Princ i Zetës ∞ 1) para 1364 Olivera, vajza e Vukashinit, Mbret i serbëve dhe grekëve, 2) pas 1371 Theodora Dragashi, motra e Konstantin Dragashit, princ serb
      • Elisabeta (V. 1443)
        • Helena
      • Voisava (V. 1398) ∞ Radi Sanko, princ boshnjak
      • Evlloqija ∞ Esau i Buondelmontit, Princ i Epirit (V. 1411)
        • Gjergj i Buondelmonti (V. pas 1453), Princ i Epirit
      • Konstantin BalshaHelena Topia, vajza e Karl Topisë
          • Stefan Balsha (Stefani i Maramontes)
        • Gjergji
      • Gjergji (jashtë martese)
    • Balsha II. (V. në 1385), Princ i Zetës ∞ Komnena, vajza e Johanit aus der bulgarischen Herrscherfamilie der Asen (Bruder von Jelena, Gemahlin von Stefan Dušan), Fürst von Vlora
      • Ruđina
    • Vojsava martuar me Karl Topinë, Princ shqiptar (V. 1387)

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Xhufi 2002, p. 304
  2. ^ a b c d Shpuza, Gazmend (20 May 2017). "Balshajt cliruan Kosoven". Telegrafi. Marrë më 14 April 2018. 
  3. ^ a b Frashëri, Kristo (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tirana: Dudaj. f. 70–73.  978-99943-0-109-6. 
  4. ^ Clements, John (1992). Clements' Encyclopedia of World Governments, Vol.10. Political Research, Incorporated. f. 31. Marrë më 20 March 2019. 
  5. ^ Pipa, Arshi; Repshiti, Sami (1984). Studies on Kosova. East European Monographs. f. 12.  9780880330473. Marrë më 20 March 2019. 
  6. ^ Xhufi 2002, p. 301
  7. ^ Fine (1994), f. 362.
  8. ^ Xhufi 2002, p. 302
  9. ^ a b c Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. f. 69.  9789928185303. 
  10. ^ a b Shuflaj, Milan (2004). Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. f. 164–170.  99927-1-854-4. 
  11. ^ a b Blumi, Isa (2011). Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800-1912. Springer. f. 37–38.  9780230119086. 
  12. ^ Blumi, Isa (2011). Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800-1912. Springer. f. 37–38.  9780230119086. 
  13. ^ Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë 1985, p. 323: "Whereas JS Jastrebov, when speaking of the Balshaj of Shkodra calls then Balesium, Balezza, Balezum, Balezo and adds that the Greeks in Dukel74 called them Barizi."
  14. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo: a short history. Macmillan. f. 62, 368.  978-0-333-66612-8. Marrë më 5 May 2012. 
  15. ^ a b c Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I [Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". f. 66–72.  978-99943-56-83-6. 
  16. ^ Gegaj, P. Athanas (tetor 1938). "Diletantizem historik". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vj. XIV, nr. 10. f. 554. Marrë më 16 prill 2018. 
  17. ^ Swire, Joseph (1937). King Zog's Albania (në anglisht). Tirana: R.Hale. f. 69. While the Turkish tide was flowing into the Balkan Peninsula, while the Balsha Princes were striving to preserve from the invading hordes the Albanian state they had established 
  18. ^ Bashkim Iseni (2008). La question nationale en Europe du Sud-Est: genèse, émergence et développement de l'indentité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine. Peter Lang. f. 60–.  978-3-03911-320-0. 
  19. ^ Xhufi 2002, p. 301
  20. ^ Petkov, Kiril (2014). The Anxieties of a Citizen Class: The Miracles of the True Cross of San Giovanni Evangelista, Venice 1370-1480 (në anglisht). BRILL. f. 149,285.  9789004259812. 
  21. ^ Tzvetkov, Plamen (1993). The A history of the Balkans: (në anglisht). EM Text. f. 219.  9780773419568. 
  22. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, v1, fq 376
  23. ^ Fabrini, Rolando (2018). SCANDERBEG (1405-1468) (në italisht). Lulu. f. 11-12.  9780244110161. 
  24. ^ Bulgarian Academy of Sciences (2003). Bulgarian historical review, Volume 31, Issues 1-4 (në anglisht). Publishing House of the Bulgarian Academy of Sciences. f. 167. 
  25. ^ The New Encyclopædia Britannica: Macropædia, vol 13, edition 15 (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 1991. f. 201.  9780852295298. 
  26. ^ Fine (1994), p. 292, 389.
  27. ^ Nicol (2010), p. 173.
  28. ^ a b c d e f Bartl, Peter. "Balšići". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). Mynih. f. 130–132. Marrë më 18 mars 2019. 
  29. ^ Elsie, Robert (2012), A biographical dictionary of Albanian history, Londër: I.B. Tauris, f. 27,  9781780764313,  801605743 
  30. ^ Rudić (2006), p. 99.
  31. ^ Ćorović 2001, ТРЕЋИ ПЕРИОД, IX. Распад Српске Царевине
  32. ^ Rudić 2006, p. 99.
  33. ^ Xhufi 2002, p. 301
  34. ^ a b Fine 1994, p. 358
  35. ^ Xhufi 2002, p. 301
  36. ^ Xhufi 2002, p. 301
  37. ^ Xhufi 2002, p. 301
  38. ^ Fine (1994), f. 362.
  39. ^ Xhufi 2002, p. 302
  40. ^ Xhufi 2002, p. 301
  41. ^ Xhufi 2002, p. 302
  42. ^ Xhufi 2002, p. 301
  43. ^ Xhufi 2002, p. 302
  44. ^ Xhufi 2002, p. 302
  45. ^ Xhufi 2002, p. 304
  46. ^ Xhufi 2002, p. 304
  47. ^ Somel, Selcuk Aksin (2010). The A to Z of the Ottoman Empire. Rowman & Littlefield. f. 14.  978-0-8108-7579-1. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. ...the Ottomans supported Lord Carlo Thopia against Balsha II, defeating the latter... 
  48. ^ Gibbons, Herbert Adam (21 August 2013). The Foundation of the Ottoman Empire: A History of the Osmanlis Up To the Death of Bayezid I 1300-1403. Routledge. f. 159.  978-1-135-02982-1. Arkivuar nga origjinali më 3 December 2016. ...In 1385, Khaireddin pasha... was invited by Charles Thopia, lord of Durazzo, to aid him in a war against Balsa... 
  49. ^ Xhufi 2002, p. 304
  50. ^ Xhufi 2002, p. 304-305
  51. ^ Xhufi 2002, p. 306
  52. ^ Xhufi 2002, p. 306

Literaturë[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]