Strazimir Balsha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Strez ose Strazimir Balsha (fl. 1360 – 1368-1373) ishte një zot i Zetës, përkrah dy vëllezërve e Gjergj I dhe Balsha II, në vitet 1362-1372. Balshajt shtinë në dorë Zetën, nga 1362, gjatë rënies së Perandorisë Serbe. Strazimiri bëri betimet murgjërore dhe vdiq në 1373. Ai la tre djem, njëri prej të cilëve më vonë u bë i zot i Zetë (Gjergj Balsha II).

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strazimiri ishte më i madhi[1] ndër djemtë e Balshës I (dy vëllezërit ishin Balsha II dhe Gjergji I), një fisnik i  vogël që zotëronte vetëm një fshat gjatë sundimit të Perandorit serb Stefanin Dushan të Fuqishmit (r. 1331-1355).[2] Disa vjet pas vdekjes së Perandorit, Balsha I dhe bijtë e tij arritën të zgjerojnë pushtetin vendor, duke filluar së pari nga marrja e tokave të mbajtura nga feudali Zharko (në jug të Liqenit të Shkodrës, më të Zeta e ulët). Më 1361, gjatë një konflikti midis Republikës së Raguzës dhe Vojislav Vojinoviq, ata mbështetën Ragusa.[3] Për këtë, ata u bënë qytetarë raguzanë në maj ose 3 korrik 1361.[4] Në 1362, tre vëllezërit e vranë[5] čelnikun Gjergj/Gjurash Ilijiq, dhe u zgjerua në drejtim të Zetës së Sipërme. I ati i tyre vdiq po atë vit. Vëllezërit trashëguan të atin duke qeverisur Zetën së bashku, edhe pse Gjergji I qe më i shquari.

Ata quheshin "oblastni gospodari" ("zotër feudalë") në dokumentet e Perandorit Urosh V i Dobëti (r. 1355-1371). Në 1368, pas sulmit që ndërmori Gjergji I ndaj Kotorrit, oborri serb e njohu si rebel. Vëllezërit u konvertuan nga Ortodoksia Serbe në Katolicizmin Romak më 1368/1369, në mënyrë që t'i jepnin rrugë ambicieve të tyre bregdetase.[6]

Strazimiri u martua së pari me Irene Duklina (e Progon Dukagjinit[7]), dhe së dyti me Milica Mrnjavčević, e bija e Mbretit serb Vukašin Mrnjavčević.[8] Ai pati tre djem me Milicën:

  • Gjergji II (1385-1403), i martuar Jelena Lazarević[9], sipas Gelçiqit e kishte patur me Irenën.[7]
  • Gojko (vdiq para 1372)
  • Ivanishi (vdiq para 1372)

Strazimiri u bë murg dhe u qeth tullac para vdekjes së tij, që me siguri dihej se ishte i vdekur vjeshtën e vitit 1373. Du Cange shkruan se vdiq në vitin 1368, Hopf më 1372 dhe Miljatoviq më 1372[7] (ose më 15 janar të vitit 1373),[10] dhe fuqia tani bashkëndahej mes Gjergjit I, Balshës II dhe të birit të Strazimirit, Gjergji II, ku secili kishte zotërimet e veta.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fine 1994, p. 386
  2. ^ Fajfrić 2000, ch. 44, "Oblasni gospodari"
  3. ^ Fine 1994, p. 361
  4. ^ ES III 179
  5. ^ Fine 1994, p. 359
  6. ^ Fine 1994, p. 362
  7. ^ a b c Gelchich, Giuseppe (2009) [1899]. Zeta dhe Dinastia e Balshajve. Përkthyer nga Laura Leka. Tiranë: 55. f. 95. ISBN 9789994356539. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Soulis 1984, p. 270
  9. ^ Fine 1994, p. 389
  10. ^ fm.ac

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]