Jump to content

Balsha II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Balsha i II)
Balsha II
Princi i familjes fisnike Balsha
BashkëshorteKomnina, e bija e Gjon Komnenos Asen
FëmijëRudina Balsha
I atiBalsha I
Vdiq18 shtator 1385
Savër Shqipëri

Balsha II18 shtator 1385Myzeqeja) ishte një princ prej familjes fisnike të Balsha.

Që nga viti 1362 ai vendosi së bashku me vëllezërit e tij dhe Strazimir Gjergj( i njohur edhe si Stracimir Đurađ) (të dt George) lidhur me një territor të madh në Histori e Zetës dhe Shqipërinë e veriut. Pas vdekjes së vëllait të tij, ai u 1379 sundimtar i vetëm i pronës familjes, ai u burgos nga nipi i tij Gjergj Balsha II, i cili ishte në të vërtetë bashkë-trashëgimtar. Zeta (sot në pjesën Mal i Zi), ai vuri poshtë një rebelim të fisnikëve të ndryshme. Fisnikëri Muzaka dhe DukagjinitShqipëri ai bëri ata vasalë të tij. Balshaa II udhëhequr që nga viti 1382 ishte në gjendje për të marrë lufta kundër vëllait të tij Karl Thopia, 1385, qyteti port i madh Durres. Dukej sikur ai mund të sjellë veten e tij për zotërit vetëm e një principatas, të cilat varionin nga Mali i Zi deri pas Himares në jug e moderne Shqipërias. Në betejën e Savra në Vjoses Karl Thopia ishte në gjendje për të fituar ana e sipërme me ndihmën turke. Balsha II humbi jetën e tij. Kominia e veja e tij vetëm mund të sundojë mbi Vlorë dhe Himarës thonë se në jug, ndërsa Zeta dhe rajonit dhe qyteti Shkodrës ra nga zotërimi i Gjergj II.

Balsha II konsiderohet si figura më e shquar midis sundimtareve Balshaj të Principatës së Shkodrës, e cila nën sundimin e tij arriti kulmin e fuqisë. U cilësua zot i tërë Arbërisë. Krerët e Principatës së Shkodrës objektonin sundimin ne mbarë Shqipërinë. Por zgjerimi dhe forcimi i Principatës se Durrësit, i pengonte bujaret balshiote.

Kështu, ndermjet dy feudaleve me te mëdhenj te asaj periudhe (Karl Topise e Balshes II), te vetmit qe mbanin titullin "princ", lindi një konflikt i nxitur kryesisht nga jashtë (nga Venediku e Papa). Në betejën e pare te dy ushtrive princërore me 1382 Balsha II tregoi aftësi me te mira ushtarake dhe paraqiti një ushtri, qe e bene te pamundur qëndresën e mëtejshme te K. Topise. Qyteti-port i Durrësit u përfshi nën juridiksionin e Principatës se Shkodrës. Ne këtë mënyrë, pasi e kishte shtrire qe më parë sundimin si me anë te lidhjes familjare dhe me aleanca te vogla ne trevat juglindore (Vlore, Kaninë, Himarë, Berat, Ohër, Kostur), marrja e Durrësit i siguroi kompaktësinë territoriale e strategjike.

Balsha II, me titullin e ri "Duke i Durrësit", u be sundimtar dhe komandant me fuqi te konsiderueshme ushtarake. Shteti i tij shtrihej nga veriu e deri ne Himarë ne jug ; nga bregdeti Adriatik e deri ne viset e brendshme lindore. Ideja e Balshes II rreth formimit te një mbreterie te vetme, me lidhje ekonomike dhe rrjet rrugor qe ta përshkonte atë, ishte një shembull ne Evrope.

Osmanlinjtë, te ardhur nga Azia Qendrore, përfituan nga kalbëzimi i Perandorisë Bizantine e i anarkisë feudale ne Evrope. Ata u përhapen ne gadishull pa gjetur pengesë serioze, madje te ftuar nga feudalet ballkanike. Vetëm Balsha II i Shqipërisë nuk u pajtua me pushtuesin e ri, qe po trokiste edhe ne sovranitetin e shtetit te tij. Trupat osmane rrëmbyen Maqedoninë, morën Manastirin, iu afruan Ohrit e Kosturit (1382), duke kërcënuar principatën dhe zotërimet shtetërore te Shkodrës. Garnizonet e Balshes II rezistonin,por bujaret e tjerë shqiptare nuk e ndihmuan. Përkundrazi, u percane me tej ndaj pushtuesve te rinj, duke lehtësuar penetrimin me ne thellësi,ne Shqipërinë e Mesme.

Ndërkohë,edhe nga ana tjetër, serbi Lazar e sulmoi Balshen nga prapa dhe, duke shfrytëzuar goditjet turke, rrëmbeu shpejt Prizrenin, Pejën e vise te tjera te Kosovës. Vështruar ne një kënd te gjerë rajonal-strategjik, Balsha II ishte një mendimtar e udhëheqës ushtarak me vizion te qartë.

Pra, ndërsa sulmohej nga Lindja prej turqve dhe pabesohej nga Veriu (prej serbeve), ai si strateg shtiu ne dorë Durresin, duke siguruar principatën e e tij prej zbarkimeve nga Perëndimi. Turqit, gjithsesi, përparonin, duke i dhënë shpresa kundërshtareve te Balshes II. Sulltani urdhëroi një ekspedite te posaçme për nënshtrimin e Shqipërisë, asgjësimin e ushtrive te Balshes. Kronisti turk Idris bitlisi shkruante : "Kjo fushate kërkonte forca te mëdha, pasi terreni shqiptar ishte i vështirë për t'u depërtuar, qendrat e banuara ndodheshin ne thellësi te vendit, kalate qenë te fortifikuara... dhe banoret ishin te gjithë trima".

Ushtria 40 mijëshe e Hajredin Pashes hyri ne Shqipëri nëpër luginën e Shkumbinit. Ajo shkretoi,torturoi e rrem beu skllever. Balsha II ndodhej ne Berat. Ai lëvizi shpejt me 1000 luftëtare pasi nuk priste koha derisa te manovrohej ushtria kryesore qe ndodhej nga Shkodra, drejt Myzeqesë. Dy komandantet dhe forcat e tyre te pabarabarta (40 me 1) u ndeshen ne (tetor te vitit 1385) ne fushën e Stavres (ne jug te Lushnjes). Ishte beteja e dytë me e madhe pas asaj te Durrësit dhe luftimeve te tjera te Balshes.

Shqiptarët e prijësi u shfaqen trima dhe mjeshtra, por forcat e shumta te osmaneve ishte e vështirë te perballoheshin. Luftëtaret e pare arbëreshe u thyen dhe vete "gjenerali" mbeti i vrarë mes fushëbetejës, si luftëtar i thjeshtë. Humbja e parakohshme e Balshes II, nuk dha kohe e mundësi te mjaftueshme për konsolidimin e një shteti dhe ushtrie te vetme shqiptare.

Prandaj, Principata e Shkodrës u ngushtua ne kufijte e saj te vjetër dhe sundimin e mori trashëgimtari i Balshes II, nipi i tij, Gjergji II-Strazimir Balsha.

  • Allgemeine Encyclopädie der Wissenschaften und Künste, hrsg. v. Johann Samuel Ersch, Johann Gottfried Gruber. Leipzig 1868. Theil 86, S. 42-43